Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Ezhen Delakrua romantiku i pikturës franceze që jetësoi në tablo ngadhënjimin për liri të shqiptarëve

November 18, 2016
in Nga jeta e korifejve, Të përzgjedhurat
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ezhen Delakrua (26 prill 1798 – 13 gusht 1863) ishte piktor francez, figurë kryesore e shkollës së romantizmit në pikturë. Është autori i shumë pikturave murale dhe i kompozimeve figurale. Ezhen Delakrua ka realizuar edhe disa vepra me motive shqiptare si “Kampi i Marko Boçarit”, “Luftëtar malësor shqiptar”, “Një burrë suliot” etj., që Marko Bocari dhe suliotetndodhen në muzeun e Luvrit dhe në koleksione private në Paris. Delakrua përdori kostume kombëtare shqiptare që i kishte sjellë miku i tij, piktori J. R. August, gjithashtu autor i disa tablove me motive nga vendi ynë. Si një piktor dhe muralist, shquhej për përdorimit shprehës dhe efektin optik të ngjyrës duke e veçuar atë dhe orjentuar nga thellësia impresioniste e komunikimit estetik. Nga ana tjetër pasioni i tij ekzotik e ndërfut në botkuptimin e themeltë të piktorit, lëvizjen si simbolikë efekti të konturuar brenda tablosë.

Ezhen Delakrua romantikut të pikturës franceze Ezhen Delakrua ka ardhur në kujtesë e derisotme edhe si ilustrues i veprave monumentale të letërsisë botërore, tragjikomedianit William Shakespeare , skocezit Walter Scott dhe gjermanit të madh Johann Wolfgang von Goethe .

Në kontrast me neoklasicizmin, profeksioni i rivalit të tij kryesor Ingres, Ezhen Delakrua mori për frymëzim artin e Rubens dhe piktorëve të Venedikut të Rilindjes. Përmbajtja dramatike dhe romantike karakterizohet në tematikat qendrore të pjekurisë së tij. Mik dhe trashëgimtar shpirtëror u Théodore Gericault, Ezhen Delakrua u frymëzua edhe nga Lord Bajroni , me të cilët ai ndau një identifikim të fortë me "forcat e sublime", të natyrës në veprim shpesh të dhunshme.

" Ezhen Delakrua ishte plot pasion në dashuri, por i vendosur ftohtësisht për të shprehur pasionin sa më qartë që të jetë e mundur", thoshte për të Bodler.

* **

Kur ishte ende fëmijë, dy vëllezërit e tij ishin ushtarë të Napoleonit. Ata gjithnjë flisnin për beteja dhe për fitore. Zhani i vogël me trup të pakët dhe me shëndet të lig, dëgjonte këto biseda e pastaj shpërthente:

Dua të bëhem edhe unë një ditë ushtar.

E ëma ia priste:

Po nuk ke gjoks ti për atë punë biri im.

-Gjoks… gjoks? Po çfarë është gjoksi? Do ta shihni se do të kem edhe unë gjoks.

 

***

Për veprën e tij "Barka e Dantes", që ishte tabloja e tij e parë e madhe, kritikët u çorën me të madhe duke e cilësuar atë si një skandal. Vetëra Grosi e mori në mbrojtje. Ky piktor i shquar bëri edhe më shumë. Ai e ftoi të riun, në studion e vet. I tregoi vepra të ndryshme dhe i propozoi të bëhej nxënësi i tij. Ky ishte një nder i madh, por Delakrua, pasi e falënderoi për interesimin dhe për propozimin që i bëri, i tha me krenari:

-Më vjen shumë keq qe detyrohem t'ju them jo. Unë tashmë jam i vendosur të mos ndjek tjetër shkollë veçse atë timen, të jem mësuese i vetvetes.

 

***

Kur e ftonin miqtë dhe shokët për të dëfryer së bashku, ai nuk pranonte t'u shkonte pas.

-Por edhe artisti duhet të argëtohet. Nuk është e mundur që të pikturohet gjithë ditën – i thonin ata.

Ai u përgjigjej:

-Artisti duhet të sakrifikojë njeriun, ju nuk e dini se sa i vlen artistit mjerimi i viteve të para, vështirësitë që duhet të kalojë dhe sakrificat me të cilat duhet të mësohet.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriArsimimiArtArtiAutorDijeDishepujDisiplinaDritaEsseEstetikeFjalaHistori e ShqiperiseKrijuesiKritikeNjeriuPublikShqipShtetiTrashegimia
Previous Post

Gjithçka që është njerëzore mund të përfshihet në vorbullën marramendëse të dashurisë

Next Post

Franz Schubert, më i shquari kompozitor i fundit të epokës klasike dhe fillimit të romantizmit në muzikë

Next Post

Franz Schubert, më i shquari kompozitor i fundit të epokës klasike dhe fillimit të romantizmit në muzikë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj