Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot…

October 14, 2016
in Dashuri
747
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Është e dhimbshme të shohësh një qiell të qëndisur me vezullimin më të ëndshëm të të gjithë ngulmeve dëshirore, kur në një çast të vetëm thyhet, e copëzat e yjeve dhe dritave, inkandeshencës dhe përjetimit, rrëzohen duke të të zënë përfundi. Dhe ti rënkon nën peshën e këtij trishtimi, dihan me jehonën e thellë të territ që të kaplon.

Është nënshtruese çjerrja e asaj klithme, asaj britme që nuk e mbush një kraharor dhe nuk e nxë një qiell.

Ajo dhimbje që shpërthen në një zemër që çahet, është ajo pamëshirë që e bluan pjesën e mbetur të kurmit, duke e shndrruar atë në dritëzim të mekur xixëllonjash që lypin terr të bëjnë dritë.

Krisja e një zemre që brenda një çasti vetanak shumëzohet në mijëra copëza shkëndijash, është pragu i një fundi, është humnera që ndan botët e një shpirti dhe rreket të bashkojë copëzat e thyera të krahëve të erës, erës që i’a shquan shtegun ikejs.

Rrapëllon gjithçka rretheqark si një shtjellë e ndërkryer trazimi.

Brenda kësaj zemre të harruar mes pranverash të harbuara prej ngjyrave dhe aromave, thyhet llampa e dëshirave dhe dielli i dritimit të ëndrrave.

Dashuria që vdes mbetet e kredhur përtokë, e bukur dhe fisnike si një kerubin i përkorë që këputet prej degës së një rreze drite. Ashtu e plandosur mbi rrënoja, i përngjet një gjurme tek e cila gjithnjë gjen hapin tënd që të vjen nga pas, hapin që të tërheq rrëshqanë në një udhë të cilën e ke endur nëpër ëndrra.

Kujtesa, kujtesa i bën kurorë përshkënditëse lulesh dhe e mbron atë nga larvat dhe kalbëzimi, duke përdorur aromat e mbledhura prej krejt pranverave që vetëtinë nën qiellin e kllapitur të pasioneve që i gremisi koha.

Ajo jeton në ndërmendjet e netëve të gjata të kapluara nga makthi i pagjumësisë dhe rivjen me kafshimet e befta të buzës, me pëshpërima të lehta në vesh, rivjen për ta mbajtur të thellë krisjen e zemrës, për ta mëkuar me lot e trishtim, dhimbjen e ikjes.

Ti jeton me ëndrrën dhe dëshirën më të epërme të atij përjetimi, të cilin edhe përfytyrimi më idilik nguron të ta rrëfejë.

Dashuritë që shuhen dhe ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim dhe lëndim.

Ata ikin prej secilit ndër ju, edhe nga ti, sa për t’ju ndërmendur se sa i errët dhe i thellë është boshi përpirës i çasteve të përbetimit, çasteve kur fjalët ti dikton zemra dhe t’i shqipton ngashërimi.

Ikin dashuritë, jo për të mohuar se kishin jetuar në çdo rreze me diellin tuaj të pasionit, ikin për t’i lejuar zemrës të thyhet, për t’i mësuar dhimbjes të ndjej kafshimin e pamëshirshëm të trishtimit, ikin për të ju lënë vetëm.

Ikjet pa lamtumirë i ngjajnë meteoreve që shndrijnë në një shpërthim dhe shuhen në vegimin e atij përjetimi që mbetet i stampuar në një çast drite.

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, marrin gjithçka me ikjen, marrin kujtimet dhe çdo çast pritjeje.

Ikin për të lënë pas zemërthyerje. Ikin për të lënë pa marrë me vete, lotët që njom kafshimet e dhimbta të buzëve, buzëve që të trazojnë gjithnjë hirin që mban të strukur duke e mbrojtur nga cergat atë shkëndi që pret të shuhet më yllin e fundit të qiellit tënd.

Ikin ata ardhje që jetuan gjithnjë me ikjen!

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot, lotët që do ujisin trishtimin dhe shpresën, lotët ku do të përthyhet dielli i një dite dritimesh përtëritëse.

Gjithçka që ikën, thjeshtë nuk ishte jotja. Ardhja dhe qëndrimi, ishte një iluzion, një ëndërr, një e mundshme sprovash dhe shkundullimash për çdo zemër që pranon të thyhet që në goditjen e parë.

Zgjohu ti Evë e mëkatit të zanafillës, ti Adam i mosbindjes, zgjohu dhe beso se çfarë është për ty, as nuk vjen as nuk ikën, ajo është brenda teje.

Amen!

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiAsgjejaBotaBukuriaDashuriDhimbjaDijaDijeDisiplinaDivorciEdukataEdukateEkuilibriEmancipimErosFamiljaFemratFjaleFtohja ne marredhenieGjithçkajaGjithsesiHezitimHiretIluminimJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKonservatorizemKrijuesiLekuraLumturiMarredhenia ne ciftMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMiqMoralistNdjenja e fajitNgurimNjeriuNumratNuriOrgazmaPendimPikllimiPsikikaPsikologjiQytetariSekretet e seksitSeksSexSfidaShendetiShkrimShkrimiShokeShoqeriShoqeriaShqipShqiperiShtetiSjelljeSkuqjeSpecialistiStepjeStudimTkurretTradhtiaTraditaTrishtimiTurpUniversiXheloziaZgjerohetZoti
Previous Post

Mata Hari, mes famës si spiune, virtuozitetit si kërcimtare dhe legjendës së vdekjes

Next Post

Gladiatorët, origjina, rekrutimi, rregullat dhe historia e heronjve të amfiteatrit, spektaklit të përgjakshëm

Next Post

Gladiatorët, origjina, rekrutimi, rregullat dhe historia e heronjve të amfiteatrit, spektaklit të përgjakshëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj