Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Diego Velazquez, piktori i oborrit mbretëror që skaliti me ngjyra kujtesën e barokut spanjoll

June 6, 2021
in Pikturë, Të përzgjedhurat
821
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Diego Velázquez ishte një nga piktorët më të rëndësishëm të periudhës së barokus spanjoll. Ishte dhe mbeti deri në fund si artisti kryesor i oborrin të mbretit Philip IV, dhe një nga më të rëndësishmit mjeshtra të penelit të Epokës së Artë Spanjolle. Duhet nënvizuar fakti se ai ishte një artist individualist i periudhës bashkëkohore të barokut. Velázquez është i njohur për përdorimin e një gamë mjaft të kufizuar ngjyrash, por ai i përziente ato kolore të disponueshme me aftësi mjeshtri për të arritur ngjyrime të ndryshme, tonet dhe përshkueshmërinë e dritës, densitetin e sfondit dhe vibracionet e penelatës. Ai pikturoi fillimisht në një stil të saktë tenebris, por më vonë zhvilloi një mënyrë të lirë të karakterizuar nga penelatat e guximshme që prodhuan një iluzion të formës, vetëm kur shikohet në një distancë të përshtatshme. Përveç shfaqjeve të shumta të skenave me rëndësi historike dhe kulturore, ai pikturoi edhe portretet e familjes mbretërore spanjolle dhe figura të tjera të shquara evropiane, duke kulmuar me prodhimin e kryeveprës së tij Las Meninas (1656).

Duke filluar nga fillimi i shekullit XIX, vepra arti e Velázquez u bë një model për piktorët realist dhe impresionist, veçanërisht Édouard Manet. Që nga ajo kohë, artistë të famshëm modernë, përfshirë Pablo Picasso, Salvador Dalí dhe Francis Bacon, i kanë bërë haraç Velázquez duke rikrijuar disa nga veprat e tij më të famshme.

Diego Velazquez u lind më 6 qershor 1599  dhe u shua më 6 Gusht 1660. Ai do të mbamendet gjithashtu si një nga piktorët më me ndikim në historisë evropiane dhe një artist shumë i respektuar në kohën e tij.

Velaskez piktor i rëndësishëm i Barokut spanjoll të shekullit të XVII

Velaskez (në spanjisht quhet Diego Rodríguez de Silva y Velázquez, ishte një piktor i rëndësishëm i Barokut spanjoll të shekullit të XVII. Pikturat e tij i takojnë koleksioneve të familjes mbretërore dhe skenave të jetës ditore, por po ashtu edhe skenave nga mitologjia e Romës.

Ai ka qenë piktori i oborrit i Mbretit Filip IV të Spanjës. Në portretizimin e familjes mbretërore Velaskez pikturoi në përgjithësi portretet e tyre në përmasën e bustit nga jeta duke krijuar versione të ndryshme. “Las Meninas” (1656, “Shoqërueset e nderit “) është piktura më e rëndësishme dhe më e arrira e karrierës së tij, referuar specialistëve. Puna e tij shërbeu si model për piktorët e mëvonshëm të shekullit XX, Eduard Mane, Antonio Puga, Pablo Pikaso dhe Salvador Dali.

“Las Meninas” është një pikturë e realizuar në vitin 1656 nga Diego Veláskez që konsiderohet si artisti kryesor i periudhës së artë spanjolle, dhe që sot gjendet në muzeun “Prado” të Madridit. Kompleksiteti i punës dhe kompozicioni enigmatik kanë ngritur çështjen rreth realitetit dhe iluzionit dhe krijon një lidhje të pavërtetë mes shikuesit dhe figurës së përshkruar. Për shkak të këtij kompleksiteti jo të zakonshëm, “Las Meninas” ka qenë një nga punët e analizuara më gjerësisht në pikturën e perëndimit.

Piktura përshfaq një dhomë të madhe në Alkazar-in mbretëror të Madridit, gjatë mbretërimit të Mbretit Filip IV të Spanjës dhe ruan të gjalla disa figura, ku disa që janë më të identifikueshmet i përkasin oborrit spanjoll e përkojnë me imazhin i cili vjen nga fotografia e çastit. Disa personazhe shikojnë jashtë kanavacës në drejtim të shikuesit, ndërsa të tjerët bashkëveprojnë mes vetes së tyre. Infantja e re Margaret Teresa është e rrethuar nga shoqëria e saj e vajzave të nderit, kujdestareve, rojeve personale, dy xhuxhave dhe e një qeni. Pikërisht pas tyre qëndron edhe Velaskez, i cili ka pikturuar vetveten.

Duke punuar me kanavacë të madhe, puna e Velaskez shikon tutje, tej hapësirës pikturike ku mund të qëndrojë një njëri i zakonshëm në pozicionin e kundrimit të pikturës. Në sfond është një pasqyrë, e cila reflekton trupat e sipërme të mbretit dhe mbretëreshës. Ata janë vendosur jashtë hapësirës së pikturës në një pozicion të ngjashëm me atë të shikuesit, megjithëse disa studiues kanë spekuluar se imazhi i tyre është një refleksion nga piktura ku ai po punon.

“Las Meninas”, për një kohë të gjatë, ka qenë një nga pikturat më të rëndësishme në historinë e artit të perëndimit. Piktori i shkollës baroke Luka Xhordano thotë se ajo përfaqëson “teknologjinë e pikturimit” dhe më 1827 presidenti i R.A. Sir Tomas Lorens e përshkroi këtë punë në një letër të cilën ia dërgoi pasuesit të vet Devid Uilki si “filozofia e vërtetë e artit”, ajo është përshkruar si “arritja më supreme e Velaskez një vetëndërgjegjje e lartë, një demonstrim i kalkuluar i asaj ku mund të arrinte piktura, e ndoshta dhe komenti më kërkues bërë nga mundësitë e këmbalecit të piktorit”.

The Rokeby Venus

Kjo eshte e vetmja pune nudo qe ka mbijetuar ne kohe nga ky piktor.Kisha e asaj kohe nuk e pelqeu kete veper,kryeveper do thosha pasi ishte nga te parat nudo. Venus qe ishte me e bukura e te gjitha perendive,paraqitet nga artisti pas banjes dhe i biri i saj Cupidi i mban pasqyren ne te cilen ajo shikohet dhe shikon gjithashtu me te njeten freski dhe shikuesit e sotem. Ne vitin 1651 eshte rregjistruar per here te pare kjo veper marre nga koleksioni i Marques del Caprio,I biri i kryeministrit spanjoll te asaj kohe.Duhet te jete bere me porosi per Markezin dhe eshte shfaqur ne fshehje,kuptohet nga frika e Inkuizicionit.

Piktura njihet me emrin The Rokeby Venus pasi eshte marre nga Morrit Collection ne Rokeby Hall dhe tani ndodhet ne Galerine Nacionale ne Londer.

Vaj ne telajo me permasat 122,5×177 cm

Tags: Antonio PugaDiego VelazquezEduard ManePablo Pikaso dhe Salvador Dali.piktori i oborrit mbretëror që skaliti me ngjyra kujtesën e barokut spanjollshekullit XX
Previous Post

Pse disa njerëz e ndjejnë pranin e Zotit dhe disa të tjerë i torturon dyshimi për ekzistencën e Tij?- sipas Karl Gustav Jun

Next Post

Ungjilli sipas Marisë: Dëshmia shpërthyese e një gruaje

Next Post

Ungjilli sipas Marisë: Dëshmia shpërthyese e një gruaje

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

May 11, 2026
Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

May 11, 2026
Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

May 7, 2026
“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

May 7, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj