Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

“Psalmet” themelore të doktrinës së sundimtarit, në “Biblën” sipas Nikola Makiavelit

June 21, 2017
in Urtësi
180
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Princi i Nikola MakiavelitNikola Makiaveli (Nicolas Machiavel), ka qenë mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik, duke i kthyer kështu shpinën mendimit mesjetar, për të cilin qëllimi i çdo veprimi tokësor ishte dhënë që më përpara: vullneti hyjnor, frymëzimi platonik i shpirtit në unitet me Zotin e nderit, ose energjia vepruese dhe e dobishme aristoteliane (kërkimi i formave të zhvillimit superior, si për gjërat, ashtu edhe për qeniet e gjalla). Atëherë kur mendimi mesjetar i linte pak vend lirisë së vendimit të individit, që madje nuk kishte të drejtë të vendoste kundër urdhrit të Krijimit, pra kundër shpëtimit të tij, njeriu i Rilindjes është thellësisht i pushtuar nga ndjenja e jetës: ai mund dhe duhet të vendosë vetë, si individ, për atë që është e mirë dhe e drejtë për të.

“Princi” është një libër që këshillon një princ se si duhet të sundojë, por referenca e kohëpaskohëshme e ka kthyer atë në “Biblën” e sundimtarëve. Asaj i referohen dhe prej saj motivohen, ajo i frymëzon dhe ajo i përligj çdo poshtërsi dhe abuzim në emër të mbajtjes së pushtetit. Libra të tillë kishte shumë në kohën e Machiavellit, por libri i tij, ishte shumë i ndryshëm, sepse i kundërvihej moralit të kohës. Ai ishte shumë “ i ndershëm ndaj pandershmërisë” dhe vepra e tij u bë proverbiale për dinakërinë, mashtrimin dhe pabesinë në politikë. Ajo gjithashtu qe një sulm kundër bazës morale të jetës politike.

“Psalmet”

  • Një bir nuk mund ta durojë me qetësi humbjen e babait të tij, por humbja e trashëgimisë së tij mund ta çojë atë në dëshpërim.
  • Një sundimtar i mençur nuk duhet ta mbajë besën kurrë nëse duke bërë kështu do të jetë kundër interesave të tij.
  • Para së gjithash, armatosu.
  • Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.
  • Sipërmarrësit janë thjesht ata që e kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesë dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.
  • Në mesin e të këqijave të tjera të shkaktuara nga që je i çarmatosur, kjo të bën të përbuzshëm; çka është një nga ato gjëra të turpshme kundër të cilave një princ duhet të jetë vigjilent.
  • Perëndia nuk është i gatshëm të bëjë gjithçka, kështu do të na e heqë vullnetin tonë të lirë dhe atë pjesë të lavdisë që na takon.
  • Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija
  • Ai që dëshiron të jetë i bindur duhet të dijë se si të komandojë.
  • Kështu del se pothuaj që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.
  • Unë nuk jam i interesuar në ruajtjen e status quo-së, unë dua ta shkatërroj atë.
  • Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.
  • Është më mirë të përftosh frikë se dashuri, në qoftë se nuk mund t’i përftosh të dyja.
  • Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin.
  • Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.
  • Është e nevojshme për atë që qeveris një shtet dhe rregullon ligjet e atij shteti me mendimin se të gjithë njerëzit janë të këqinj dhe se ata janë gjithmonë do të veprojnë sipas ligësisë në shpirtrat e tyre sapo që ata do të jenë të lirë.
  • Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.
  • Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij.
  • Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të gatshëm ndaj dëshirave të momentit saqë ai që dëshiron të gënjejë gjithmonë do të gjejë dike tjetër që vuan nga dëshira për t’u mashtruar.
  • Njerëzit duhet ose të mëshirohen ose të shkatërrohen plotësisht, sepse në qoftë se ju thjesht i fyeni, ata do të marrin hak, por në qoftë se ju i dëmtoni rëndë, ata do të jenë të paaftë për t’u hakmarrë, prandaj lëndimi bëhet kundër një njeriu duhet të jetë i tillë që të mos kesh frikë nga hakmarrja.
  • Njerëzit ngjiten nga një ambicie tek një tjetër: së pari, ata kërkojnë të sigurojnë veten kundër sulmit, dhe pastaj ata i sulmojnë të tjerët.
  • Njerëzit ose duhet të trajtohen bujarisht ose të shkatërrohen, sepse ata marrin hak për lëndime të lehta – për ato të rëndat nuk mund të hakmerren.
  • Njerëzit i binden më pak atij që frymëzon dashuri se atij që frymëzon frikë.
  • Natyra që na bëri ne prej katër elementeve, duke luftuar brenda zemrave tona për regjimentin, na mëson ne të kemi mendje aspiruese.
  • Nuk arrihet kurrë ndonjë gjë e madhe pa rrezik.
  • Asnjë vepër e jona nuk ka më shumë gjasa të ketë sukses se ajo që na e këshillon armiku teksa është gati për ekzekutim.
  • Për njerëzit mund të themi në përgjithësi se ata janë të lëkundur, hipokritë, dhe të babëzitur për fitime.
  • Një ndryshim gjithmonë lë rrugë të hapur për ndryshime të tjera.
  • Ai që mashtron do t’i gjejë gjithmonë ata që e lejojnë veten të mashtrohen.
  • Politika nuk ka lidhje me moralin.
  • Princat dhe qeveritë janë shumë më të rrezikshme se sa elementët e tjerë në shoqëri.
  • Masat e rrepta duhet të merren të gjitha menjëherë, në mënyrë që befasia e tyre të shkaktojë më pak fyerje; përfitimet duhet të jepen me pikatore, në mënyrë që ato të shijohen më shumë.
  • Gjersa është e vështirë për t’u bashkuar të dyja së bashku, është më e sigurt kur ta kanë frikën se kur të duan, nëse njëra nga të dyja duhet të mungojë.
  • Vonesa shpesh na e grabit mundësinë, dhe vënien e forcave tona në veprim.
  • Dallimi në mes të fëmijëve dhe të rriturve, ndërkohë që është ndoshta e dobishme për disa qëllime, është në fund diçka e çuditshme, më duket mua. Ka vetëm ego individuale, çmenduri për dashuri.
  • Fakti është se një njeri që dëshiron të veprojë virtuozisht në çdo mënyrë të mundshme, ndihet i pikëlluar në mesin e aq shumëve që nuk janë të virtytshëm.
  • Metoda e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është që t’i shikojmë njerëzit që ai ka përreth tij.
  • Themelet kryesore të çdo shteti, shtetet e reja si dhe ato të lashta dhe të përbëra, janë ligjet e mira dhe armët e mira. Nuk mund të kesh ligje të mira, pa armë të mira, dhe ku ka armë të mira, ligjet e mira në mënyrë të pashmangshme i ndjekin.
  • Sa më shumë rërë të ketë rrjedhur nga klepsidra e jetës sonë, aq më qartë ne duhet të shohim nëpërmjet saj.
  • Sundimtari i ri duhet të përcaktojë të gjitha lëndimet që ai do të duhet të shkaktojë. Ai duhet t’i shkaktojë ato një herë dhe për të gjithë.
  • Ai i cili ia përshtat politikën e kohës, përparon, dhe nga ana tjetër politika e atij që përplaset me kërkesat e kohës, nuk përparon.
  • Premtimin e dhënë ishte një domosdoshmëri e së kaluarës: fjala e thyer është një domosdoshmëri e së tashmes.
  • Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund.
  • Dëshirojnë për të fituar më shumë është pa dyshim një gjë shumë e natyrshme dhe e zakonshme, dhe kur njerëzit kanë pasur sukses në këtë, ata janë vlerësuar gjithmonë dhe jo dënuar. Por kur atyre u mungon aftësia për ta bërë këtë dhe prapë duan të fitojnë më shumë me çdo kusht, ata meritojnë dënim për gabimet e tyre.
  • Ka tri lloje të shërbimit të fshehtë: një lloj i kupton gjërat për vete, tjetri vlerëson atë që të tjerët mund ta kuptojnë, i treti nuk e kupton as për vete as nëpërmjet të tjerëve. Lloji i parë është i shkëlqyer, i dyti i mirë, dhe lloji i tretë padobishëm.
  • Nuk ka luftë për t’u shmangur, por vetëm mund të shtyhet për avantazhin e të tjerëve.
  • Nuk ka asnjë shenjë më të sigurtë të kalbjes në një vend se të shikosh ritet e fesë të mbajtura me përbuzje.
  • Nuk ka asgjë më të vështirë për ta marrë në dorë, më të rrezikshme për ta kryer, ose më të pasigurt në suksesin e saj, se sa për të marrë rolin udhëheqës në futjen e një rendi të ri të gjërave.
  • Për të kuptuar natyrën e njerëzve duhet të jesh një princ, dhe për të kuptuar natyrën e princit, duhet të jesh një njeri.
  • Lufto vetëm kur është e nevojshme, armët janë të lejueshme kur nuk ka shpresë tjetër përveç armëve.
  • Lufta duhet të jetë studimi i vetëm i një princi. Ai duhet të konsiderojë paqen vetëm si një kohë sa për t’u mbushur frymë, çka i jep atij kohë të lirë për të shpikur, dhe e furnizon atë me aftësinë për të ekzekutuar planet ushtarake.
  • Ne nuk mund t’ia atribuojmë pasurisë apo virtyt atë që është arritur pa asnjërin prej tyre.
  • Kur të çarmatosësh popullin, ti fillon t’i poshtërosh ata dhe të tregosh mosbesim ndaj tyre ose nëpërmjet frikës ose nëpërmjet mungesës së besimit, dhe të dyja këto mendime burojnë urrejtje.
  • Kur vullneti është i madh, vështirësitë nuk mund të jenë të mëdha.
  • Kushdo që pushton një qytet të lirë dhe nuk e shkatërron atë, kryen një gabim të madh dhe mund të presë që të shkatërrohet ai vetë.
  • Kush dëshiron sukses të vazhdueshëm duhet të ndryshojë sjelljen e tij me kohën.
Tags: "Princi"diktaruratFjale te urtalibri i pushtetitmoralimorali dhe politikaNikola MakiaveliPolitikaPushtetipushteti dhe politikashprehje per pushtetinshprehje te urtasundimtaretthenie filozofike
Previous Post

Friedrich Nietzsche: Gënjeshtra e idealit ka qenë deri më sot mallkimi që varet kërcënueshëm mbi realitetin

Next Post

Ai për të cilin ishte gjithçka filozofia, Jean-Paul Sartre: Nuk e kam përfytyruar kurrë shpresën si një iluzion lirik

Next Post

Ai për të cilin ishte gjithçka filozofia, Jean-Paul Sartre: Nuk e kam përfytyruar kurrë shpresën si një iluzion lirik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj