Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

OSHO: Dashuria është e mundur vetëm kur ka një pranim të thellë të vetes, të tjerëve, të botës

May 17, 2017
in Urtësi
339
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pranojeni veten

''Pranojeni veten ashtu si jeni. Dhe kjo është gjëja më e vështirë në botë, sepse kjo shkon kundër trajnimit tuaj, arsimimit, kulturës suaj. Nga fillimi ju kanë thënë se si ju duhet të jeni. Askush nuk ju ka thënë ndonjëherë se ju jeni të mirë ashtu siç jeni. Mos u fiksoni me veten – por një vetë-dashuri natyrore është një domosdoshmëri, një dukuri themelore. Vetëm atëherë nga ajo mund ta duani dikë tjetër. Pranojeni veten tuaj, duane veten. Askush tjetër nuk ka qenë ndonjëherë si ju dhe askush tjetër ndonjëherë nuk do të jetë si ju, ju jeni thjesht unik, të pakrahasueshëm. Pranojeni këtë, duane këtë, festojeni këtë – dhe në këtë festim ju do të filloni ta shihni veçantinë e të tjerëve, bukurinë e pakrahasueshme të të tjerëve. Dashuria është e mundur vetëm kur ka një pranim të thellë të vetes, të tjerëve, të botës. Pranimi krijon mjedisin në të cilin dashuria rritet, tokën në të cilën dashuria lulëzon.''

Guximi

"Ta pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t'i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken. Përvoja e gëzimit që sjell e panjohura, ekstazia e madhe që fillon të ndodh me të panjohurën, ju bën mjaft të fortë, ju jep një integritet të caktuar, e bën inteligjencën tuaj të mprehtë. Për herë të parë ju filloni të ndieni se jeta nuk është vetëm një mërzitje, por një aventurë. Pastaj ngadalë zhduket frika, atëherë ju jeni gjithmonë duke kërkuar dhe kërkoni për një aventurë. Guxim është të rrezikosh të diturën për të paditurën, të njohurën për të panjohurën, për ndonjë destinacion të pacaktuar. Njeriu kurrë nuk e di se a do të jetë në gjendje për ta bërë atë apo jo. Eshtë lojë fati, por vetëm lojtarët e fatit e dinë se çfarë është jeta."

Jeta

"Japni jetë gjërave të cilat janë të bukura. Mos japni jetë për gjëra të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë, shumë energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të tillë të vogël të energjisë, është thjesht një budallallëk për ta humbur atë në trishtim, në zemërim, në urrejtje, në xhelozi. Përdoreni atë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t'ju ngris lartë. Dhe sa më lartë që të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja."

Vdekja

"Vdekja tashmë është duke ndodhur. Se a jeni përballur me atë apo jo, se a e shikoni apo jo, ajo është tashmë këtu. Ajo është vetëm si frymë. Me çdo frymëmarrje ju jeni të lindur, me çdo frymënxjerrje ju vdisni. Një person i cili me të vërtetë jeton nuk ka në asnjë mënyrë frikë nga vdekja. Nëse jeni duke jetuar drejt ju keni përfunduar me vdekjen, ju jeni tashmë shumë mirënjohës, të plotësuar. Por nëse ju nuk keni jetuar, atëherë brengosja konstante vazhdon: "Unë nuk kam jetuar ende dhe vdekja po vjen. Dhe vdekja do t'i ndalojë të gjitha, me vdekjen nuk do të ketë të ardhme ". Pra, bëhet i shqetësuar, i frikësuar dhe përpiqet për ta shmangur vdekjen. Në përpjekje për ta shmangur vdekjen, e vazhdon humbjen e jetës. Harrojeni shmangien. Jetojeni jetën. Në të jetuarit e jetës, vdekja është e shmangur. Në të jetuarit e jetës, ju bëheni të përmbushur kështu që nëse momenti i vdekjes vjen dhe të ardhmen e ndalon, ju do të jeni gati. Ju do të jeni lumturisht të gatshëm. Ju keni jetuar jetën tuaj, ju jeni lumturuar në ekzistencën, ju e keni njohur atë, ju jeni të kënaqur. Nuk ka asnjë ankesë, asnjë murmëritje, ju nuk keni mëri. Ju e mirëprisni vdekjen. Dhe nëse ju nuk mund ta mirëprisni vdekjen, një gjë është e sigurt – ju nuk keni jetuar."

Pjekuria

Person i pjekur është ai që nuk imiton, ai i cili fillon të ndjejë rrugën e vet, i cili fillon të jetë në mënyrën e vet, i cili fillon të kërkojë natyrën e tij: "Kush jam unë?" Dëgjojeni qenien tuaj. Ajo vazhdimisht ju jep shenja, por është ende një zë i vogël. Ajo nuk bërtet, kjo është e vërteta. Dhe nëse ju jeni pak të heshtur, ju do të filloni ta ndjeni rrugën tuaj. Jini ai që jeni. Asnjëherë mos u përpiqni të jeni dikush tjetër, dhe do të bëheni i pjekur. Pjekuria (maturimi) është pranimi i përgjegjësisë për të qenë vetvetja, sado që të kushtojë. Rrezikoni të gjitha që të jeni vetvetja, kjo është ajo që pjekuria është mbi të gjitha. Nëse ju do të imitoni vazhdimisht bini në hendek, sepse çfarëdo që ju imitoni nuk përputhet me realitetin. Realiteti është vazhdimisht në ndryshim, ky është një fluks, asgjë nuk është kurrë e njëjtë. Ky është si lumi, ai shkon me rrjedhën. Papjekuria ju mban në gjumë. Pjekuria ju bën të zgjuar.

Bollëku

Të jetuarit në bollëk është e vetmja gjë shpirtërore në botë. Vetëm shikoni ekzistencën dhe bollëkun e saj. Çfarë nevojiten aq shumë lule në botë? Vetëm trëndafilat do të kishin qenë të mjaftueshëm, por ekzistenca është e bollshme: miliona e miliona lule, miliona zogj, miliona kafshë. Natyra nuk është asketike. Bollëku është natyra e vërtetë e ekzistencës, ajo pasuri është shumë thelbësore, se ekzistenca nuk beson në varfëri. Dhe përpjekjet e mia janë që ta rikthehej njeriun në veten e tij natyrore. Kolektivi është një fjalë e rrezikshme. Në emër të kolektivit, individi ka qenë gjithmonë i sakrifikuar. Kombet kanë sakrifikuar individët, në emër të kombit, – e "kombi" është vetëm një fjalë. Linjat që keni tërhequr në hartë nuk janë askund në tokë. Ato janë vetëm loja juaj. Por në ato linja që ju keni tërhequr në hartë, miliona njerëz kanë vdekur – njerëz real, që vdesin për linja jo reale. Dhe ju i shpallni ata heronj, heronj të kombit!

Nëse ne në të vërtetë e duam një botë të lirë, atëherë ne duhet ta kuptojmë që në emër të kolektivit shumë masakra kanë ndodhur dhe tani është koha ta ndalim këtë. Askush nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme individit. dhe kjo është shkaktari themelor i të gjitha problemeve. Por për atë se individi duket aq i imët, kurse shoqëria aq e madhe, njerëzit mendojnë se, po e ndryshuan bashkësinë, atëherë edhe individi do të ndryshohet. Por kjo është marrëzi – sepse “shoqëria” është vetëm fjalë; në realitet ekziston vetëm individi, shoqëria nuk ekziston. Atë që quajmë “shoqëri” është vetëm fjalë pa substancë dhe aty nuk ka se çfarë të ndryshohet. Ti mund ta ndryshosh vetëm individin, more sado i imët të duket ai. Dhe kështu përnjëherë do ta kuptosh shkencën me të cilën ndryshon njeriu – ajo vepron në çdo individ, more kudo qoftë ai.

Po ndjej se do të vijë dita kur do të jetojmë në shoqërinë harmonike, dhe ajo do të jetë më e mirë se të gjitha idetë të cilat utopia i ka krijuar gjatë mija viteve. Dhe atëherë realiteti do të jetë shumë më i bukur.

Tags: Albert VatajBotaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimFemijeFemratFjaleIluminimJeta dhe ekuilibri emocionalKenaqesiKeshillaKujdesiLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistNjeriuQytetariShendetiShkrimiShoqeriaShqipShqiperiTradita
Previous Post

Haki Stërmilli, lindësi i romanit, “Sikur t’isha djalë”, apoteozës më të fuqishme artistike për të drejtat e femrave

Next Post

OSHO: Njeriu ndjehet i mërzitur dhe qeshja është kundërhelm. Sa më shumë që njeriu mërzitet, aq më shumë ai ka nevojë për të qeshurën

Next Post

OSHO: Njeriu ndjehet i mërzitur dhe qeshja është kundërhelm. Sa më shumë që njeriu mërzitet, aq më shumë ai ka nevojë për të qeshurën

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj