Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Narcisi, miti tragjik i vetëkënaqësisë, lulja e parë e pranverës dhe kompleksi shtypës i dominuesit

March 4, 2016
in Psikologji
5.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ajo që kanë të përbashkët lulja e parë e pranverës dhe kjo pikturë e John William Waterhouse, (6 prill 1849- 10 shkurt 1917) është emri Narcis.

Mitologjia rreket të na dëshmojë etimologjinMitologjia, Narcizië e emrit, filozofia domethënien dhe bashkëkohja viktimizimin. Narcizi, na mëson mitologjia, është biri i nimfës Liriopë dhe lumit Cefis. E ëma në interesimin për jetëgjatësinë e të birit, kërkoi ndihmën e një orakulli, i cili i tha se ai do të ketë një jetë “Po kaq të gjatë sa nuk do ta njohë vetveten”.

Narcisi, djaloshi me bukuri të rrallë, rrëmbeu adhurimin e shumë djemve dhe vajzave, por ai gjithnjë kishte një arsye t’i largonte me një përbuzje të paepur, duke përfshirë këtu edhe nimfën e bukur Eko, e cila ishte e dashuruar marrëzisht pas tij. Ndoshta ajo nuk i dukej aspak e këndshme dhe e veçantë, ndërsa i qasej Narcisit duke e mikluar me çka të tjerët i thonin atij.

Njëra nga viktimat e Nracisit, sqaron mitologjia, u kërkoi perëndive të bëjnë gjithçka që edhe ai të jetë i lënduar, të provojë dhimbjen e përbuzjes dhe nënçmimit, çka i bën të vuajnë adhurueset e tij dhe të gjithë ata që e kanë të pamundur të zotërojnë objektin e dëshirimit.

Afrodita, perëndesha fshikulluese e të gjithë atyre që flakin tej dashurinë e ndëshkoi rëndë Narcisin. Narcisi duke kaluar një ditë pranë një burimi të kulluar, u përkul të shuante etjen por kaloi në ekstazë duke parë fytyrën e vet të mahnitshme. (Ky moment është jetësuar në sa e sa grafika, piktura dhe gravura.) Por askush nuk mund të hidhet në krahët e dashurisë për vetveten. Kështu që, sapo Narcisi i afrohej pasqyrimit të tij, ai zhdukej duke e shuar ëndjen për t’u ndjerë i marrosur pas bukurisë së vet. Narcisi tashmë i dëshpëruar që nuk mund të kishte një tjetër në krahët e tij, i sëmbuar nga vetmia dhe braktisja, ai qëndroi pareshtur buzë ujit dhe përpiqej papushim të shihej me pasqyrimin e tij. Fati i tij tragjik është tashmë i parathënë. Ai mohon çdo gjë që e rrethon dhe shuhet duke lënguar. Me gjithë të keqen që ka bërë, motrat e tij, nimfat e burimeve dhe të drurëve, najadat dhe driadat, e qajnë me lot.

Edhe perënditë nuk dëshirojnë që ai të zhduket mes harresës, të përpihet prej mungimit. Kështu ata e përjetësojnë emrin e tij tek një prej luleve të para të pranverës.

A është vetëkënaqësia që rreket të manifestohet përmes shumë mjetesh shprehëse që moderniteti i promovon si domosdoshmëri, një cytje bashkëkohore e Narcisit, një kompleks, një nevojë për t’u vetëkuruar në të tashmen e ngulmit prej argamedini të njerëzve, që dukjen e jo përmbajtjen e kanë renditur ndër prioritetet?

Është pamja, është dukja, janë hiret, bukuria, ato që duke u kthyer në një zot i pamëshirshëm i fatit tonë, po kërcënojnë papushim jo vetëm thelbin, përmbajtësore, por edhe kohën.

Rëndësia që ka bukuria, në të përditshëm e njeriut modern, dhe jo vetëm, natyrisht është e një rëndësie që merr vlerë dhe ofrohet si shkaksi e garancisë së suksesit. Psikologjia, megjithëse nuk e përjashton impaktin që ka paraqitja në raport me të tjerët, në manifestimin e atyre marrëdhënieve që kërkojnë kushtet dhe rrethanat, ajo gjithsesi e konsideron po kaq të rrezikshme sa dhe mitologjia Narcizin, po kaq kërcënuese varësinë nga vetkënaqësia dhe po kaq vetviktimizues e parashton individin e shëmtuar, i cili edhe kur ai është përfshirë në një mjedis ku diferencës edhe nëse nuk i duhet të kalojë përmes njësive matëse, gjithsesi ai ndjehet i kërcënuar. Sepse brenda vetes ai është një viktimë dhe peshën e rëndë të këtij kafshimi, ai e ndjen pikërisht këtë në rastet kur ai ndodhet ballas me një vetvete që e urren.

Ndoshta armiku numër një i të bukurve mund të mos jetë diferenca dhe distancimi që ata promovojnë direkt dhe indirekt në mjedise sociale, por është inferioriteti i jo të hishëmve, që viktimizon, që ngre gjithë mure ndarës, energji shtytëse dhe motivim diferencimi. I bukuri e di se është bukur dhe është familjarizuar me këtë fakt. Ai mund të mos e paraqesë këtë fakt si pasaportë, por edhe nëse përpiqet të jetë i përkorë, modest dhe jodiferencues për shkak të aparencës, atë gjithnjë e paragjykojnë, ai gjithnjë është viktimë e atyre, të cilët duke mos mundur të hakmerren ndaj fatit, ata gjithnjë prodhojnë energji negative që i mban gjithnjë të spostuar, gjithnjë të mënjanuar. Edhe pse bukuroshët nuk e lejojnë veten të jenë pre e viktimës mitologjike të Narcizit e   nëse ai nuk e trajton këtë si aset dominimi, janë ata që ndjehen të shtypur nga kjo energji

Kurrë njerëzimi nuk i ka dhënë kaq rëndësi asaj që reflekton në pasqyrë, në honin më të thellë ku groposim kohën tonë të vyer, në varrin e hapur prej nga ndjellakeqja na ndjek si një fantazëm.

Facebook dhe jo vetëm, krejt ajo qasje e përbindshme e superstrukturës së komunikimit ka evidentuar një nga komplekset më sundues, është fjala për vetëfotografimin, i quajtur “sellfy”. Nevoja e ngutshme për të manifestuar hiret gjallon me të njëjtën egërsi dhe ego të molepsur, siç është dhe ajo e marrëdhënies me paranë. UNI fotografik i propozuar është nga publikimet që rrëmben interesimin më të madh. Kudo dhe pareshtur, pa dallim moshe, gjinie, përkatësie politike e posti shtetëror, vetëfotografimi, më shumë se një nevojë për të pasqyruar vetveten në sytë e botës mbetet një cytje për të mbushur boshin që e gërryen Narcisi dhe fati i tij tragjik.

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajAmerikaAnatomiaArsimimiArtAsgjejaBotaBukuriaDashuri & ErosDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimEsseEstetikeFamiljeFemijeFemratFilozofiFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiHidratimiHiretHistoriIluminimImpresionInteligjenceJoshjaKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiKujteseKushtetLakuriqLarjaLekuraLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistMotiNjeriuNudoNumratNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerendimiPergatitjaPërshkrimorePersiatjePikturePrikologjiPsikologjiQytetariShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtepiShtetiSpecialistiStudimTemperaturaTkurretTraditaUjiUniversiZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Mekanizmi ogurzi i vrasjes politike të demokratit dhe liberalit shkodran, Luigj Gurakuqi

Next Post

Ëndrra jonë e shuar për të merituar lumturinë në një botë ngërthyer prej apokalipsit

Next Post

Ëndrra jonë e shuar për të merituar lumturinë në një botë ngërthyer prej apokalipsit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Franz Kafka, shpirtërorja e trazuar e ankthit ekzistencial, fajit dhe ndjenja e largësisë së njeriut nga hyjnorja, në letërsi

Franz Kafka, shpirtërorja e trazuar e ankthit ekzistencial, fajit dhe ndjenja e largësisë së njeriut nga hyjnorja, në letërsi

June 29, 2025
“Gjashtë poetët toskanë” (1544) – Kryevepra e Giorgio Vasarit si një testament historik

“Gjashtë poetët toskanë” (1544) – Kryevepra e Giorgio Vasarit si një testament historik

June 27, 2025
Platoni dhe Aristoteli, dy shtyllat e tempullit të mendimit filozofik perëndimor

Platoni dhe Aristoteli, dy shtyllat e tempullit të mendimit filozofik perëndimor

June 25, 2025
Gjumi i trupit, zgjimi i shpirtit, kumtim mbi tablonë “skandaloze” të Gustave Courbet (1866), “Le Sommeil”

Gjumi i trupit, zgjimi i shpirtit, kumtim mbi tablonë “skandaloze” të Gustave Courbet (1866), “Le Sommeil”

June 25, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj