Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Pandi Raidhi, aktori që i’u dha me mish e me shpirt roleve që e lartësuan atë në panteon

July 18, 2021
in Figura të ndrituna
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Pandi Raidhi megjithëse i përket një kinematografie, e cila për shkak të sistemit, me ndryshimet, mori damkën e papajtueshmërisë dhe refuzimit kadegorik, ai mbetet një personalitet shumë i veçantë dhe unik. Përkushtimi dhe pasioni, me të cilat ai i dha jetë roleve që ju besuan, bënë që ai të zinte një vend të privilegjuar në adhurimin e atyre që ende i lidhe nostalgjia dhe malli i vitete dhe kujtesa që zgjohet me filmin shqip, me atë pjesë që edhe pa dashjen e shumë revolucionarëve të ndryshimeve dhe gjykatorëve antikomunistë dhe antirelsoc, ajo mbetet sërish ajo, mbetet sërisht një grishje dhe dashuria. Pandi Raidhi, pavarësisht kohës që ushtroi aktorin, ai diti të ishte dhe të mbetet në kujtesën e kolegëve një njeri i mirë, një bashkëpunëtor komod dhe me shumë humor, i apasionuar dhe i vendosur për të përmbushur me shpirt rolet, karakteret, personazhet, ato përfaqësime kinematografike që e mbajnë atë në kolanën e korifejve të artit tonë skenik .

Ai ishte një aktor i lindur. Ai kishte mimikën dhe timbrin e zërit, kishte shprehinë dhe plastikën, kishte vështrimin shpues e ngrohtësinë prej babaxhani. Përmes këtyre karakteristikave ai rrëmbeu zemrat e artdashëve, dhe ashtu i përkundur në këtë prehër admirimi ai iku atë ditë korriku, për të lënë pas një emër që meriton vetëm mirënjohje.
Të gjithë ikin një ditë dhe është fatlum ai që ikën duke lënë një emër të madh, një vepër të realizuar, një ëndërr të çuar deri në skaj të reales, siç pati fatin Pandi Raidhi. Nga këta të zgjedhur që i ledhi fati, e mbrujtën vështirësitë, sfidoi sprovave dhe triumfoi për të mbetur ai, Pandi Raidhi, një njeri i përkorë dhe një aktor i përkushtuar, një personalitet i fuqishëm dhe një integritet unik artistik dhe krijues. Korça që lindi dhe Shqipëria që e pati të zëshëm në arenën e madhe të skenës, i janë mirënjohës atij dhe sot përulen me respekt në këtë cak ndërmendjeje.
Po, ishte 18 korrik 1999, kur ai u nda nga jeta, duke lënë pas një galeri të pasur personazhesh dhe karakteresh tipesh dhe identitetesh, të cilave i jetësoi nga vetja shpirtin duke i bërë ata të pavdekshme me Pandin, me zemrën dhe shpirtin e tij, me atë lëndën e pavdekësisë që ashtu përjetësisht ndaloi në jetë me frymën e tij, dhe rrugëton në memorie, për të riardhur sa herë, po ai.

Ndërsa vitet kanë përpirë të shkuarën dhe vdekja i mori një e nga një ata që ndërtuan tempullin e artit tonë skenik, edhe Pandi Raidhin, ne rrekemi të rizgjojmë prej thellë nesh kujtimet, ata që na mëkuan, dhe vërejmë se gjithçka ka mbetur si më parë. Ne rijetojmë suksesin e atyre pasionantëve të punës ngadhënjyese, dhe hyjmë në kohën e tyre për të ribërë pulsin e asaj atmosfere suksesi, që ishte i tyre por që mbeti i yni.
Edhe pse ideologjia e ndëshkoi punën dhe artin e tyre, ata arritën të mbesin të mëdhenj, sepse i fuqishëm ishte pasioni që ngjiti ata në skenë, e madhe ishte përgjegjësia e sheshxhirimeve. Pandi Raidhi me veprën e tij aktoriale ka mbetur i tillë edhe sot. Ai ngriti në monument të vetëdijes sonë filma dhe role, të cilat nuk i dobësoi censuara komuniste dhe nuk i nënshtroi evoluimi dhe sofistikimi i shijeve artistike dhe estetike.
“Artisti i Popullit”, Pandi Raidhin, ishte një ata që dhanë shumë më shumë se sa morë. Dhe përulësia e tyre ishte emblematike. Puna me përkushtim dhe pasion, lodhja dhe vështirësitë e panumërta, me të cilat ata u përballën, nuk i gjunjëzuan asnjëherë në ankim, përkundrazi arritën të shndërroheshin për ta në forca ngadhënjyese, në energji gjeneruese të pasionit dhe përkushtimit. Pandi Raidhi ishte dhe mbeti i tillë deri në fund. Në karrierën e tij krijuese nuk kishte role të vogla dhe të mëdha, personazhe të pakapshme dhe karaktere të palexueshme, tipe të ngurta e individualitete të padepërtueshëm. Gjithçka ishte e mundur ashtu siç thotë proverbi: “Ku ka vullnet ka dhe mjete për të arritur qëllimin”.
Çdo aktor në galerinë e tij krijuese ka një seri ballafaqimesh skenike, edhe i madhi, shtatshkurtër e zemërbardhë, zëëmbël dhe atëror, Pandi Raidhi kishte prej atyre filmave që e kanë ngulitur thellë në kujtesën dhe ëndjen tonë nostalgjike. Disa prej këtyre sprovash të pashlyera të jetës së tij aktoriale, janë filmat; “Yjet e netëve të gjata”, “Përballimi”, “Krevati i Perandorit”, “Zonja nga Qyteti”, “Beni ecën vetë”.
Pandi Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale “Dasma Korçare” ku fitoi menjëherë simpatinë e publikut korçar.
Mori pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role.
Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysmë shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.
Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtësinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. Asnjëherë gjate xhirimit në rolet e tij, kamera dorëzohesh para portretit interesant që ai krijonte.
U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999.
Nderime
Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij.

Filmografia
Njerëz në rrymë-(1989)
Familja ime – (1987) ….Tasi
Përsëri pranverë – (1987)…Xha Tasi
Rrethimi i vogël – (1986)…shoku Meti
Duaje emrin tënd – (1984)…Thomai
Kush vdes në këmbë – (1984)…Prifti i fshatit
Nëntori i dytë – (1982)…Demir Arbana
Shoqja nga fshati – (1980)
Partizani i vogël Velo – (1980)…Bani i Dukes
Agimet e stinës së madhe (1981)..Sharko Sheqi
Liri a vdekje – (1979)…Çarçani
Ne vinim nga lufta – (1979)
Flamur në dallgë – (1977) (TV)
Përballimi – (1976)…Pllaton Burbuqi
Monumenti – (1976)…Llambro Leka
Tokë e përgjakur – (1976)
Zonja nga qyteti – (1976)…Xha Bakoja
Beni ecën vetë – (1975)…. Xha Thomai
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Jorgo, Pronari i kafenesë
Shpërthimi – (1974)…Lajmja
Shtigje të luftës – (1974) Babai i Shabanit
Krevati i perandorit – (1973) Partizani Meke
Yjet e netëve të gjata – (1972)…Ago Beqoja
Kur zbardhi një ditë – (1971) Xha Loni
Mëngjeze lufte – (1971)…Raqi Teneqenxhiu
I teti ne bronz – (1970) Mullixhiu
Horizonte të hapura (1968) …. Xha Ymeri
Ngadhënjim mbi vdekjen (1967)…Xha Teloja
Vitet e para (1965) …. Kasëmi
Tana – (1958)

Tags: "Horizonte të hapura""I teti në bronz""Kush vdes në këmbë""Rrethimi i vogël""Yjet e netëve të gjata"“Liri a vdekje”“Nëntori i dyt딓Partizani i vogël Velo”“Përballimi”“Rrugicat që kërkonin diell”“Shpërthimi”“Vitet e para”“Zonja nga qyteti”Agimet e stinës së madheAktoriAlbert VatajBeni ecën vetëDuaje emrin tëndFamilja imeFilmFlamur në dallgëKorcaKrevati i perandoritKur zbardhi një ditëMëngjeze lufteMonumentiNe vinim nga luftaNgadhënjim mbi vdekjenNjerëz në rrymëOperetaPandi RaidhiPërsëri pranverëRoleShoqja nga fshatiShtigje të luftësTanaTeaterTokë e përgjakur
Previous Post

Rogier van der Weyden më i zëshmi i kumteve krijuese me tematikë biblike

Next Post

Muzeu i Charles Dickens blen portretin e shkrimtarit të famshëm, një pikturë e humbur prej 133 vitesh

Next Post

Muzeu i Charles Dickens blen portretin e shkrimtarit të famshëm, një pikturë e humbur prej 133 vitesh

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj