Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Pse burrat “jenë të mërzitshëm” dhe gratë gjithnjë ndjehen “të mospërfillura” në shoqërinë e tyre?

February 25, 2017
in Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
41
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sado e domosdoshme dhe përcaktues që është roli i gruas në shoqëri, në marrëdhëniet e saj me burrat ajo vijon të ndjehen e kërcënuar, e keqkuptuar, e keqtrajtuar, e mënjanuar. Duket se e gjithë ajo madhështi e qëndisur me kaq pasion dhe përkushtim, që përbën mantelin idilik të shpirtërores në art, më shumë se e verbër në këtë perceptim është e shpërbërë. Civilizimi i ka atribuar asaj vlera dhe cilësi. Ajo mban mbi vete krijimin dhe përtëritjen e botës. Ajo është diçkaja thelbësore e gjithçkasë. E megjithatë në marrëdhënie burrë-grua gjithnjë ka diçka që nuk shkon. Duket se pika e ngopjes është më e afërt se ajo e nevojës për të qenë gjithnjë i uritur dhe ajo gjithnjë e gatshme për të shuar më shumë se uritë, për të ngopur nevojën e saj për të bashkëvepruar, për të qenë kimi, për të pjesëmarrë në një proces.

Është liria e përfutar me kohën dhe modernitetin, barazinë gjinore dhe respektin reciprok, ajo që na nxjerrë në pah pa mundur ta strukë larg syve të opinionit një fenomen që ka të bëjë me shoqërimin gjithnjë e më të pranishëm të grave njëra me tjetrën. Gjithnjë e më shumë konstatojmë një tendencë të shoqërimit të grave, kudo, madje edhe atje ku burri ka vendin e tij të pamohueshëm. Ky angazhim për të qenë në shoqërinë e njëjësisë gjinore ka të ngjarë të jetë më shumë se një tërheqje, një nevojë psikologjike, një afri që kompenson boshllëkun që bashkëshorti dhe shtresimet e tjera mashkullore në jetën e një femre, krijojnë. Burrat duket se janë më indiferent rreth asaj që përbën interesim të gruas. Ata ose nuk i kuptojnë ose nuk janë të interesuar të shprehin konsideratë që mund të çojë në ripërcaktimin e koeficentit të shoqërizimit. Bisedat e tyre gjithnjë janë të shterruara dhe shoqërimi nuk garanton palëve komoditet dhe larmi. Ndoshta ka diçka shumë më të ngërthyer në atë që mund të quhet si sekreti i këtyre marrëdhënieve. Përtej nevojës së parezistueshme të seksualitetit që femra garanton, pse e ka të pamundur një mashkull të shohë diçka më tepër, e cila mund ta mbajë shoqërimizimin e tyre si një normë, si një nevojë, si një detyrim i kushtëzuar, siç bën marrëdhënia intime mes tyre.

 

Shkas i këtij angazhimi komunikues u bë ky tekst i para disa kohësh që lidhet me këtë tematikë dhe i trajtuar.

“Takimet mes grave për të pirë një kafe apo të ngrënë një darkë janë bërë gjithmonë e më të shpeshta, dhe një nga arsyet pse ndodh kjo është sepse: burrat janë të mërzitshëm. Për të kuptuar këtë argument mjafton të përmendim një paragraf nga libri i docentit të Linguistikës në Universitetin e Georgetoun, Deborah Tannen.

Një burrë dhe një grua udhëtojnë me makinë. Ajo thotë: “A mund të ndalojmë të pimë një kafe?”. Ai përgjigjet “Jo”. Gjatë gjithë rrugës gruaja e cila kërkon të ndalojë për të pirë një kafe pyet veten se ku ka gabuar. Nga pikëpamja e saj, pyetja ishte fillimi i një bisede. Nga pikëpamja e burrit, biseda është një mënyrë për të ngatërruar gjërat. Kështu të dy kanë pikëpamje të ndryshme.

Gazeta Daily Telegraph ka intervistuar muajt e fundit dhjetra ekspertë, vajza dhe djem të moshave të ndryshme për të gjetur problemin por deri tani nuk ka arritur në asnjë zgjidhje.

Jess Spillane, docente në Plymouth 44 vjeç, thotë se një burrë sa më shumë kërkon të jetë Maço aq më shumë bëhet i mërzitshëm: “Maçot ose flasin për suksesin e tyre në punë ose nuk flasin fare”. Kjo është e kundërt me gratë të cilat kërkojnë të ndajnë me dikë aspektet e fshehura të jetës së tyre, pasigurtë dhe frikën.

Sipas profesores kjo është arsyeja pse shumë gra preferojnë të kenë miq gay; ata janë më të gatshëm të të dëgjojnë.

Simon Baron –Cohen, docent Psikologjie në universitetin Kembrixh, nënvizon se truri i grave është më i thjeshtë ndërkohë që burrat kanë sistem më kompleks.

Baron-Cohen ka vëzhguar vajza dhe djem të vegjël në një garë me makina brenda të njëjtës piste. Meshkujt kërkonin të përplaseshin me njëri tjetrin që me rastin e parë, ndërkohë që vajzat ngisnin me krenari.

Sistemi kompleks që kërkon të ndërtojë mashkulli bën që edhe kur është me një grua të flasë vetëm për suksesin e tij ose për një argument që ai pëlqen megjithëse ai e di se gruaja që ka përballë nuk di asgjë rreth asaj teme. Psh shumë djem flasin pa pushim për skuadrën e preferuar të futbollit, se si arriti të bëjë gol një lojtar në një finale, pa e vrarë mendjen se kjo temë është shumë e mërzitshme për gruan.

Gjithashtu meshkujt janë të paaftë të kalojnë nga një situatë në tjetrën por kërkojnë të flasin pa pushim nëse bëhet fjalë për suksesin e tyre në punë apo për sportin e preferuar etj.

Për gratë është ndryshe. Neuropsikiatria Louann Brizendine në librin e saj “Truri femëror”, ka nënvizuar se një bisedë e gjatë dhe që prek të dyja palët ndez sisteme kënaqësie në trurin e grave. Sa më shumë kalon koha aq më shumë gratë tentojnë të frekuentojnë gra, organizojnë takime dhe dalin sëbashku, sepse ndihen se dikush i dëgjon.

Fjalët

Thuhet se një grua normale flet në një ditë 7 mijë fjalë minimalisht ndërkohë që një burrë flet 2 mijë. Kjo përforcon edhe më shumë mungesën e dialogut midis të dy sekseve dhe pse burrat duken të mërzitshëm.

Prudence Barrat, 53 vjeç, kujton ende partyt që organizoheshin në kohën e tij. Atëherë gratë vendoseshin veç në tavolinë ndërsa burrat veç. Kjo praktikë ekziston akoma në disa rajone të Italisë si në Toskanë dhe në jug të Italisë. Momenti më i bukur i mbrëmjes ishte kur burrat kalonin në një dhomë tjetër për të pirë duhan ndërsa gratë në një tjetër për të bërë llafe. Ndoshta e vërteta është se gratë dhe burrat jetojnë në botë të ndryshme dhe nuk janë bërë për të qëndruar shumë gjatë sëbashku. Por vazhdojnë të rrijnë bashkë për sa kohë nuk është gjetur një sistem më i mirë.

Previous Post

Ja kush është “diamanti i kuzhinës”, tartufi, zhardhoku i kërpurdhës që sfidon në tregje ndërkombëtare floririn

Next Post

Urtësitë e të mëdhenjve- Plutarku për politikën si mënyrë jetese, dhe disa thënie të arta

Next Post

Urtësitë e të mëdhenjve- Plutarku për politikën si mënyrë jetese, dhe disa thënie të arta

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj