Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017
in Dashuri, Urtësi
22k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Këtu vjen një përzgjedhje e përkufizimeve poetike mbi një fenomen të veçantë që është njëherësh më i patrajtë sesa arti, më i njëmendshëm sesa shkenca, dhe më filozofik sesa vetë filozofia. Këtu janë të mbledhura disa nga përceptimet më ngulitëse dhe të çdo kohe mbi dashurinë, të zgjedhura nga qindra vite histori letërsie- shijojini.

Gjithqysh unë rrekem te kumtimi se: Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, ndaj dashuria e përkushtuar është gjithnjë e çmendur, arsye mbi të gjitha arsye, urtësi e sfidave të pandalshme. Është forca që vë në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetua, sido dhe kudo. Ajo është ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është tançka shohim, ndjejmë, është metafizika e gjërave dhe gjendjeve.

Erich Fromm

Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!

OSHO

Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.

“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutëm, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti. Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”

Xhakomo Kazanova

"Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!"

Leo Buscaglia

Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri. 

Kahlil Gibran

Dashuria i jepet të gjithëve pa dallim dhe gjithnjë, por disa nuk munden as ta shohin, as ta degjojnë, kjo sepse veshët dhe syt e tyre janë zënë nga iluzione ndjenjash dhe nga zhurmë fjalesh.

Kurt Vonegut:

Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Stendhal:

Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).

C.S.Levis:

Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes  me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Lemoni Sniket:

Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.

Susan Sontag:

Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.

Çarls Bukovski:

Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.

Uilliam Shekspir:

Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.

Ambros Biers:

Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.

Katerin Hepburn:

Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.

Bertrand Rusel:

Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.

Fjodor Dostojevski:

Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.

Çarls Doukins:

Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky  është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Paulo Koelo:

Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Xhejms Baldvin:

Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Haruki Murakami:

Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Antoine de Saint-Exupéry:

Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.

Honore De Balzak:

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

Luis de Bernieres:

Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

E.M. Forster:

Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.

Iris Murdok:

Dashuria është mundimi për të kuptuar qe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë.

 

Tags: ” në intervistën e tij1948- 19851964-1980Ambros BiersAntoine de Saint-Exupéry në “Piloti i Odisesë” : Udhëtimi i natës ̷ eraBiologu evolucionar Çarls Doukins në një letër drejtuar vajzës së tij 10 vjeçare ai shpjegon rëndësinë e të dhënave në shkencë dhe në jetëC.S.LevisÇarls BukovskiÇfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisëcitoi nga i madhi Milton Glaser “Si të mendosh si një dezinjues i madh”E.M. Forster në “Dhoma me një pamje”Erich FrommFilozofi dhe matematikani Bertrand RuselFjodor Dostojevski e forcon edhe më shumë te “Vëllezërit Karamazov”Haruki Murakami në “Kafka në Breg”Honoré de BalzakKahlil GibranKaterin Hepburn në “Unë”: Historitë e Jetës TimeKurt VonegutLemoni Sniket në “Horseradish”: Të vërteta të hidhura që nuk mund ti shmangëshLeo BuscagliaLuis de Bernieres në “Mandolina e Korelit”me një ndërthurje karakteristike tek “Ditari i Djallit”me urtësi në “Pushtimi i Lumturisë”në “Psikologjia e martesave”në librin “Sirenat e Titanëve:në librin e saj “Ndërsa Ndërgjegja Është e Vështirë të Mishërohet: të përditshmet dhe shënimetnë veprën “Katër Dashuritë”OSHOPaulo Koelo tek “Zahiri: Një Roman i Fiksimitpërceptimet mbi dashurinë të së cilës ishin ndër artikujt më të lexuara dhe të shpërndarëqë aq famshëm e quajti dashurinë “një qen nga ferriqë ishte në një farë mënyre një ekstremist për dashurinë por që gjithashtu kishte një dozë të shëndetshme për satirën mbi dashurinëqë ishtë një njeri shumë i zgjuarqë njihte disa gjëra mbi gjithë konsumin e dashurisërëra dhe yjetShekspir në “Ëndrra e një nate vere”Shkrimtari Anglez Iris MurdokStendhal në veprën e tij të mrekullueshme të vitit 1822 “Traktat mbi dashurinë”Susan SontagXhakomo KazanovaXhejms Baldvin në “Çmimi i Biletës” mblodhi jo-trillimet
Previous Post

Toskana, në magjinë e natyrës piktoreske, shkëlqimin e gotikut dhe elegancën e Rilindjes

Next Post

Kur dhe si lindi thika e tryezës, cilit i atribuohet shpikja e këtij aksesori të cilësisë dhe finesës së ngrënies?

Next Post

Kur dhe si lindi thika e tryezës, cilit i atribuohet shpikja e këtij aksesori të cilësisë dhe finesës së ngrënies?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

June 12, 2025
Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

June 13, 2025
Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj