Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Intervista

Cili ishte i jashtëzakonshmi i shkencës, Nikola Tesla, çfarë e bëri atë të famshëm dhe projektet e mbetura pa realizuar?

September 7, 2017
in Intervista, Profil
444
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Për të profilizuar një identitet kaq të jashtëzakonshëm të historisë së shkencës, për të hedhur dritë mbi terrin e shumë hamendësimeve dhe dilemave, për të kapur fillin që përshkon tërësinë e një identiteti kaq kompleks dhe të larmishëm, më mirë se sa një intervistë, më mirë se prononcimi i vetë personazhit, askush tjetër nuk mund të jetë më i besueshëm, asnjë vërtetë s’mund t’i mbivendoset asaj që përbën dëshminë e së vërtetës së vërtetave. Eshtë fjala për gjeniun Nikola Tesla. Të gjitha hulumtimet, zbulimet dhe projektet që i kanë ngecur në nivel idesh, Nikola Tesla-n e bëjnë njërin prej gjenive të rrallë në tërë historinë e njerëzimit. Përditë dalin në pah gjëra të reja në lidhje me të dhe sa herë del në dritë diçka e re, edhe respekti shtohet.

Ndërsa ‘sekreti’ i fundit që është zbardhur është intervista e një gazetari që e kishte bërë me të para 117 viteve. Inteligjenca i reflekton në përgjigjet, të cilat edhe sot e kësaj dite, na e mbajnë frymën pezull.

Ja intervista e plotë:

Gazetari: Z. Tesla, për ju thonë që jeni përzier në çështjet kozmike. Në të vërtetë kush jeni ju?

Tesla: Kjo është një pyetje e mirë dhe do të mundohem të përgjigjem në të gjitha pyetjet tuaja.

Gazetari: Disa thonë se ju jeni kroat dhe keni lindur në një katund të vogël. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po të gjitha janë të sakta. Jam me origjinë nga Serbia, por atdheu im është Kroacia dhe me këtë ndjehem krenar.

Gazetari: Futuristët, thonë se shekulli i 20 u lind në kokën tuaj. E bekojnë fushën magnetike dhe thurin himne për motorin e induksionit. Energjia aktuale të cilën e keni zbuluar ju, sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës fiziko-kimike. Industria është gati t’u shpallë juve si bamirësi më i madh. Për herë të parë e keni thyer atomin në laboratorin Tesla. Keni bërë një pajisje që mund të shkaktoj dridhje tërmeti. Keni zbuluar rrezet e zeza kozmike. I keni hetuar ekzistencën e Empedocles, e cila zbulon sekretet e 5 elementeve. Jeni si një figurë hyjnore për shumë njerëz.

Tesla: Po, të gjitha këto që i keni cekur janë vetëm disa nga zbulimet e mija më të mëdha. Megjithatë unë tash më jam një njeri i mundur sepse nuk i kam bërë gjërat më të mëdha që kam pasur forcë t’i realizoj.

Gazetari:  Cilat janë ato, z Tesla?

Tesla: Kam dashur ta ndriçoj gjithë botën. Kemi një energji të mjaftueshme që mundëson që e gjithë bota të ndriçoj si dielli. Po të më kishin lejuar t’i bëja ato që kam dashur, ashtu siç e ka Saturni, edhe bota do kishte një hallkë të ndriçuar në pjesën e ekuatorit. Por njerëzimi nuk është gati për këtë. Në një studim që e kam bërë në Kolorado Springs, e kam zhytur e gjithë botën në rrymë elektrike. Po ashtu mund t’i ofrojnë njerëzve një energji pozitive mendore. Në pjesën e brendshme të botës, ekziston energji, energjia e paqes, dashurisë dhe gëzimit. Kam kaluar shumë vite për të studiuar si ndikon kjo energji tek njerëzit. Trëndafili,  i përdorë rrezet e diellit si ushqim dhe për këtë arsyeje është kaq i bukur dhe ka aromë të këndshme. Në jetë eksiton në numër i pa fund të shkencave dhe shkencëtarët duhet të punojnë për t’i kuptuar ato. Këtu ekzistojnë tri pika thelbësore. Ajo që po e bëj unë është vetëm një hetim. Ka disa gjëra që e di se nuk mund t’i gjej, por përsëri nuk do të ndalem së hetuari.

Gazetari: Cilat janë ato?

Tesla: Çështja e parë është ushqimi. Çfarë sasie të energjisë ose sa yje nevojiten për të ushqyer me dritë një botë të uritur? Një tjetër është shkatërrimi i fuqisë së të keqes dhe vuajtjeve. Kjo është si një epidemi apo sëmundje e fshehur në hapësirën e thellë të gjithësisë. Së treti, a posedon universi dritë me fuqi të jashtëzakonshme. Kam zbuluar një yll i cili nuk ndryshon. Nuk mund ta ndikosh as me ligje astronomike, as me ekuacione matematikore. Ky yll është në galaktikë. Është e madhe sa një mollë dhe peshon sa i gjithë sistemi diellor. E di që për të fluturuar, duhet ti tejkalojmë ligjet e ligjet e gravitetit të tokës.  Por unë nuk jam duke u munduar t’i mundësoj njerëzve fluturimin në mënyrë fizike, por, po mundohem t’u mundësojë njerëzve të fluturojnë nga një vend në tjetrin duke e përdorur fuqinë mendore. Jam duke u përpjekur ta zgjoj energjinë e ajrit.

Gazetari: Thuhet se zogjtë vijnë çdo ditë në dritaren e shtëpisë suaj.

Tesla: Njeriu duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zogjve. Ata lajmërojnë ardhmërinë.

Gazetari: Nuk e keni lënë fluturimin që nga ajo kohë kur ishit në Similjan.

Tesla: Si fëmijë kam tentuar të fluturoj nga kulmi i shtëpisë, por u rrëzove. Nuk i kisha bërë llogaritjet në mënyrë të duhur. Mos harro rinia është krahu më i fortë i jetës.

Gazetari: Jeni Martuar ndonjëherë?

Tesla: Jo

Gazetari:  Tifozët tuaj ankohen se keni asgjësuar teorinë e relativitetit. Pse nuk e shohim këtë energji që gjendet gjithkund?

Tesla: Së pari formohet energjia dhe prej saj përbëhet trupi. Universi është përbërë nga një energji origjinale dhe të përjetshme të cilën ne e quajmë dritë. Universi ka katër ligje themelore. E para, ka një masë matematikore. E dyta, përhapet në errësirë . E treta, drita shndërrohet në një element radial. E katërta, nuk ka fillim dhe nuk ka fund. Krijimi i tij është i pafund.

Gazetari: Pse nuk i ligjëroni njerëzit në lidhje me këtë teori?

Tesla: Mbani në mend; arsyeja se pse nuk e kuptojmë pafundësinë, nuk është se bota ka një strukturë të lakuar, por është vet mendja e njeriut. Unë jam një pjesë e dritës. Universi është në rregull dhe harmonik njësoj si një simfoni.

Gazetari: Z. Tesla, jeni duke dëgjuar ndonjë zë?

Tesla: Kam dëgjuar gjithmonë. Veshi i shpirtit tim është i madh sa qielli. Ajnshtajni ka bëri disa punë shumë të mira dhe nuk jam kundër kësaj. Mirëpo është gabim i madh që mendonte se “eteri” nuk ekziston.

Gazetari: A është e vërtet se jeni sëmurë shpeshherë gjatë rinisë suaj?

Tesla: Po është e vërtetë se fuqia e jetesës më ka ra shpesh herë. Ndonjëherë njeriu ka nevojë për dhimbje. Kurrë mos nënçmoni fuqinë e mendjes së një personi.

Gazetari: Z. Tesla, kjo është një lojë apo? Më flisni mua për fuqinë e të menduarit…

Tesla: Po është një lojë, unë kam luajtur dhe e kam zgjidhur sekretet e rrymës elektrike. Mos harro, Nikola Tesla është njeriu i parë që i ka gjetur të vërtetat e rrufesë.

Gazetari:  Çka është energji elektrike për ju?

Tesla: Rryma elektrike është gjithçka. Së pari drita është një gjë e pafund që përfaqëson botën. Kurse ngjyra e zezë është fytyra e vërtetë e dritës, por ne nuk e shohim këtë.

Gazetari: Më duket se çështjen e rrymës elektrike po e teproni pak a shumë…

Tesla: Unë jam rrymë elektrike. Mund të them se jam rrymë elektrike që është shndërruar në njeri. Edhe ju jeni ashtu, por nuk e keni vërejtur ende.

Gazetari: A mund t’i përballoni rrymës elektrike me një milion volt?

Tesla: Trupi i njeriut është përbërë nga rryma elektrike. Po ashtu edhe truri ynë punon me rrymë elektrike. Një ditë to ta shohim se kjo ndodhë me të vërtetë.

Gazetari: Stafi i hotelit ne të cilën jetoni, na kanë thënë se kur moti është me shi dhe rrufe,  ju gjithnjë flisni me dikë. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po, unë flas me rrufe dhe bubullima.

Gazetari: Si kështu?

Tesla: Shpesh herë flas me ta në gjuhën time amtare.

Gazetari: Lexuesit tanë do të befasohen shumë kurrë e lexojnë këtë shkrim.

Tesla: Rrufe dhe bubullimat janë  vetëm dy nga forcat më të fuqishme të natyrës.

Gazetari: Por cili është elementi?

Tesla: Ajo që më intereson mua, është se çfarë ndodhë në gjithësinë e yjeve. Çfarë ndodhë kurrë një yll shuhet dhe në atë moment kurrë i zbulojmë këto, atëherë do të fillojmë t’i zbulojmë edhe elementet dhe sekretet e botës.

Gazetari: Por çfarë do të ndodhë më pas?

Tesla: Perëndia do të tallet me ne dhe do të na arrestojë. (e thotë duke qeshur)

Gazetari: A nuk janë këto fjalë, të kundërtat e atyre që i keni thënë në librin “Dhimbje Kosmike”?

Tesla: Jo sepse ne ende po jetojmë në botë. Ekziston një sëmundje që shumica e njerëzve ende nuk e dinë. Dhe pikërisht për këtë arsyeje ekzistojnë edhe shumë sëmundje tjera siç janë, vuajtjet, mjerimet, luftërat etj. Ndoshta kjo sëmundje nuk mund të shërohet plotësisht , por nëse vetëdijesohemi në lidhje me këto sëmundje, atëherë mund t’i parandalojmë ato. Ndonjëherë i ndjej në trupin tim vuajtjet e të afërmve të mi. Arsyeja kryesore e kësaj, është se trupi dhe shpirti ynë është përbërë nga elementet që i përngjanë njëri tjetrit. Pamja e zhdukjes së një ylli, tek ne ndikon në atë mënyrë sa që nuk mund ta imagjinoni.  Lidhja që e kanë krijesat e botës me njëri-tjetrin, është shumë më e madhe sa sa që e dimë ne. Kemi shumë gjëra që duhet t’i mësojmë për të krijuar një të ardhme sa më të mirë. /onedio.com

Tags: Albert VatajAsgjejaAutorAventuraBesimtarBotaDijeEksploratoreEstetikefilozofGjithçkajaGjithsesiHistoriHistoriku i qytetitIluminimInteligjenceInxhiniereKishtareKrijuesiKujteseKurajo e mjetrave te ndertimitkurioziteteLlava e vullkanitMajen e larteMatematikaMiresiMisteriMuzikeNatyraNatyra dhe njeriuNdertimNjeriuPergatitjaQytetariaSekreteSfida e inxhinierise se ndertimitShenjtorShkencaTeknologjiThemelimTokaTraditat dhe zakonetTuristeUniversiVizitoreVullkanetZejtaria dhe arkitekturaZemra e tokesZgjerohetZhvillimZoti
Previous Post

Prezantohet pajisja e vendosur për të “kapërcyer” kufijtë shkencor

Next Post

Si ia komunikonin pushtetin dhe politikat e tyre udhëheqësit e Romës perandorisë masive?

Next Post

Si ia komunikonin pushtetin dhe politikat e tyre udhëheqësit e Romës perandorisë masive?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj