Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

“Dëgjimi” i zemrës mund të na ndihmojë vërtet të mos gabojmë në zgjedhjen e duhur që bëjmë në jetë

July 7, 2019
in Psikologji, Të përzgjedhurat
111
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ndoshta këngët që na ftojnë të dëgjojmë zemrën tonë mund të kenë më shumë kuptim nga ç’mund ta imagjinojmë. Kështu shkruhet në raportin e një studimi, që është publikuar kohë më parë në revistën “Psychological Science”. Subjektet që ishin më të vetëdijshëm për rrahjet e zemrës së tyre, i besonin më lehtë instinktit për të marrë mendime dhe në pjesën më të madhe të rasteve kjo sjellje rezultonte pozitive. Studiuesit e Universitetit të Kambrixhit, Barnaby Dunn, dhe kolegët e tij kanë marrë në studim 28 subjekte, të cilët do të luanin një ndeshje virtuale, ku mund të fitoheshin para duke zgjedhur një letër prej një grumbulli letrash. Qëllimi i lojës ishte gjetja nëse letra e tërhequr kishte të njëjtën ngjyrë me ato mbi tavolinë. Në fakt loja ishte e manipuluar dhe kishte gjasa që të fitoje sa herë të merrje një letër mbi tavolinë. Pavarësisht asaj që mund të zgjidhnin pjesëmarrësit, zgjedhja ishte korrekte në 60 për qind të rasteve, duke tërhequr një letër nga dy grupet si A ashtu edhe B. Ndërkohë që përqindja ulej në 40% kur tërhiqje një letër nga grupi C ose D.

“Në lojë mund të bëje zgjedhje të mira dhe të këqija. Kur merren vendime të gabuara, trupi jep një shenjë alarmi: shtohen rrahjet e zemrës”, shpjegon Dunn.

Instinkti? Avantazhet dhe dizavantazhet

Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Iovas kishte treguar se subjektet të cilët kishin marrë pjesë në një lojë të ngjashme me më shumë se gjysmat e letrave të trukuara fillonin t’i shmangnin “zgjedhjet e gabuara” para se të ndërgjegjësoheshin, apo sapo pëllëmbët e duarve fillonin t’u djersinin. Në eksperimentin e ri, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve në lojë të numëronin rrahjet e tyre të zemrës. “Nuk donim që të preknin pulsin me gishta, prandaj u kërkuam që të vinin në përdorim orët për të kontrolluar rrahjet”, tregon profesor Dunn. “Pjesa më e madhe e njerëzve thotë se nuk e ka idenë e frekuencës së rrahjeve të zemrës së tij, por në fund të gjithë arrijnë t’i numërojnë pa asnjë problem”. Eksperimenti tregoi se subjektet që arrijnë të numërojnë rrahjet e zemrës së tyre, e kuptojnë më mirë se cila është zgjedhja ideale që duhet të bëjnë, edhe pse ndoshta nuk janë 100 për qind të bindur. Subjektet e analizuara pohuan se nuk ishin në dijeni se një pjesë e letrave ishin të trukuara, madje as atëherë kur kishin zgjedhur dhjetë herë nga një letër: pavarësisht kësaj, sjellja e tyre tregonte se edhe pse nuk e dinin hilen e kishin nuhatur diçka të tillë. Një e katërta e subjekteve të përfshirë në eksperiment është “tradhtuar” nga sinjalet e dërguara prej trupit të tyre: “Ata individë ishin vërtet të stresuar”, tregon Dann.

Te këta subjekte, rrahjet e zemrës shtoheshin kur këta persona gjendjesh përballë një zgjedhjeje të mirë. Mes këtyre, lojtarët që ishin më të kujdesshëm në regjistrimin e rrahjeve të tyre të zemrës, vonoheshin në zgjedhjet e tyre, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për gjithçka. Kështu edhe intuita, si çdo gjë tjetër ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj. “Njerëzit duhet të mësojnë t’u besojnë instinkteve të tyre, sepse vetëm atëherë do ta kuptojnë se arrijnë të marrin vendime të mira në momentet e vështira të jetës”, pohon autori i studimit. Kush është i vetëdijshëm për rrahjet e zemrës, ndoshta bën mirë t’i besojë intuitës kur bën një zgjedhje.

Previous Post

Umberto Eco: Bukuria e provokimit apo e konsumit, shpërblesë apo nënshtrim estetik i njeriut?

Next Post

Gjovalin Paci, triumfi ngallnjyes i malësorit që nisi pikturën me thëngjill dhe synoi Luvrin

Next Post

Gjovalin Paci, triumfi ngallnjyes i malësorit që nisi pikturën me thëngjill dhe synoi Luvrin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

May 11, 2026
Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

May 11, 2026
Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

May 7, 2026
“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

May 7, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj