Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Kush janë pikat e dobëta dhe të këqijat e karakterit të personave sipas përkatësisë zidiakale?

November 14, 2017
in Kuriozitete
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Çdo individ është unik. Të gjithë kanë një personalitet që është formuar nga përkatësia kulturale, sociale dhe arsimore. Ka shumë faktorë që ndikojnë te karakteristikat dhe temperamenti, si dallimet biologjike, sociale, dhe përvojat individuale.

Sipas  astrologjisë, pozicionet relative të yjeve dhe planetëve kanë ndikim në jetën dhe personalitetin. Në kohën e lindjes të secilit prej nesh, planetet qendrore të sistemit tonë, hëna dhe dielli kanë formuar një pozicion unik, atë të përkatësisë zodiakale. Pra, është përcaktuar identiteti dhe personaliteti i secilit prej nesh, karakteristika dalluese që ndikojnë në marrëdhëniet tona dhe jetën e përditshme.

Mësimi rreth shenjave të zodiakut mund të zgjerojë vetëdijen tonë dhe të thellojë të kuptuarit për veten dhe personat për të cilët interesohemi. Edhe nëse nuk arrini të përcaktoni plotësisht një njohje për personin, horoskopi mund tu ndihmojë për këtë. Ka shumë individë që janë skeptik, sikurse ka të tjerë, që përbëjnë shumicën, të cilët janë të interesuar dhe zodiaku arrin të ndikojë në jetën e tyre. Ju rekomandojmë të ndiqni këtë lexim profesional të horoskopit dhe të konstatoni se sa të përbashkëta do të ketë për ju dhe personat që njihni.

Çdo shenjë ka karakteristika, të mira dhe të këqija, tipare që i dallojnë dhe i identifikojnë. Dobësitë e shenjave të zodiakut nuk ofrohen për qortim aq sa si mundësi për të reflektuar mbi sjelljet që ne dëshirojmë të përmirësojmë, ose së paku të mos ndjehemi të befasuar kur dikush do të ketë guximin të na i plas në fytyrë.

Të vërteta ose jo, na pëlqejnë ose jo, ky profilizim është i trajtuar nga specialistë, të cilët kanë dalë në këtë përfundim pas një shqyrtimi të detajuar dhe një analizimi të personalitetit, karakterit dhe veçorive dalluese që ka secili individ sipas përkatësisë zodiakale.

 

Dashi:

I papjekur

Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!

Demi:

Kokëderr si dreqi!

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.

Binjakët:

Arrogant!

Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin!

Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.

Gaforrja:

Acaruese deri në luajtje mendsh!

Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.

Kjo shenjë egoiste e qelbur thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka. Më vjen keq Gaforre, por s’na plas fare nëse të bëmë për të qarë.

Luani:

I çmendur për vëmendje!

Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.

Virgjëresha:

Gjykuese e ndyrë!

Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka.

Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.

Peshorja:

Lëpirëse!

Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes.

Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush. Bah.

Akrepi:

Manipulues!

Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si… epo, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.

Shigjetari:

Presh në dorë!

Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të hapet brinjësh!

Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.

Bricjapi:

Interesaxhi!

Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do bëjë gjithçka që të të zhdukë.

Ujori:

Shkurt dhe qartë, një copë t*api!

Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.

Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund ta durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve!

Peshqit:

Njeri pa shtyllë kurrizore!

E keni parasysh shprehjen: “Mos u bo peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.

Tags: AkrepiAlbert VatajAsgjejaAutorAventuraBesimtarBotaBricjapiDashiDemiDijeEksploratoreEstetikefilozofGaforrjaGjithçkajaGjithsesiHistoriHistoriku i qytetitHoroskopiIluminimInteligjenceInxhiniereKishtareKrijuesiKujteseKurajo e mjetrave te ndertimitkurioziteteLlava e vullkanitLuaniMajen e larteMatematikaMiresiMisteriMuzikeNatyraNatyra dhe njeriuNdertimNjeriuPergatitjaPeshorjaQytetariaSekreteSfida e inxhinierise se ndertimitShenjtorshigjetariShkencaTeknologjiThemelimTokaTraditat dhe zakonetTuristeUjoriUniversiVizitoreVullkanetZejtaria dhe arkitekturaZemra e tokesZgjerohetZhvillimZoti
Previous Post

Një aforizëm për çdo shenjë të zodiakut, një “psalm” nga “shenjtorët” e mendimit, dijes dhe shprehjes estetike

Next Post

Claude Monet, syri qëmtues i natyrës dhe shpirti shpërthyes i penelatave shprehëse të dritës

Next Post

Claude Monet, syri qëmtues i natyrës dhe shpirti shpërthyes i penelatave shprehëse të dritës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj