Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Karl Popper, një filozof “kudër” të gjithë filozofëve… edhe kundër vetes?!

May 1, 2016
in Filozofi
688
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Pavarësisht nëse e dimë ne apo jo, të gjithë njerëzit kanë një filozofi. Sigurisht, mundet që asnjë nga filozofitë tona të mos vlejë kushedi se çfarë, por ndikimi i tyre mbi mendimet  e mbi veprimet tona është i madh e shpeshherë i pallogaritshëm. Unë mendoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, paçka se disa janë më shumë se të tjerët. Të gjithë njerëzit janë filozofë, sepse në një mënyrë apo një tjetër mbajnë qëndrim kundrejt jetës dhe vdekjes. Një prej gjërave që mund t‘i ndodhin një filozofi e që mund të numurohet si një prej arritjeve të tij më të mëdha, është të pikasurit e një enigme, një problemi, a një paradoksi, të pazbuluar më përpara prej ndokujt tjetër. Zbulimi i një problemi filozofik mund të jetë në një farë mënyre vendimtar, pra kryhet një herë e përgjithmonë, por zgjithja e tij nuk është kurrë e përhershme.

Mendoj se një filozof para së gjithash duhet të filozofojë: duhet, pra, të orvatet për të zgjidhur probleme filozofike, në vend që të flasë për filozofinë. Pushteti politik i ideve filozofike…është një fakt që vërtetë duhet të na shkurajojë e deri dhe të na terrorizojë. Nëse do deklaronim se pothuajse të gjitha luftrat tona janë…luftra religjioni…apo persekutime ideologjiko-religjioze, nuk do të gabonim. Por nuk duhet të jemi pesimistë në mënyrë të tepruar. Fatmirësisht, janë propozuar edhe ide filozofike të mira, njerëzore e të mençura. Pohoj se, në disa prej shkencave sociale e filozofike më ambicioze…truku tradicional…bërë në një masë të mirë i vetëdijshëm dhe normë e padiskutueshme, konsiston në ekspozimin e banalitetit të skajshëm nëpërmjet një gjuhe bubullitwse.

Emergjenca e filozofisë mund të interpretohet si një përgjigje ndaj shpërbërjes së shoqërisë së mbyllur e të besimeve të saj magjike…është përpjekja për të zëvendësuar një besim racional me besimin magjik; modifikon traditën për të përcjellë një teori apo një mit, duke përforcuar traditën për të kundërshtuar teoritë dhe mitet e për t‘i diskutuar në mënyrë kritike. Filozofët kanë mbajtur përreth vetes së tyre…njëfarë aureole magjie. Filozofia është konsideruar si diçka e çuditshme dhe absurde që merret me ato mistere me të cilat merret edhe religjioni, por jo në mënyrë të tillë sa t‘u „zbulohet fëmijëve“ apo njerëzve të zakonshëm.

Unë e humbas durimin tepër shpesh kur lexoj shkrime filozofike. Jam i prirur të pranoj që, shumë prej sa është shkruar, nuk është sigurisht shumë më e mirë sesa një belbëzim i zbrazët: është një lloj të filozofuari pa probleme të natyrshme. Historia e filozofisë antike greke, veçanërisht nga Taleti deri te Platoni, është një rrëfim i shkëlqyer,  deri tepër i bukur për të qenë i vërtetë. Në çdo brez gjejmë së paku një filozofi të re, një kozmologji të re me origjinalitet dhe thellësi të mahnitshme. Nuk ndjej ndonjë krenari kur më thonë filozof…sepse në historinë e gjatë të filozofisë, ka më shumë diskutime filozofike për të cilat ndjej turp, sesa traktate për të cilat duhet të ndjehem krenar. Filozofi…nuk përballet me një strukturë të organizuar, por më tepër me diçka që ka pamjen e një grumbulli gërmadhash (nën të cilat ndoshta është varrosur ndonjë thesar). Si filozofë nuk mund të bëjmë asgjë më të  mirë sesa të aplikojmë kritikën racionale ndaj problemeve që kemi përpara nesh e ndaj zgjidhjesh të paraqitura nga drejtime të ndryshme.

Disa filozofë kanë stisur virtytin e të folurit me veten, ndoshta sepse janë të bindur se nuk ka asnjë një njeri me të cilin mund të flasin. Nuk ka dyshim se Zoti flet thuajse vetëm me veten, por filozofët nuk janë të ngjashëm me Zotin më shumë nga ç‘janë njerëzit e tjerë.

Mjaft që ta kërkojmë, në ndonjë teori filozofike që duhet flakur ngaqë është fallco, e shpeshherë mund të gjejmë një ide të vërtetë, të denjë për t‘u marrë në konsideratë. Filozofët e mëdhenj nuk ishin të përkushtuar ndaj ndërmarrjeve estetike. Nuk kërkonin të ishin arkitektë të një sistemi brilant: ishin kërkues të së vërtetës, të zgjidhjeve të vërteta të problemeve të natyrshme, në një nivel me shkencëtarët e mëdhenj.  Nuk jam materialist, por i admiroj filozofët matërialistë, në mënyrë të veçantë atomistët, Demokritin, Epikurin e Lukrecin. Ata ishin iluministët e mëdhenj të antikitetit, kundërshtarët e besimit në demonët, çlirimtarët e njerëzimit. Por materializmi ka kapërcyer vetveten.

Filozofia, që për njëzet shekuj është marrë me domethënien e termave të saj, është jo vetëm përplot me verbalizëm, por dhe tmerrësisht e vagullt dhe e paqartë, teksa një shkencë si fizika, që nuk shqetësohet edhe aq për termat sa për faktet, ka përparuar me një saktësi të madhe.  Kur një student arrin në Universitet, nuk di se çfarë metri duhet të zbatojë, prandaj përdor kriterin që e gjen të gatshëm. Ngaqë kriteret intelektuale…autorizojnë përdorimin e fjalëve të tepërta dhe dijen e pandehur, edhe tekstet e vlefshme turbullohen plotësisht. E studentët, të zemëruar nga pretendimet fallco të filozofisë „mbizotëruese“, bëhen me të drejtë kundërshtarë të filozofisë.

Nuk ka rëndësi se çfarë metodash mund të përdorë një filozof, mjafton të ketë një problem interesant dhe synimin e sinqertë për ta zgjidhur atë. Si kushdo tjetër, filozofët janë të lirë të përdorin çdolloj metode për të kërkuar të vërtetën. Nuk ekziston një metodë e veçantë në filozofi. Mohimi i realizmit çon në mendjemadhësi, sëmundja më e përhapur profesionale e filozofit profesionist. Sëmundja më e madhe filozofike e kohës sonë përbëhet nga relativizmi intelektual e nga relativizmi moral, i dyti prej të cilëve gjen në të parin- të paktën pjesërisht- themelin e vet. Refuzoj… dogmën që metafizika duhet të jetë e privuar nga çdolloj domethënieje…disa teori si atomizmi qenë për një kohë të gjatë të pakontrollueshme dhe të pakundërshtueshme e, deri në atë moment metafizike. Është fakt që ide pastërtisht… filozofike kanë pasur një rëndësi të madhe për kozmologjinë. Nga Taleti te Einstein, nga atomizmi antik te spekulimet e Descartes, nga spekulimet e Gilbert, Newton, Leibniz e Boscovic mbi forcat, te ato të Faraday e Einstein mbi fushat e forcave, kanë qenë idetë metafizike ato që u kanë treguar rrugën.

Besoj të kem debatuar kundër empirizmit klasik, teorisë që e konsideron mëndjen si një kovë e që e që gjykon se dijen e arrijmë thjesht duke hapur sytë e duke lënë të kalojë rrjedhën e të dhënave, të ofruara nga shqisat apo nga Zoti, në një tru që do marrë përsipër t‘i përvetësojë. Empirizmi përpiqet ta përshkruajë mendjen… si një tabula rasa, si një dërrasë të zezë të pastruar mirë apo një lastër fotografike të paekspozuar, për ta gdhendur me vëzhgime. Kjo teori…e sheh mendjen si një kovë dhe shqisat si hinka, nëpërmjet të cilave mbushet kjo kovë. Kjo tezë është rrënjësisht e gabuar. Nëse shqisat tona do të kishin një rëndësi intelektualisht kaq vendimtare… atëherë mungesa e këtyre shqisave do të prodhonte defektin më të rëndë intelektual. Por, siç dëshmon shembulli i madh i Helen Keller, nuk prodhon asgjë të tillë.

Përsa u përket nihilistëve dhe ekzistencialistëve, që mërziten nga vetja (e ndoshta edhe nga të tjerët), mundem vetëm të ndjej dhimbje për ta. Duhet të jenë të verbër e shurdhër, qysh se flasin si i verbëri për ngjyrat e Perugino-s, apo si i shurdhëri për muzikën e Mozart-it. Nuk ka asnjë arsye për të cilën, disa intelektualë nuk duhet, në fund të fundit, t‘ia dalin mbanë ta përhapin lajmin e mirë që zhurma nihiliste ishte thjesht shumë zhurmë për asgjë.

Ai të cilin unë e konsideroj si njohësin më të mirë…të Anaksagorës, Profesor Felix M. Cleve, është vjenez dhe iu desh të arratisej në New York më 1940, si Anaksagora në vitin 492 para lindjes së Krishtit. Ashtu si Anaksagora, edhe ai u sulmua shpeshherë, por zakonisht nga studiues të tjerë. Por kurrë nuk u përzu nga New York.

Aristotelizmi dhe filozofitë e lidhura me të, na e kanë përsëritur për një kohë kaq të gjatë, se sa e rëndësishme është të arrijmë një njohje të saktë të domethënies së termave tanë, të cilëve të gjithë jemi të prirur t‘u besojmë.

Previous Post

Karl Gega, fama e shqiptarit që u rëndit me Moxartin, Frojdin, Kafkën e Frans Jozefin

Next Post

“Zotat kanë dije të sigurtë, epistème; njerëzit kanë vetëm opinione, dòxa”

Next Post

"Zotat kanë dije të sigurtë, epistème; njerëzit kanë vetëm opinione, dòxa"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj