Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Çlirojeni veten nga pengimet që të arrini ta bëni partneren tuaj “të çmendet” nga kënaqësia

October 16, 2016
in Eros
54
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Gruaja privilegjon aspektin global në marrëdhënie. Për të është e rëndësishme dashuria, shpirti, pjesëmarrja e ndjenjës në një raport nga ana e partnerit. Një raport i zhveshur nga këto elemente nuk ka kuptim për femrat. Për këtë është e rëndësishme një “lojë” e nxehtë para çdo akti. Por diçka që mund të jetë e kënaqshme për një femër, mund të jetë e bezdisshme për një tjetër. Edhe e njëjta femër nuk ka gjithmonë në kohë dhe vende të ndryshme të njëjtat dëshira apo bezdisje.

Si të veprosh në këto raste?

Është e rëndësishme që të realizosh një mënyrë të veçantë të prekuri, që asaj t’i pëlqejë dhe ta bëjë të ndihet mirë. Por këto lëvizje nuk duhet të përsëriten shpesh mekanikisht sepse bëhen monotone. Dhe këto ndjesi një femre i duhen falur jo vetëm gjatë një raporti, por edhe në momente të ndryshme, në mënyrë që ajo të ndjehet vazhdimisht e dëshiruar nga partneri. Një puthje e lehtë, një fjalë e ngrohtë, përkujdesja në momentin e duhur, vlejnë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme shpirtërore të femrës gjatë marrëdhënies. Prandaj partneri më i mirë është ai që gjithmonë vëzhgon, kërkon, eksploron teknika, pika të ndjeshme të partneres së tij, për të vepruar me to edhe në situatat e nxehta në çift.

Puthjet

Mbi të gjitha gabimi i madh i meshkujve në disa raste duket të jetë se ata shpesh nxitohen, harrojnë puthjet e përkëdheljet dhe nuk dedikohen ndaj pikave më të ndjeshme, sikur t’iu duhet të nxitojnë për të mbaruar shpejt sepse kanë diçka tjetër për të bërë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që të dy partnerët të krijojnë një atmosferë të ngrohtë puthjesh e ledhatimesh, duke krijuar një klimë të përshtatshme për aktin seksual.

Prekja dhe sensualiteti

Masazhet, fërkimet e shpinës, të shputave të këmbëve, të kokës, janë gjithmonë të mrekullueshme dhe joshëse. Si pjesë të procesit të të bërit dashuri, këto “teknika” mund ta bëjnë seksin më të

ngadaltë dhe më sensual. Kur një çift ka probleme me seksin, mund të zbulohet se ata janë fokusuar kaq shumë në organet gjenitale të tjetrit dhe nuk kanë lënë kohë për të mësuar se si ta prekin dhe ledhatojnë me dashuri njëri-tjetrin në të gjithë trupin. Shumë burra janë më të fokusuar se gratë në organet gjenitale dhe këta kanë nevojë të mësojnë mbi kënaqësitë e të prekurit.

Fantazitë

Pothuajse çdo njeri ka fantazi ose në formë imazhesh kalimtare, ose historish shumë të detajuara, sidomos femrat. Ato shprehin atë çka gjendet thellë në ndërgjegjen e njeriut, pjesë të së cilës duhen eksploruar dhe njohur. Mendimet dhe imazhet që mbarten në mendje mund të provokojnë reagime të forta fizike. Disa studiues seksologë pranojnë se truri është organi më i rëndësishëm që jep kënaqësi seksuale dhe disa gra kanë pranuar se ato mund të arrijnë në orgazëm vetëm duke fantazuar. Në fantazi mund të jesh gjithçka që imagjinon.

Seksi oral

Ndonjëherë seksi oral duket si forma më intime e dashurisë. Për disa individë seksi oral është më i sigurti për të sjellë orgazmën se shumë forma të tjera të të bërit dashuri. Gjithsesi, neve shpesh na ekziston ndjesia e turpit për “pjesët tona private”. Por rreziku i transmetimit të HIV-it dhe AIDS-it apo ndonjë sëmundjeje tjetër të transmetueshme seksualisht vazhdon të mbetet pengesa kryesore në zhvillimin e seksit oral.

Stimulimi anal

Kënaqësia e një femre mund të realizohet nga një partner i vëmendshëm, i cili mund ta stimulojë atë edhe duke prekur anusin me gishta, gjuhë, penis ose me çfarëdo objekti të hollë. Stimulimi anal mund t’i jepet dhe të merret me një partner femër ose mashkull. Për shumë persona kjo është një zonë shumë e ndjeshme seksualisht.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiAsgjejaBotaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimErosFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiIluminimJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiLakuriqLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistNjeriuNudoNumratOrgazmaQytetariSekretet e seksitSeksSexShendetiShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtetiTkurretTraditaUniversiZgjerohetZoti
Previous Post

Frédéric Chopin, gjithçka e tij do të ishte harmonikisht e ndërlikuar dhe teknikisht sfiduese

Next Post

Dashuria dhe seksi “banojnë” në shtëpi të ndryshme të trurit, por janë “fqinj” të mirë

Next Post

Dashuria dhe seksi “banojnë” në shtëpi të ndryshme të trurit, por janë “fqinj” të mirë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Thethi, kjo kërshëri e andshme bjeshkatore, që ther qiellin me maja dhe i zatet dheut me kulla

Thethi, kjo kërshëri e andshme bjeshkatore, që ther qiellin me maja dhe i zatet dheut me kulla

July 13, 2025
Frida Kahlo, letër për Diego Rivera-n, një drithërim shpirti për shuarjen e zjarrit të një dashuri

Frida Kahlo, letër për Diego Rivera-n, një drithërim shpirti për shuarjen e zjarrit të një dashuri

July 13, 2025
Shkodra, qyteti ku lindi fryma feministe shqiptare dhe u ripërcaktua roli i gruas në familje dhe shoqëri

Shkodra, qyteti ku lindi fryma feministe shqiptare dhe u ripërcaktua roli i gruas në familje dhe shoqëri

July 13, 2025
Adem Jashari, legjendari i epopesë së përgjakshme të Prekazit, dëshmi e pavdekësisë në një fotografi të rrallë

Adem Jashari, legjendari i epopesë së përgjakshme të Prekazit, dëshmi e pavdekësisë në një fotografi të rrallë

July 13, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj