Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Saadiu një prej yjeve shkëlqimplotë në qiellin e letërsisë perse dhe asaj botërore

January 3, 2017
in Autorë
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Gjylistani e Bostani”, ose “Trandafilishtja dhe Pemishtja“, kryevepra e poetit klasik pers Saadi Shirazi dhe një prej më të mëdhave në historinë e letërsisë, është një prej dëshmive më të fuqishme të gjenisë njerëzore.

I përkthyer në frëngjisht qysh në vitin 1634 dhe në latinisht në vitin 1651, “Gjylistani e Bostani“ pushtoi me fuqinë e vet shprehëse njërën pas tjetrës gjuhët e popujve të Europës e të Azisë, duke u përkthyer e duke u botuar, qysh në mesin e shekullit të 17-të, edhe në anglisht e gjermanisht.

Kryevepra e Saadiut është botuar thuajse në të gjitha gjuhët e botës.

I mbiquajtur “Shekspiri i Lindjes“, Saadiu zhvilloi poezinë e gazelit, e ngjashme me sonetin e poetëve evropianë. Poezitë e tij, për frymën e përgjithshme të urtësisë, pajtimit, dashurisë, humanizmit, janë quajtur të denja për t’u paraqitur në fasadat e selisë qendrore të OKB-së.

Fama dhe emri i Saadi Shirazit në mbarë rruzullin është e pashoqe dhe për të vërtetuar këtë mjafton vetëm të përmend që sot, pas më shumë se 600 vjetësh.

Moslehedin Saadi Shirazi është një prej yjeve shkëlqimplotë në qiellin e letërsisë perse që me mjeshtërinë, urtësinë dhe finesën e tij, ka lënë pas kryevepra të letërsisë perse për sot dhe për  të gjithë brezat që do të vijnë. Vepra e tij është botuar në shumë vende të tjera të botës.

Përshkrimi i personalitetit të vërtetë të Saadi Shirazit në një trajtesë të shkurtër është shumë i vështirë dhe vetëm mund të themi që ai ishte një prej personaliteteve më të shquara të letërsisë perse dhe asaj botërore, i cili gjithmonë i ka tërhequr vëmendjen njerëzve për vëllazërim dhe mirëkuptim midis tyre, duke e përhapur këtë princip human në mbarë botën.

Shqipëria, me një histori të hershme, ka pasur rastin t’i ketë prej disa shekujsh më parë dy veprat e çmuara të tij. “Gjylistani dhe Bostani”që janë bërë të njohura nga të gjithë shqiptarët kulturëdashës. Kur orientalisti dhe iranologu i shquar shqiptar, mjeshtri i madh i përkthimit Vexhi Buharaja, përktheu në shqip “Gjylistanin dhe Bostanin” në vitin 1960, nuk ishte menduar se kjo vepër do të depërtonte deri në thellësinë e shpirtrave të lexonjësve shqiptarë.

Për të vlerësuar më mirë përkthimin e “Gjylistanit dhe Bostanit” mjafton të përmendim thënien e prof. Eqrem Çabej,  “Zotit Vexhi Buharaja, në lidhje me përkthimin mjeshtëror të këtyre dy kryeveprave, pra “Gjylistani dhe Bostani”, e meriton t’i jepet gradë shkencore”.

Saadi Shirazit, për të nxjerrë më shumë në pah vlerat e pamohueshme të këtij gjeniali të letërsisë perse: Një i ditur një herë po u jepte këto këshilla djemve të tij:

“O ju djemt e babajt, që ju dua sa shpirtin tim! Nxini ndonjë mjeshtëri, se nuk është mirë të mbështeteni në pasurinë dhe në begatinë e kësaj jete. Pozita nuk kapërcen as pragun e shtëpisë ku keni lerë, argjendi dhe ari në rrezik janë përherë, se e grabit njëherësh kusari, ose e ha i zoti ca nga ca. Kurse mjeshtëria është e pashtershme, – një gurrë dhe një lumturi që nuk vdes kurrë. Po të jetë se mjeshtri bije nga shkalla, s’ka gjë, nuk heq andralla, se mjeshtëria është shkallë e lartë në vetvete. Kudo që shkon ai që ka duart flori, gjen nder në shoqëri dhe rri në krye të vendit. Ai që s’ka zanat kudo që shkon dorën e zgjat dhe vuajtje e mundim shikon”.

Saadi Shirazi është një poet i mirëpritur te shqiptarët pasi vepra e tij madhore “Gjylistani dhe Bostani” është botuar për herë të parë në vitin 1960, dhe është shitur menjëherë. Rrëfenjat domethënëse, kuptimplota dhe shumë të moralshme e udhëzojnë njeriun të jetë vetvetja dhe të respktojnë njëri-tjetrin. Saadiu është një poet botëror pasi megjithëse kanë kaluar rreth 750 vjet nga shkrimi dhe botimi i veprave të tij “Gjylistani dhe Bostani” këshillat dhe vargjet estetike kanë aktualitet në çdo kohë dhe kjo është një nga virtytet kryesore që Saadiun e bën më të veçantë prej kolosëve të tjerë të letërsisë perse si Firdusi që ka shkruar epopenë e mbretërve “Shah-Name-në”, ose Hafiz Shirazi me lirikat e tij të bukura perse. Saadiu ishte një poet i gjithanshëm, ai këshillonte mbretërit, udhëzonte shtresat e ulëta, jepte mësime mençurie dhe mbi të gjitha për të të gjithë njerëzit ishin të njëjtë dhe të barabartë. Për Saadiun nuk kishte dallime të ngjyrës ose të racës te njerëzit, dhe kjo është arsyeja kryesore që Saadiu është shumë i dashur anekënd botës saqë vargjet e tij ndodhen edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Si pjes’e një trupi mbi dhé njerëzit janë,

Se brumn’e krijimit të njëjtë e kanë.

Kur koha një pjesë godet me tërbim,

As shoqet më s’kanë pastaj ngazëllim,

Kjo tregon në të vërtetë madhështinë, thjeshtësinë, universalitetin dhe gjithanshmërinë e këtij poeti global. Saadiu është poeti i të gjitha shtresave, si i vegjëlisë, ashtu edhe i mbretërve. Këshillat morale të tij janë në të vërtetë gjithë përvoja e tij e jetës. Këtë e dëshmojnë më së miri “Gjylistani dhe Bostani”, të cilat fare thjeshtë dhe qartë mund t”i cilësojmë edhe si udhëzuese dhe prijëse të moralit praktik të njerëzimit. Këto dy vepra i ftojnë njerëzit të jenë të afruar, të dashur, të respektuar dhe vëllezër me njëri-tjetrin, dhe në të vërtetë këto janë vlerat më të larta humane që mund të vihen re te një personalitet. Kanë kaluar 750 vjet qe kur Saadi Shirazi botoi xhevahiret e tij. Shumë pluhura e mjegulla kanë rënë mbi tokë. Por vargjet dhe filozofia e Saadi Shirazit vazhdojnë të mbeten të paprekura dhe të freskëta sepse ai jep një mesazh universal: mesazhin e dashurisë së njeriut për njeriun;  një mesazh të gjithkohshëm; mesazhin e mirëkuptimit midis racave dhe kombeve të ndryshme. Dhe këto janë mesazhet që ka ëndërruar dhe që ëndërron gjithmonë njeriu pavarësisht ku jeton, pavarësisht çfarë ngjyre dhe çfarë emri ka.

Për njeriun dhe vetëm për njeriun nga Saadiu "Gjylistani dhe Bostani"

"Për njeriun e paditur s'ka gjë me te mire se heshtja. Po ta dinte ai ketë te vërtete, nuk do te ishte i paditur."

 

Kur gjoks e dituri te thelle s'ke

Me mire hesht dhe gjuhen mbaje fshehte!

Njeriun gjuha e rrezon perdhe,

Ashtu si arren kufke pesh' e lehte.

 

Gomarit gjuhn' i mesonte nje allcak,

Keshtu e shkonte jeten or e cast.

I tha nje i urte: "Ç'ben o tarallak?

Ki turp e nder, ket' mendje flake pas!

Nuk nxe te flase kafsha as dhe pak,

Ti heshtjen nxer nga kafsha! Kaq te flas"

 

Kush jep pergjigjen pa mendim,

Te shumtat fjale i ka gabim;

O fol si flet njeriu me mend,

O hesht si kafshet, rri ne vend!

"Kur nje njeri, cilido qofte, hahet per pune diturie me nje qe eshte me i ditur se ai, duke dashur te thote me kete se eshte njeri i ditur, u le te tjereve te kuptojne se eshte i paditur."

Kur flet nje qe eshte m'i mire se ti,

Dhe ne di me shume hovin mos ia pri!

"Kushdo qe rri me te ligjte, s'ka per te pare gje te mire."

Kur engjelli rri me djallin, nuk meson,

Vec tradhti, drredhi e gje qe s'vlen

………………………………………….. …..

Te mire nga te ligjte nuk fiton,

Nuk qep gezof dot ujku qe te shqyen

 

'Mos ua nxirr ne shesh te tjereve turpin e fshehte, pse dhe ata i turperon, edhe veten tende e demton duke bere qe te mos te besojne me"

'Nuk eshte e vertete qe kush eshte nga goja brisk dhe i shpejte, te jete domosdo dhe ne pune i drejte."

"Kur i ligu nuk i del dot tjetrit me zotesi, i hidhet ne gryke me ligesin' e tij"

Ze te shan nga prapa ty,

Smireziu qe s'i hec

Se kur eshte sy nder sy

Goja i merret si memec

Tags: “Gjylistani e Bostani”“Shekspiri i Lindjes““Trandafilishtja dhe Pemishtja“Albert VatajAutoret e lindjesKeshilla per jetenLetersia boteroreLetersia persePoeziaSaadi Shirazi
Previous Post

Nga Khalil Gibran “Dashuria e vërtetë…”

Next Post

Gabriel Garcia Marquez, njeriu që ekzistencën e vërtetë e kishte enigmën më të thjeshtë të jetës

Next Post

Gabriel Garcia Marquez, njeriu që ekzistencën e vërtetë e kishte enigmën më të thjeshtë të jetës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj