Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Anna Franku, vajza që dëshmoi me shpirt të dlirë e penë të çiltër, fytyrën e vërtetë dhe mizore të holokaustit

March 12, 2024
in Kujtesë, Të përzgjedhurat
Anna Franku, vajza që dëshmoi me shpirt të dlirë e penë të çiltër, fytyrën e vërtetë dhe mizore të holokaustit
312
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Anna Franku ka hyrë në kujtesën e gjeneratave si vajza që pa me sytë e saj, përjetoj zemërplasur, jetoi shpirtdërrmuar dhe dëshmoi çiltërsisht, mizorinë naziste, veçmas barrën e asaj urrejtjeje trazimplotë që u shndërrua në një nga masakrat më të përbinshme që makina gjakatare e Adolf Hitleri ndërseu ndaj hebrejve nëpërmjet një politike antisemite që pikënisi me mohimi e të gjitha të drejtave dhe u finalizua me një nga barbaritë më të paprecedentat në historinë e luftës.

Ditari i Anna Frankut është një emblemë e rrëfimeve ngjethëse, një dritare e vogël prejnga ne pamë atë që u gërmush përbinshëm mbi një popull të pafajshëm, mbi një identitet që ngasi tërbimin e një paranojaku të etur për gjak dhe vdekje.

Anna Franku i bëri një shërbim të madh, përmes ditarit të saj, jo vetëm kujtimit të brezit të fëmijëve që patën fatin tragjik të përfundonin në kampet e përqendrimit, por edhe edukimit të brezave të tërë. E kush më mirë se sa zemra e saj e dlirë mund të lexonte më qartë atë që ndodhte përtej telave me gjëmba. E kush më pafajshëm se sa ajo mund të përshkruante një nga padrejtësitë më të rënda që historia moderne njihte.

Anna Franku u lind më 12 qershor 1929 në Frankfurt. Vajza gjermano-hebreje që në moshën katër vjeç e gjysëm jetoi në amstërdam. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore dhe më 1940 Gjermania pushtoi Holandën, kohë kur filloi të aplikohej ligje anti-hebrenje, babai i saj, i frikësuar për familjen, bisedoi me disa persona më të cilët bashkëpunonte me një biznes që ai kishte, që ta vazhdonte biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana mori si dhuratë një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj “Kiti” dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një deshirë të madhe që të bëhej shkrimtare.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se ç’ka ndodhi, pas dy vjet e gjysmë të fshehur, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Anna filloi ta dashuronte nje djalosh me emrin Peter,ata filluan ta donin njeri-tjetrin por pas disa koheve dikush nga shoket e Peterit i foli keq Peterit për Annën dhe që nga ajo ditë ata nuk u takuan më. Anna pati gjithashtu edhe një kontradiktë me të mëmën, por marrëdhënia e tyre i’u rikthe normalitetit.

Miep Gies mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Annës bashkë me një novelë, të cilën e filloi ta shkruante dhe e fshehu në një vend të sigurt, pasi shpresonte se ajo do të kthehej ta merrte pas përfundimit të luftës. Por fati i keq i dha të tjera rrjedhoja zhvillimit të ngjarjeve. Vdekja nuk kurseu fillimisht të ëmën e Annës, të motrën që vuante nga një sëmundje dhe e fundit ishte vetë Anna që nuk mbijetoi.

Otto Frank, babai i Anës, si i vetmi i shpëtuar, me sugjerimin e disa miqve të tij, lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin “shtepia e Anna Frankut”, ku tubohet rinia në emër të paqes.

Fundi fatkeq i Anës, më 12 mars të vitit 1945, ishte ai i 6 milionë hebrenjve.

Tags: Albert VatajAnna FrankuAntisemitizmiHebreHitleriHolokaustKampetLuftaNazisteVrasjet
Previous Post

Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese, shpirti i dritur i ngjyrave dhe përjetimeve

Next Post

Dorështrëngimi, origjina dhe domethënia e një përshëndetje universale shumë të lashtë

Next Post

Dorështrëngimi, origjina dhe domethënia e një përshëndetje universale shumë të lashtë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj