Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Cili ishte Çesk Zadeja, sipas rrëfimit të tij, roli që ai luajti në historinë e muzikës shqiptare si kompozitor dhe si krijues?

June 9, 2024
in Figura të ndrituna
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Ishte Shkodra e Fishtës, në muzikë e Martin Gjokës, ithtar i njohur i poetit tonë kombëtar, klerikut të kontributeve të jashtëzakonshme. Ajo u bë linja në të cilën eci dhe u formua Çesk Zadeja. Këtu e kërkoja origjinalitetin, rrugën dhe rolin që ai luajti në historinë e muzikës shqiptare si kompozitor në radhë të parë i profilit kombëtar, ndonëse edhe më gjerë”

“I pari që kërkoi ta çonte përpara mendimin e gjallë intelektual dhe t’i jepte muzikës një rol të ngjashëm me atë që kishte në vendet europiane. Kjo nuk ishte një punë e thjeshtë sigurisht, sepse duheshin kapërcyer shumë konvencione të estetikës”

Kam lindur në 8.6. 1927, në qytetin e Shkodrës, ku kam mbaruar shkollën fillore e gjimnazin. Në vitin 1942-1943 kam studiuar në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës (Itali). Që në moshë fare të re kam qenë anëtar i korit, bandës dhe më vonë i orkestrës simfonike të shkollës françeskane dhe të shoqërisë “Antoniane” të qytetit. Mbas çlirimit, gjatë viteve 1945-1947, kam punuar si përgjegjës i muzikës pranë Radio Shkodrës. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak, në vitet 1945-1951 jam emëruar dirigjent pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë. Nga viti 1951 deri në 1956 kam studiuar për kompozim më Konservatorin Shtetëror të Moskës “P.I. Çajkovski”, ku jam diplomuar për kompozim me vlerësimin “shkëlqyeshëm”. Mbas kthimit në atdhe në janar të vitit 1957, jam ngarkuar me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke qenë dirigjent dhe udhëheqës artistik i tij. Me hapjen e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, në janar të vitit 1962, jam emëruar pedagog në klasën e specialitetit të kompozimit e teorisë. Në vitet 1965-1966 jam emëruar udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, duke mbajtur veprimtari pedagogjike pranë Konservatorit dhe me krijimin e Institutit të Lartë të Arteve në shtator të vitit 1966, jam emëruar kryetar (Dekan) i degës së muzikës, duke mbajtur gjithashtu dhe përgjegjësinë e shefit të katedrës së teorisë, si dhe të dirigjimit.  Në vitin 1972 kam dalë në profesion të lirë. Në vitin 1973 jam emëruar rishtazi udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit deri në vitin 1979. Në këtë vit kam ushtruar profesionin e lirë deri në vitin 1990, vit në të cilin kam dalë në pension. Në janarin e vitit 1993, me riorganizimin e Akademisë së Arteve jam kthyer si pedagog pranë degës së muzikës në Akademinë e Arteve, duke dhënë mësim në specialitetet e kompozimit dhe muzikologjisë. Gjatë tërë veprimtarisë sime si krijues, që nga hapja e Konservatorit në vitin 1962, nuk jam shkëputur asnjëherë nga procesi pedagogjik, duke mbajtur normë të plotë pedagogjike në specialitetin e kompozimit dhe teorisë. Nga klasa ime kanë dalë kompozitorë, që kanë dhënë dhe po japin një ndihmesë të madhe në zhvillimin e muzikës sonë kombëtare, ndër të cilët mund të përmenden kompozitorët: Tonin Harapi, Kozma Laro, Limoz Dizdari, Gjon Kapedani, Agim Krajka, Shpëtim Kushta, Kujtim Laro, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Josif Minga, Haxhi Dalipi, Pirro Koka, Aleksandër Gashi, Binak Elezi, Gjon Shllaku, David Tukiçi, Isak Shehu, Selim Ishmaku, Ardian Daja, Ardit Gjebrea, Qezar Alia, Shpëtim Saraçi, Markelian Kapidani. Kanë kryer studimet në specialitetin e muzikologjisë Ferial Daja, Pirro Miso, Violeta Strakosha, Klara Kilica, Dorian Nini, Doreida Xhaferri. Kanë studiuar në klasën time: Aleksandër Çefa, Spiro Kalemi, gjithashtu edhe Feim Ibrahimi, Gjon Simoni, në specialitetin e polifonisë. Si krijues kam shkruar pothuajse në të gjitha gjinitë e muzikës simfonike, koncertale, skenike, muzikës së dhomës, vokale e instrumentale, vepra që kanë gjetur përdorimin e gjerë në planet mësimore të Akademisë së Arteve e shkollave të mesme të muzikës.  Kam përpunuar për solist, kor , orkestër mbi 120 këngë popullore. Në fushën e muzikës skenike të koreografisë kam shkruar katër balete: “Delina” (1964), “Shqiponja sypatrembur” (1972) balet për fëmijë, “Lumi i vdekur” (1982), “Vajza e qytetit të gurtë” (1990)

Tags: Agim KrajkaAleksandër GashiAleksandër PeçiArdian DajaArdit GjebreaBinak EleziCili ishte Çesk ZadejaDavid TukiçiDoreida XhaferriDorian NiniFerial DajaGjon KapedaniGjon ShllakuHaxhi DalipiIsak ShehuJosif MingaKlara KilicaKozma LaroKujtim LaroLimoz DizdariMarkelian KapidaniPirro KokaPirro MisoQezar Aliaroli që ai luajti në historinë e muzikës shqiptare si kompozitor dhe si krijues?Selim IshmakuShpëtim KushtaShpëtim Saraçisipas rrëfimit të tijThoma GaqiTonin HarapiVioleta Strakosha
Previous Post

Robert Schumann, romantiku shpirttrazuar i muzikës

Next Post

Tradita shqiptare e këngëve erotike në “Albanesische Studien” (1853), të albanologu, Johann Georg von Hahn

Next Post

Tradita shqiptare e këngëve erotike në "Albanesische Studien" (1853), të albanologu, Johann Georg von Hahn

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj