Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Islanda, klimë e ftohtë + natyrë e egër = dashuri për letërsinë

September 29, 2016
in Përshkrimore
45
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Me sytë e qartë të fiksuar në hartën e Islandës të varur në murin e një pub-i, poeti Siguror Palsson ka dëshirë t’u rikthehet kujtimeve.

“Që fëmijë jetoja në verilindje të ishullit, ku kontrasti mes stinëve është shumë i fortë. Në dimër perëndimi duhej se nuk mbaronte kurrë: drita shkrihej ngadalë ndërsa nata dukej se nuk do zbriste kurrë. Pasi mbaronte e gjithë kjo, hëna ishte dielli ynë, bluja mbizotëronte në jetë. Isha i ri atëherë, mendoja se netët e gjata ishin gjithandej njësoj dhe kjo më bënte melankolik. Ndoshta shpirti im poetik vjen prej andej”.

Atëherë si mund të shpjegohet gjithë kjo mrekulli islandeze. Shumë e thjeshtë, me ekuacionin: klimë e ftohtë + natyrë e egër = dashuri  për letërsinë. Ashtu siç thotë poeti, leximi dhe të shkruarit zë një vend të rëndësishëm në shoqërinë islandeze. Me pak fjalë, në një ishull me 320 mijë banorë, dy e treta e të cilëve jetojnë në Reikjavik, personat shkruajnë dhe lexojnë si në një asnjë cep tjetër të botës. E vështirë të mos citosh shifra: në vitin 2010 dhe 2011, 70 për qind e banorëve të ishullit ka marrë mesatarisht një libër në biblioteka rajonale. Në total, vitin e kaluar u morën rreth 1.1 milionë libra. Në vitin 2009,64.5 për qind e islandezëve ka blerë të paktën një libër dhe 82 për qind tha se kishte lexuar një libër për kënaqësi. Islanda është vendi i botës me numrin më të lartë të librave të publikuar për person: 5 për çdo 1 mijë banorë. Tirazhi mesatar i një vepre është rreth 1 mijë kopje. “Ethet” letrare vijnë sidomos gjatë temperaturave të ulëta në fund të vitit: është pikërisht libri dhurata më e përhapur për Krishtlindje.

Të gjithë mund të shkruajnë

“Pas Luftës së Dytë Botërore, për arsye ekonomike Islanda vendosi të kufizojë importet”, shpjegon Gurdum Vilmundardottir, kreu i “Bjartur”, shtëpisë së dytë botuese më të madhe në vend.  “Dyqanet ishin bosh, e vetmja dhuratë e mundshme ishte një libër. Kjo traditë nuk humbi. Edhe sot realizojmë rreth 60 për qind të shitjeve tona në javën para Krishtlindjeve”. Në televizion, transmetimi letrar “Liljan” që jepet mbrëmjeve, ka një numër shumë të madh dëgjuesish. Dy libraritë më të mëdha të Reikjavikut janë plot derisa mbyllen, në orën dhjetë të darkës.

“Njerëzit vazhdojnë të mendojnë, se të lexosh është diçka shumë e mirë”, tregon Kristin Sveinsdottir, president i Unionit Islandez të Shkrimtarëve, që ka rreth 410 anëtarë. “Por një student i kohëve të fundit ka treguar se të rinjtë kanë një raport të keq me leximin. Gjithsesi, askush nuk dëshiron të jetë “budallai” që nuk e ka lexuar librin për të cilin flasin të gjithë”. Në moshën 27-vjeçare, Hildur ka publikuar dy libra, një roman dhe një përmbledhje me ese satirike për modën. “Këtu shumica nis të publikojnë që në moshën 22-vjeçare. Në moshën 26-vjeçare nisa të shqetësohesha që ende nuk e kisha gjetur një botues”. Ka hequr dorë nga puna e mëparshme për t’iu përkushtuar vetëm të shkruarit. “Në Islandë të gjithë mund të shkruajnë”, komenton botuesi Gudrun Vilmundardottir. “Kushdo mund të shkruajë poezi apo kujtimet e tij. Madje, disa prindër provojnë të publikojnë edhe historitë që u tregojnë fëmijëve për t’i vënë në gjumë”. Edhe UNESCO ka kontribuuar në këtë pikë: nga gushti i 2012-s  Reikjaviku do të shndërrohet në “Qytetin e letërsisë”. Kartat e tij fituese? “Një histori letërsie e jashtëzakonshme dhe një pasuri e paçmuar në fushën e letërsisë mesjetare”, tregon drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bukova.

Një ndërthurje e frytshme

Të gjithë e vënë theksin te një arsye historike për këtë fenomen: të parët që populluan tokën islandeze ishin burrat skandinavë dhe gratë kelte. “Në Europë sa herë që ndërthuren dy kultura, rezultatet kanë qenë të mrekullueshme”, deklaron Regis Boyer  ekspert i qytetërimit dhe letërsisë skandinave. Ai citon këtu Irlandën, Kretën, Sardenjën dhe Korsikën. Një tjetër shkrimtar vendas flet për një lidhje ekzistencialiste që i bashkon islandezët me shkrimet: “besojmë te fjala e shkruar. Kur gjithçka shkon keq, leximi bëhet mbështetësi ynë kryesor. Në 2008 kur shpërtheu kriza, shitjet e librave u rritën ndjeshëm”, por afrimi me letërsinë dhe leximin, duket më shumë i lidhur nëse mendohet mirë me një tjetër fenomen të mrekullueshëm “gjuhën islandeze që nuk ka evoluar që prej shekullit të 9-të. Kështu një taksist në Reikjavik mund të lexojë pa mundim sagat në versionin e tyre origjinal.

Tags: Albert VatajAloe VeraAmerikaAnatomiaArtBukuriaDijeEpshiErosEstetikeFamiljeFemijeHidratimiHiretInteligjenceJoshjaKënaqësiaKeshillaKristofor KolombiKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLarjaLekuraMaterialMotiNjeriuNudoNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerdorimiPerendimiPergatitjaRecetaSeksiShendetesiShkolleShkrimShqipShtepiSpecialistiStudimTemperaturaUjiZbulimZhvillimi
Previous Post

Historia e Leif Erikson, lundërtari viking që zbuloi Amerikën pesë shekuj para Kristofor Kolombi

Next Post

Besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok, gracka e dashurisë me një mik

Next Post

Besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok, gracka e dashurisë me një mik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj