Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Gënjeshtrat që gratë ua thonë burrave të tyre dhe rreziku që kanos përbetimet për besnikëri

April 1, 2016
in A e dini se?
74
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nuk ka dashuri apo marrëdhënie e cila të mos jetë e ngritur mbi një taban dehës përbetimesh, për dashuri të përjetshme, marrëdhënie të sinqertë, besnikëri, etj…, etj…,. Sikurse nuk ka fodullëk më të madh dhe maskë më të shëmtuar që u duhet të mbajnë partnerët me shpresën se gjithçka mund të vij duke ndryshuar pozitivisht me kohën, me shpresën se gënjeshtra nuk është ajo që i ka këmbët e shkurtra, por besimi se gjithnjë ajo mund të shëbejë si një urë lëkundëse për të të hedhur në anën tjetër. Gënjeshtra është një ves me të cilin njeriu ka bashkëjetuar në një harmoni gati të pashpjegueshme. Gratë, por jo më pak edhe burrat kanë gjetur tek gënjeshtra fushëbetejën e aventurës, të ndaluarën, emocionin shpërthyes që sjell vetëm e kundërta. Të gjithë gënjejmë sepse kështu bëjnë të gjithë, por kur vjen puna për të paguar, secili paguan nga xhepi i tij.

Gënjeshtra që ne kësohere trajtojmë ka si personazh femrën, atë që është e përzgjedhura e fatit dhe stimuluara biologjikisht, atë që ka dëshmuar se gënjeshtrën e ka si një prej akteve më virtuoze, si natyrë të saj të dytë. Ajo me të mbrohet, më të promovohet, prej saj ka arritur të marrë më të shijshmet frute të pemës së fatit. Gënjeshtrat tek gratë janë të larmishme dhe befasuese, si vetë natyra e tyre, gjithnjë e paparashikueshme, surprizuese. Që nga dëshira për t’u dukur kursimtare, te modestia e pritjes së dhuratave apo rrëfimet për partnerët e mëparshëm, femrat kanë të fshehtat e tyre që i mbrojnë me gënjeshtra të bardha dhe nga fundet fatale.

Historia e kërkimit në internet nuk është i vetmi sekret i vogël që ndani mes jush. Në një studim të Universitetit A&M të Teksasit, femrat kanë pranuar se i thonë të pavërteta partnerit të tyre në një të tretën e kohës. Kjo mund të thotë se personi me të cilin keni shkëmbyer betimet, ju thotë gjëra që nuk janë të sinqerta. Ndodh që ndonjëherë gënjeshtrat “e bardha” të shërbejnë më shumë se e vërteta.

Pandershmëria e një gruaje mund të vijë prej mungesës së sinqeritetit apo prej përpjekjes për të kënaqur bashkëshortin. E vërteta është se askush nuk do të ndajë një shtrat me një “Pinoke”.

  1. “Ky fustan ishte me ulje.”

Nuk ishte. Në mendjen e gruas suaj kursimi i parave në raste të veçanta, mund të reduktojë shanset e një grindjeje për buxhetin e familjes. Ky stil i uljes së çmimit u mësohet vajzave prej nënave të tyre, ndaj ato asnjëherë nuk e thonë çmimin e vërtetë të një artikulli që kanë blerë. Të shqetësuara se burrat do t’i gjykojnë në bazë të zakoneve të shpenzimit të parave, gratë hiqen sa më kursimtare që të munden.

  1. “Ti ke organin më të madh që kam parë.”

Shkencëtarët e quajnë këtë gënjeshtër altruiste, një kompliment i pavërtetë, i projektuar për të mbrojtur bashkëshortët prej turpit. Shumica e femrave kanë një ish të dashur që e ka pasur më të madh. Megjithatë, gratë zgjedhin t’ua bëjnë qejfin partnerëve të tyre me këtë gënjeshtër, për të mos shkatërruar egon e tyre.

  1. “Kam fjetur vetëm me dy meshkuj.”

E pakta dy. Studimet tregojnë se shumica e femrave priren ta ulin numrin e partnerëve që kanë pasur në të shkuarën, e kundërta ndodh me meshkujt, që priren ta rrisin këtë numër. Kjo është një praktikë e njohur te gratë që kanë vendosur ta sistemojnë jetën me një partner. Në mendjen e femrave janë shumë raste përjashtimore, të cilat nuk llogariten, sepse mund të ketë zgjatur pak, mund të ketë qenë e dehur, mund të mos e ketë parë më atë djalë dhe të tjera si këto.

  1. “Nuk dua asgjë në përvjetorin tonë.”

Mos e merrni për të mirëqenë këtë frazë dhe bëjini gruas suaj një dhuratë të bukur. Në rastin e “Nuk dua asgjë në përvjetorin tonë”, ajo thjesht po përpiqet të thotë atë që ju doni të dëgjoni. Përkthimi i frazës është: nuk e di çfarë dua, por ti bën mirë të gjesh diçka që do të më pëlqejë shumë. Bashkëshortet duan që partnerët e tyre t’ia lexojnë mendjen.

  1. “Nuk i dua fëmijët tani shpejt.”

Mendojeni përsëri. Ndoshta ajo mund të mos kërkojë me patjetër të mbetet shtatzënë, por në trurin e saj është një orë që numëron mbrapsht. Femrat e dinë që meshkujt nuk duan të nguten, sidomos në rastin e lindjes së fëmijëve, ndaj nuk e shfaqin dëshirën e tyre. Brenda një femre ka gjithnjë një dëshirë të madhe për të pasur një fëmijë dhe për të provuar ndjesinë e bukur të të qenët nënë. Mendohuni rreth kësaj çështjeje.

  1. “S’i kam problem mbrëmjet kur luan me shokët.”

Jo gjithmonë. Mbrëmja juaj me shokët mund t’i japë asaj mundësinë të bëjë aktivitetet që dëshiron apo të qetësohet, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëni çdo fundjavë. Është në natyrën femërore të dojë një partner që është i përkushtuar dhe jo neglizhent. Për më tepër, gratë dëshirojnë ta kenë bashkëshortin përreth tyre. Problemi është se femrat e dinë sesa e çmojnë meshkujt lirinë dhe për këtë arsye hiqen sikur nuk e kanë problem kur ata kërkojnë pushim prej përgjegjësive të tyre.

  1. “Nuk do të ndryshoja asgjë te ti.”

Sigurisht që do të ndryshonte. Nëse gruaja juaj do të mund të kishte një xhind që plotëson dëshirat, do t’ju bënte të mos e njihnit veten. Por xhindet nuk ekzistojnë, ju ekzistoni, për rrjedhojë ajo ju ka pranuar kështu siç jeni, deri në çastin që të gjejë mundësinë t’ju ndryshojë. Megjithatë, ajo zgjedh të mos flasë dhe ta lërë marrëdhënien të rrjedhë e lumtur.

Previous Post

Psikologu suedez Bo Sjöberg tregon se si ta kuptosh dikë që po të gënjen dhe pse gënjejmë zakonisht?

Next Post

Otto von Bismarck, ati i një perandorie të madhe dhe gjeniu i diplomacisë

Next Post

Otto von Bismarck, ati i një perandorie të madhe dhe gjeniu i diplomacisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj