Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Letër dashurie dhe një grishje drithërimesh të përmallshme e ëndërrimesh që dhembin nga pritja

October 18, 2017
in Impresione
197
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Tani që nis të të shkruaj, si për të thirrur në këtë ceremonial solemn dëshirimi t’përmallshëm, gjithëçfarë prej teje mbeti në frymën e gjërave që u murosën me kokën pas, kur ti ike. Tani që dua të të shkruaj. Tani, u përgjërohem fjalëve ta ndalim gjëmimin e këtij gjoksi që dhemb. Tani, pena dhe zemra lypin që unë të bindem. Kaq pak frymëmarrje e puls të ngulmët, për kaq shumë mungim që peshon pendët në qerpikun e mallit, ku më rëndon loti dhe trishtimi.

Po të shkruaj këtë letër si atëherë, me ëndrra të ngjyera në qiell e padurim dëshirimi të mprehura në vetëtima. Kaq pak, vetëm pak, në shumësinë e gjerave që u shndërruan në frymë, për të ardhur tek ti, me fjalën, me atë që na puthi më shpejt se buza, e na dogji më keq se pritja.

Ka kaq shumë kohë që nuk jemi parë, e shtrenjta ime.

Takuar?! …

Takuar kemi harruar, kurë ishim fatlum. Thellë brenda nesh shkojmë dhe vijmë. Zgjohemi gjithnjë nga trokitjet e diellit në xham dhe pëshpërima që na frymon e na përvëlon. Mungimi e ndez qiellin e mallit e gërryn e prehrin e dëshirimeve. Në sy na shpërthejnë shkëndija yjësishë dhe prushe prekjesh që drithëruan ajrin. Më kot rrekemi të gjejmë në këtë flakë vetmie që na djeg; takimi e duarve, përplasjen e buzëve, shpërthimin e kurmeve. Gjithçka ka mbetur atje tej… vërshon ne vena e në dej. Përshpërima e ajrit dhe ledhat e dritës së pakët, frymon në gjendjet e mbetuar pezull dhe idilin përvëlak që struket në sendet e mbetura ende aty ku hutimi ynë i la stampuar në kujtesën e kohës.

Hëna nuk shikon më nga dritarja. As dielli nuk nuk vjen të më zgjojë. Zogjtë nuk ulen më në parvazin e dritares. As trokitja e hapave te pragu nuk dëgjohet që atë ditë. Gjithçka e ka braktisur solemnitetin e asaj ndarje. Asnjë shkëndijë shprese nuk pipëtinë në honin e thellë të vetmisë. Murosur ka mbetur në ajrin e atij pikëllimi, e purpurta e atij portreti që u shndërrua në mirazh cfilitës. Ka shterrur çdo ngjyrë e fikur çdo dritë, veç silueta jote ka mbetur e nderur si një vegim, në kujtimen e taftit të atij mëngjesi ikjeje, zemërthyerje. I’u dhe ikjes duke harruar të gjesh rrugën e kthimit. Por ai shpirt nuk kam harruar të vij tek ti, ndoshta si dikur, si atëherë me letrat e stolisura me fjalë zemre.

Kur këtë letër do të marësh në duar, si një purtek do të dridhesh e tëra, dhe zemra do të rrah fort. Pupthi do të ndjesh kërcimin e kraharorit. Buzët do të eshkën. Frymëmarrja do të të shpeshtohet dhe me ajër nuk do të ngopesh dot.

Ato fjalë, ato rreshta, janë prekjet që kurrë si shkëmbyem e shikimet që largësia i theu pa mëshirë. Në këtë çast do të përpiqesh të formëzosh atë përfytyrim që tretet nëpër këto mendime e gurgullon nëpër këto germa.

Me sytë që i tret tej dhe gishtat që pleks nëpër flokë, përpiqesh të kapësh fillin e hollë të këtij përfytyrimi idilik, e me të, të endësh portretin tim, fytyrën e një vegimi, zërin e një trazimi, afshin e një pranie që ta rrëmben era nga prehri, dorën që gërmëzon nëpër këto fjalë zjarri, diellin e një dëshirimi, që lyp në agimet e vetmisë tënde.

Shtangesh ashtu në hutim duke dëgjuar trokun e rrëmbyer të zemrës dhe duke imagjinuar hapat që të afrohen dhe zërin që të pëshpërimën në vesh. Një prekje e lehtë që pushon mbi ty si petale, të kthen në rrëke drite, në një energji që të shpërbën në frymë, në frymën që mbush heshtjen që të rrethon, e përplaset në asgjënë që ngre në dëshirim.

N

Tags: DashuriLetra dashurieMalliNdarja
Previous Post

Episode nga jeta dhe vepra e Thomas Edison, atij që me shpikjet e tij përmirësoi cilësisht jetën e njerëzve

Next Post

“Jeta ime”, testamenti shpirtëror i Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, shembullit hyjnor të mëshirës dhe përkushtimit

Next Post

"Jeta ime", testamenti shpirtëror i Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, shembullit hyjnor të mëshirës dhe përkushtimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj