Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

A. Den Doolaard gazetari hollandez që fotografoi, raportoi dhe shkroi për gjakmarrjen në Veri të Shqipërisë

July 31, 2019
in Histori, Të përzgjedhurat
216
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

A. Den Doolaard nuk ishte i pari por mbeti një kontributor shumë i vlertë i trajtimit të gjakmarrjes në Shqipërinë veriore. Ai la edhe një koleksion shumë të pasur fotografishë, në të cilat gjejmë një shprehi të vlerës shpirtërore që ai fotografoi. Edhe vendet, panorama e natyrës shqiptare, episode nga jeta e zakonshme e shqiptarëve kanë ardhur nëpërmjet tij.

Afsluiting Nollegat. Schrijver A. den Doolaard
*1945

Albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie na ka pasururuar njohjen me kontriburin e tij nëpërmjet një pasqyre të asaj që ai bëri dhe asaj që ai la. Elsie shkruan: Shkrimtari dhe gazetari holandez, A. Den Doolaard (1901-1994), pseudonim i Cornelis Johannes George Spoelstra, ka lindur në Zwolle në Holandë si djalë i një predikuesi protestant. Pasi kaloi disa vjet në Afrikën e Jugut, mbaroi shkollën në Hagë. Aty gjeti një punë si llogaritar për një firmë nafte (1920-1928), por prirja e tij ishte për të shkruar dhe për të shëtitur botën. Në vitin 1928, dha dorëheqjen nga puna dhe u nis për në Francë, dhe më vonë për në Ballkan. Financoi udhëtimet e tij me punë të ndryshme dhe me udhëpërshkrimet për gazeta holandeze, shpesh me fotografi. A. Den Doolaard ishte autor i më shumë se 50 librave, botuar mes viteve 1926 dhe 1982. Në Ballkan ai udhëtoi kryesisht në Jugosllavi dhe në Greqi.   Në fillim të vitit 1932 u nis nga Selaniku për në Sarajevë duke kaluar kësaj radhe Shqipërinë. Nga Struga shkoi në Shkodër, kryesisht duke ecur në këmbë për dy javë. Prej andej vazhdoi për në Theth në malet e Dukagjinit. Den Doolaard ishte shume i interesuar për fenomenin e gjakmarrjes, për të cilin kishte mësuar nga një udhëtar gjerman. Rezultati i udhëtimit në Shqipëri ishte romani i tij  De herberg met het hoefijzer, Amsterdam 1933 (shqip Bujtina me patkua, Tiranë 2005), i cili merret me vrasje dhe gjakmarrje në veri të Shqipërisë. Librin e shkroi në fillim të vitit 1933, kryesisht në Shkup dhe në Hanet e Mavrovës (Mavrovi Hanovi) në Maqedoninë Perëndimore ku jetonte me gruan e tij franceze Daisy Roulôt. Një biografi në holandisht (Dronken van het leven) botuar kohët e fundit nga Hans Olink ka zbuluar se më 1 mars 1933, gjatë kohës së hartimit të romanit shqiptar, Den Doolaard vrau dashnorin e gruas, një oficer serb të këmbësorisë. Vrasja rrëfehet haptas në romanin e mëvonshëm, Samen is twee keer alleen, Amsterdam 1976 (Bashkë është dy here vetëm), por askush nuk kuptoi se baza e romanit ishte e vërtetë. Ndër vepra të tjera të Den Doolaard-it me frymëzim ballkanik janë: Quatre mois chez les comitadjis, Paris 1932 (Katër muaj me komitët); Oriënt Express, Amsterdam 1934 (Orient Ekspres), Van vrijheid en dood. Amsterdam 1935 (Mbi lirinë dhe vdekjen); De bruiloft der zeven zigeuners, Amsterdam 1939 (Dasma e shtatë ciganëve); Het land achter Gods rug, Amsterdam 1956 (Vendi prapa kurrizit të Zotit), dhe Joegoslavië: kaleidoscopisch reisland, Amsterdam 1956 (Jugosllavi vend udhëtimi kaleidoskop). Den Doolaard paralajmëroi herët për rrezikun e fashizmit në Evropë dhe u arratis në Angli gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë, u kthye në Jugosllavi, veçanërisht Maqedoni, e cila iu bë si vendlindja e dytë. Në maj të vitit 2006 në qytetin e Ohrit u ngrit një përmendore kushtuar atij. Vdiq në Hunderlo (Hoenderloo) pranë Arnhemit. Vetëm tetë fotografi kanë mbetur nga udhëtimi i Den Doolaard-it në Shqipëri. Jemi mirënjohës Zonjës Gerda Mulder e Muzeut holandez të Fotografisë (Nederlands Fotomuseum) në Roterdam, dhe Zonjës Branda Hedel-Spoelstra, të cilat mundësuan prezantimin e këtij koleksion.

http://www.albanianphotography.net/doolaard/#xl_shqip

Previous Post

Portulaca oleracea, ndryshe burdullat, një bimë e përdorur gjerësisht për vlerat ushqyese dhe kurative

Next Post

“Anmiku në shtëpi” nga Ernest Koliqi

Next Post

"Anmiku në shtëpi" nga Ernest Koliqi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj