Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Kadri Roshi, fikja e atij zjarri që ngrohu shpirtin e gjeneratave të dehur nga ëndja për artin skenik

February 6, 2023
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
272
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Koha kalon dhe mungimi i atyre që skalitën me dritën e pasionit të shpirtit yjet më të ndritshëm të kujtesës sonë, bëhet gjithnjë e më shkundullitës, përherë e më trandës, gjithësisht mungues dhe i pikëllimtë.  Por ligjet e jetës janë të rreptë dhe ndarjet me korifej si me të madhin e artit skenik shqiptarë, Kadri Roshi, janë shkëputjet e hovshme nga një cak në një tjetër, janë mgulme për të vështruar tej dhe për të synuar larg, sepse këto epje të shpirtshme krijimi, i shtyten mundësitë tona, i’u bënë urë kapërcimeve.

Sot më 6 shkurt është ditë kujtese për Kadri Roshin, njeriun e bujarshëm dhe aktorin e përmasave të hovshme të përfaqësimit, për atë kapacitet që tregoi me vepër vlerash se sa është e arritshme kur rrugën drejt majës e mat me rrahje zemre. Kanë rendur dhe rendin vite, dhe kohëndarja është mjaftueshëm për të na thirrur në një përshpirtje për të. Kaq mungim është i papërfillshme në një përjetësi, përjetësi që zë e merr në kujtesën e vet të pashuar një rreze që ndriti në çdo ëndje sfide skenike.

Përulemi sot para kësaj përmendoreje të vlerave të njimendta të artit skenik shqiptar si para një altari. Gjunjëzohemi para mermerit të ftohtë të kujtesës dhe një diell përjetimi ndezim në çdo qelizë që ruan të gjallë këtë kolos të skenës. Kadri Roshi është ndoshta nga të paktit emra dhe vlera, tek i cili nisin të shkruhen faqet me të rëndësishme të artit tonë skenik.

Kadri Roshi erdhi nga një fëmijëri dhe rini shumë e vështirë, u ngjiz në kapërcyell të sakrificave dhe mbërriti deri në ditët tona si një shembull ideal, si një atribut i të vlershem dhe së pavdekshemes para së cilës përulemi me respek dhe derdhemi në lëndën e ndjerë të një përshpirtje që na nderon.

Vitet dhe sëmundja e kishin kapluar kohëgjatë titanin e skenës dhe të sheshxhirimeve! I mpaku frymën ngadalë si dritë qiriri, i ngadalësoi hapin deri në çapitje, por pa mundur t’ia shuaj shkëlqimin në sy dhe buzëqeshjen, deri në fundit grahmë që e leshoi paraditen e 6 shkurtit 2007.

Ai dha jetë nga jeta e tij, zë nga zëri i tij, puls dhe nerv, dhjetëra personazheve, të cilët mbeten të pashlyer në kujtesën e secilit. Nga zëfillja e tij në skenë deri në të mbramë të të gjallëve nuk ndaloi. Kumbimi i atij zëri, plastika e atij portreti, pantomima e atij profili të hajthët, shpirtërorja e atij trupëzimi në të përgjithmonshmen e roleve, i siguruan një vend nderi atij dhe një privilegj brezit që e përjetoi shpërthimi e atij shkëlqimi, dhe gjeneratave që e shpalojnë atë edhe sot me të drejtën e të qenit krenar.

Në kujtesën e historisë së artit skenik, Kadri Roshi mbetet ndër ato emra të veçuar, të cilët erdhën për të mbetur përgjithmonë si jetësorja e patjetërsueshme e dhjetëra roleve që me punën e tij pasionante arriti t’i shndërronte ata në katet e ngjitjes në podin e famës.

Jo vetëm rolet që i’u besuan të sillte në jetë, as sasiorja e këtij angazhimi, por vlera unike që përfaqëson aktivitetin e tij krijues e mban atë në radhën e më të mirëve. Mjeshtëria me të cilën ai vulosi pavdekësinë e dhjetëra e dhjetëra roleve dhe profileve aspak të zakontë, tregon se ai kishte behur në galerinë e emrave të mëdhenj të sfidës skenike si një zë i zëshëm, si një veçanti e spikatur. Udhajeta për këtë shtat të pakët, këtë shpirt të thekur diejve rrezellitës të admirimit ishte shumë e vështirë. I mbetur jetim që në vogli, mbi të do të rëndonte barra hekakeqe e mbijetesës, e cila e zgjatoi Golgotën e mundimeve, por jo ta nënshtronte këtë shpirt të lindur të përjetësohej në adhurim e në dëshirim, të cilit i dha gjithçka deri në të shuar.

Kadri Roshi do të vijojë të mbetet në memorien e të gjithë artdashësve, të të apasionuarve të artit skenik, si një mjeshtër i roleve të vështira, i atyre roleve të ngurtësuar nga tharmi i jetës, nga shëmbëllyesja e sendërgjimit historik dhe dëshmues. Ai i solli gjithë ato karaktere dhe personazhe me një vërtetësi të mahnitshme. Jetoi me rolet që solli në jetë dhe ata i siguruan atij një vend nderi në memuaren e përfaqësuesve të artit skenik shqiptar.

Në karrierën e tij të gjatë që niston qysh prej vitit 1945, akti i tij krijues përshkohet prej një filli shkëlqimtar fame që rrëzëlleu në më shumë se 180 role, pjesa dërmuese e të cilave ishin ata të protagonistit. Teatri, kinemaja, artdashësit, miqtë dhe admiruesit e mbajnë në kujtesë dhe e mbulojnë me nderim dhe respekt këtë njeri të përkorë, këtë dishepull vlerash të shtuara skenike, këtë aktor të papërsëritshme. Ai erdhi për të mbetur testamenti më i çmuar i artit skenik shqiptar. Ai erdhi dhe iku si një vlerë njerëzore që si një Ante mitik merr forcë nga toka e rreshpët e fatit të tij dhe kreshta e epërme e ngadhnjimeve.

Në këtë ndërmendje ne rrekemi të zgjojmë çfarë la tek secili nga ne ky personazh, kjo figurë, kjo galeri e pamatë rolesh dhe fatesh, jëtëkrijimesh dhe përjetësimesh. Dhe fjala nuk ka atë peshë që na rëndon çfarë na nxit ne në këtë përshpirtje të mëkojmë. Kjo kujtesë nuk e mbërrin majën ku thinjat e tij i shpupurish eteri që frymëmerr në gjoksin e shterruar ky fryn erën e përjetësisë.

Megjithatë ne i detyrohemi atij dhe shumë të tjerëve si ai, që me pasion e përkushtim, me një shpirt që jepej sakrificave dhe vetëmohimit, arritën të ndërtojnë në zemër të ciklonit ideologjik, ato vlera intepretuese, atë mjeshtëri jetësimi të personazheve, karaktereve dhe profileve që do të mbeten përgjithmonë njësi matëse dhe shëmbull frymëzimi për brezat e aktorëve dhe interpretuesve, shkruesve dhe pasionuesve të artit skenik shqiptar.

Tags: AdemiAktorAlbert VatajAli Pash Tepelena (1997) dokumentarApasionata (1983)Arti skenik shqiptarBallë për ballë (1979)Belul GjenomadhiDasma e shtyrë (1984)Dëshmorët e monumenteve (1980)Dhelpra dhe rrushte - Ezopi... teatërdy vjet pas vdekjesEra e ngrohtë e thellësive (1982)Fejesa e Blertës (1984)Fije që priten (1976)FilmografiaFletë të bardha (1990)Gjeneral gramafoni (1978)I teti ne bronz (1970)JaniKadri RoshiKaskadori shqiptar (1998)Këshilltarët (1979)Kinemaja dhe teatriKinematografia shqiptareKolonel Bunker (1998)KryetariKryetari i KëshillitKujdestariKur ndahesh nga shokët (1986)..IslamiKur zbardhi një ditë (1971)Liri a vdekje (1979)Lulekuqet mbi mure (1976)Malet me blerim mbuluar (1971)Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)Mirupafshim (1997)Misioni përtej detit (1988)Një ditë nga një jetë (1994)Njeriu me top (1977)ParandiliPartizani i vogël Velo (1980)Përballimi (1976)Pesha e kohës (1988)Plaku MerePlumbi prej plasteline (1995)por i pazbuluarRikonstruksioni (1988)Rrethimi i vogël (1986)Shëmbja e idhujve (1977)shfaqet ne 28 shkurt 2009Tana - (1958)Tingujt e harresës (1996)Tokë e përgjakur (1976)UaniVdekja e burrit (1991)Xha Hysenixha ZenuniZemrat që nuk plaken (1977)
Previous Post

Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi

Next Post

Fabio Volo: E dua babain tim, këtë burrë që akoma sot nuk arrin të më përqafojë, të më thotë: “Të dua fort”

Next Post

Fabio Volo: E dua babain tim, këtë burrë që akoma sot nuk arrin të më përqafojë, të më thotë: "Të dua fort"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj