Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Ëndrra jonë e shuar për të merituar lumturinë në një botë ngërthyer prej apokalipsit

March 5, 2016
in Filozofi, Të përzgjedhurat
84
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Dilemat sa vijnë dhe vënë përfundi vetëdijen e mendjeve të kthjellëta, ndërgjegjeve që i kanë shpëtuar toksikimit. Një gjykim rracional, megjithëse nuk përmbush kushtet e domosdoshme për ta stopuar këtë tatpjetë, apo për ta mbajtje nën kontroll këtë fatalitetit të përzgjedhur si filozofi bashkëjetuese, ai gjithsesi mbetet një premisë për të dëshmuar se cili është çmimi që duhet të paguajmë.

Është koha ajo që vendos?! Nënshtrimi i natyrës ka lindur skllavërimin e njeriut në çmendurinë e tij gjeniale të të besuarit se ai është vetë Zoti dhe çdo forcë tjetër e epërme nuk është gjë tjetër vetëm një sajesë e vullneteve të drobitura për te besuar në këtë. Shkallmimi i kufinjve të dëshirimeve për të qenë zot i gjithçkasë më çdo kusht, egoja e sëmbuar prej nevojës për të qenë qendra universit, ka cytur gjithnjë e më ethshëm këtë individ për të ngritur kultin vetvetes si gjithçka në zemër të atij universi që përpëlitet në pamundësinë gjithnjë e më dëshpëruese për të përmbushur nevojat në rritje të njeriut teknologjik.

“Të shikojmë realitetin në sy… tërheq vëmëndjen teologu, filozofi dhe mjekur Albert Schweitzer që më 1952 në fjalën e tij në marrjen e çmimit Nobel. “Njeriu është bërë supernjeri me fuqinë e tij mbinjerëzore, por nuk ka arritur mbinjerëzoren e tij të arsyeshme. Sa më shumë fuqia e tij rritet, konstaton ai, aq më shumë bëhet një njeri i mjerë. Ndërgjegjet tona nuk mund të mos tronditen prej faktit tragjikisht të pamohueshëm se sa më shumë bëhemi supernjerëz aq më shumë shterron njerzorja në nëvojën tonë për t’u ndjerë dhe për të qenë të tillë. Një lloj denatyraliteti i ekspozohet këtij individi. Ai mjaft mirë mund të larë hesapet me këtë rrezik që i kanosej duke e refuzuar, por kjo nuk kishte gjas që të ndodhte. Atij i duhej të kishte rol protagonist në këtë apokalips, sepse përtej vetvetes dhe agos së tij të sëmurë, asgjë tjetër nuk ka kuptim.

Pakufija e zotërimit, harbimi i zedhshëm i përbindëshit të egos dhe lakmisë e çliruan atë individ nga hallkat e limitit duke e hedhur në hapsirën e gjithçkasë dhe azgjëse si një trup pa orbitë. Dhe ai tashmë fatmirësisht ende vazhdon lëviz deri në momentin fatal të përplasjes së pashmangshme asgjesuese.

Në veprën e tij “Të kesh apo të jesh” Erich Fromm rreket të hedh dritë mbi fatin që njeriu ka nënshkruar. Kënaqësia e pakufizuar e të gjithë dëshirave nuk sjell një jetë të mirë, dhe as nuk është rruga për të arritur lumturinë apo kënaqësinë maksimale.

Ëndrra për të qenë padronë absolut të qenieve tona ka marrë fund që kur kemi filluar të hapim sytë dhe të bindemi se jemi bërë të gjithë ingranazhe të makinës burrokratike dhe se mendimet tona, ndjenjat dhe shijet tona janë manipuluar nga qeveritë, nga teknologjia dhe mjetet e komunikimit masiv, të kontrolluara nga njëra-tjetra.

Sipas Sokratit: Fitimi i një maksimumi kënaqësie fizike formon qëllimin e jetës dhe se lumturia është shuma e kënaqësive që kemi provuar.

Sipas Epikurit: Kënaqësia si qëllim i arritjes së një dëshire, nuk mund të përbëjë qëllimin e jetës sepse, në çastin që një kënaqësi përmbushet nevojshmërisht ndiqet nga një pakënaqësi dhe për këtë ia heq mendjen njerëzimit nga synimet efektive që është mungesa e dhimbjes.

Për Hobbes lumturia është progres i vazhdueshëm nga një dëshirë e zjarrtë e lakmisë tek një tjetër.

Për Marrchese De Sade bindja ndaj impulseve të egra legjitimohet për arsyen e thjeshtë sepse ato ekzistojnë dhe aspirojnë që të realizohen.

Kjo e jona është një shoqërie e përbërë nga individë dukshëm jo të lumtur, të izoluar, të mërzitur, e pse jo, e gjendjeve depresive dhe e impulseve shkatërruese, të paaftë për pavarësi, nga njerëz që zotërojnë artin e vrasjes së kohës kot, që me aq këmbëngulje kërkojnë ta kursejnë.

Erich Fromm flet për një individ asnje herë i kënaqur, derisa dëshirat e tij nuk kanë marë fund. Zilia e atyre që duan të kenë më shumë se ata që kanë më tepër se ata, ndiqet nga nevoja për të orjentuar karshi vetes zilinë e atyre që kanë më pak. Kjo masë ndjenjash dhe mendimesh, zellesh dhe egosh shndërrohen në një peshë e rëndë që i mban nën vete “triumfalistin” të shtypur në nevojën për t’u dukur më shumë se ç’është, për tu shtirur ai që të tjerët duan, jo ai që është, për të aktruar, për të mbajtur maskë.

Ky njeri ka zgjedhur tashmë të vuaj. Lakmi e ka nënshkruar aktin e luftës dhe ne kemi zgjedhur jo të jetojmë në harmoni me veten dhe natyrën por kacafytjen në përmbushjen tekave të një oreksi që sa më shumë që e ushqen aq më të padurueshme e ka urinë.

AV

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtAsgjejaBotaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimEsseEstetikeFemijeFemratFjaleGjithçkajaGjithsiIluminimInteligjenceKenaqesiKeshillaKujdesiKujteseLumturiMarredhenieMaterialMendimMeshkujtMoralistNatyraNjeriuNxenesPersiatjePrinderPsikologjiQytetariShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtetiStudimTraditaUniversiUrtësiZbulimZoti
Previous Post

Narcisi, miti tragjik i vetëkënaqësisë, lulja e parë e pranverës dhe kompleksi shtypës i dominuesit

Next Post

Violeta Manushi, tipografja që u shndërrua në ikonë e artit skenik shqiptar

Next Post

Violeta Manushi, tipografja që u shndërrua në ikonë e artit skenik shqiptar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj