Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

“Mjerimi s’don mëshirë, por don veç të drejtë”, fatkeqi do mundësi të ndeshet, jo zë të ankohet

June 6, 2019
in Forum, Të përzgjedhurat

Rosela Gjylbegu, duke kenduar gjate nje takimi qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zhvilloi me gra dhe te reja ne qytetin e Durresit, me rastin e antaresimit te Shqiperise ne NATO, organizuar ne pallatin e Sportit Ramazan Njala. Credits by: LSA / ADNAN BECI Category: Kulture Date: E Merkure, 08 Prill 2009

157
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ky varg i gjëmimshëm vazhdon të godasë plot pezëm e tërsëllëm ndërgjegjen e topitur të qytetërimit, të tashmen apatike të shpirtrave të drobitur nga dhembshuria dhe virtuoziteti mizor i mjeshtrave të së keqes.

Mëshira, bujaria, altruizmi, zemërbardhësisë; nga gjeste humanitare kanë marrë atributet e spektaklit tragjik. Individë, grupe dhe emisione televizive po pasurojnë deri në më të pështirën manifestim, butaforinë e bamirësisë dhe spektaklin e turpit. Po lind kështu shteti i mizerjes, shteti i së drejtës për ta ndjerë privilegj fatin e keq të të qenit i varfër.

Situata ka qenë dhe vijon të bëhet gjithnjë e më kritike. Në sytë që nuk shohin dhe veshët që nuk dëgjojnë; hekakeqe, e molisur, e verdhemtë dhe e shëmtuar, shpërfaq fytyrën e vet skamja, rreket t’i jepet rrokaqiejve të një britme të thekshme ankimi. Politika herë zgjedh të bëjë atin zemërdhembshur e nënën vetëmohuese, herë mjeshtrin e manipulimit dhe propagandës, por pa mundur dot të zgjedhë atë për të cilën obligohet; të dëshmojë dorën e plotpushtetshme dhe forcën e shtetbërjes dhe dalëzotjes së sovranit, të transformimit të territ në dritë, të mëshirës në drejtësi, të bujarisë në mundësi.

Njerëzit bujarë kanë hapur zemrat, duke i bërë vend përmes bujarisë, tragjikes së shumë individë në nevojë. Një makineri mëshire gjëmon si një përbindësh alarmi, qyteteve, fshatrave, rrugëve, jetëve të njerëzve, të cilët rënkojnë. Fryma e së keqes së mjerimit bëhet padashur një “trend”. Një dorë që shtrihet të japë ndihmë, por pa dashur ajo vret tek ata çdo vullnet dhe forcë për të sfiduar, për t’i bërë ballë vështirësive të jetës, të cilat janë jo më pak të mëshirshme për të gjithë, edhe për ata që nuk kanë zë të klithin, nuk kanë forcë të zvarriten, por kanë zgjedhur të ndeshen dhëmb për dhëmb me fatin e tyre të keq.

Nuk më shqitet nga mëndja dëshmia plot trishtim e dhimbje e një kolegeje, e cila kujton me pikëllim dhe mirënjohje çastin e ndarjes përgjithmonë me të atin, të cilit ditë më vonë i gjeti në xhepin e xhaketës një copë presh, me të cilën ai shuante urinë për të mos privuar asnjë nga fëmijët e tij që të shkollohen. Babai im, sa mbaj mend, kurrë nuk e përfundoi racionin e bukës që nëna i jepte me vete, për ta bashkëndarë atë me ne kur ai kthehej nga puna.

Jo fort vite të largëta në përballje me shanset e Tiranës, për muaj të tërë më është dashur të fle në karrige dhe të ushqehem një herë në ditë dhe nuk pata kohë t’i ankohem as atij që më detyrohej, as fatit që po sillej kaq pamëshirshëm me mua, por nuk harrova asnjëherë t’i isha mirënjohës mundësisë dhe shansit për të përmbushur një ëndërr. Kam njohur gra të braktisura që shitën gjakun e trupit për të mbajtur fëmijët. Kam parë njerëz duke ngrënë gjethe dhe rrënjë bimësh për të mbajtur shpirtin gjallë dhe askush nuk u kujtua për ta, askush nuk e dëgjoi zërin britës të tyre, askush nuk pati mëshirë. Të gjithë ia dolën vetë. Zgjodhën të ndeshen dhe fituan.

Mjerimi ka kafshatë të hidhur, por mëshira ka shije të helmët dhe jo çdo helm është ilaç. Mëshira, aq lart sa e ngre shpirtin e një bujarie, aq thellë e gropos sublimen e humanitetit dhe të drejtën e çdo krijese për t’iu nënshtruar ligjeve të vetë natyrës. Naiviteti i së drejtës për të valëvitur flamujt humanizmit mbi gërmadhat e keqqeverisjeve dhe abuzimeve nuk përligj fudullëkun e atributeve të të bërit Zotin në një realitet ku pakkush beson dhe pakkujt i pranohet përulja.

Edhe teoricienët do ta kenë tepër të vështirë të kuptojnë se ç’po ndodh në të të vërtetë, por ajo që vërehet dhe rreket të kërkojë njohje të gjithëpranuar është krijimi i një rendi të ri social.

Kjo përmbysje, kjo kapriço e nevojës sonë për protagonizëm dhe nënshtrim kërkon të nënshkruajë fundin e vetë filozofisë së ekzistencës, duke shkurorëzuar nga miti vetë Sizifin. Ligjësia e pamëshirshme e natyrës po zmbrapset përpara kësaj armate histerike humanistësh dhe këtij vullneti kokëprerë bamirësie. E drejta për të shpresuar është një e drejtë për të besuar në diçka të lartë, në diçka të ndritshme. Forcat dhe energjitë përtëritëse po zhbëjnë çdo kushtrim dhe varrosin çdo vullnet që gëlon në themelet e vetë qenies, në sublimen e vetë jetës.

Mjeshtri të manipulimit, matrapazë dhe dallaveraxhinj, engjëj të baltosur të banalitetit po rreshtohen në këtë marsh “funebër”. Ngado po dëgjohen gjithnjë e më fuqishëm kambanat “morte” të fateve në udhëkryq. Asnjë zë i kurajës, përpjekjes dhe ngadhënjimit nuk mbërrin deri në dëgjesën e atyre forcave nxitëse, atyre energjive shtytëse, të cilat janë e vetmja shpresë, i vetmi shpëtim, e vetmja rrugëzgjidhje, i vetmi sensibilitet social.

Sy të përlotur, buzë që dridhen dhe përgjërime mjeruese, luajnë fatin e pafat në një skenë ku ngjiten dhe zbresin radhë-radhë fatkeqësi tragjike. Mëshira na thërret në këtë skenë pjesën më të brishtë të shpirtit tonë të drobitur nga pikëllimi dhe keqardhja. Të gjithë shtrijmë duart, duke nxjerrë njëri-tjetrin nga gropat ku kemi rënë. Të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës në këtë lojë makabre të realitetit. Të gjithë jemi vrasës dhe viktima në këtë skenë fatesh tragjike. Të gjithëve na dhemb ky kafshim dhe na çjerr kjo gërvishtje, na djeg ky lot e na dërmon kjo dihamë. Të gjithë jemi mjeran në këtë skenë që në mënyrë pompoze tregon varfërinë si plagën e betejës dhe krenohet me skamjen, siç kërkon që një medaljon t’i varim në qafën që i jepet dorzanë mëshirës.

Deri kur do të vajtojë ky shpirt i drobitur nga fati i keq? Kjo dorë që zgjatet e ky zë që lëngon, ende do të kërkojë mëshirës t’i bëjë vend në kthinën e terrtë, plot lagështi dhe kudërbuar nga era myk, ku struket keqardhja.

Jo…

Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejtë!

Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,

t’cilt n’mnyrë pompoze porsi farisejt

i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak

tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

 

 

 

Sepse..

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme

n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.

Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme

ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

E keqja që duhet luftuar, me çdo mjet e çdo çmim nuk është mjerimi dhe varfëria, por ajo bushtër e përdalë dhe ajo placentë e ndytë, që ngjiz dhe nxjerr në jetë tragjizmin, si të vetmen pjellë që meriton t’i gëzohet jetës.

Botë e mëshirës dhe sadakas’, e përulësisë dhe përkushtimit… një ditë nuk do të ketë më shpirt të ushqejë këtë përbindësh që sa vjen e gllabëron, ha dhe përpin gjithçka si një shtjellë terri. Atë ditë varfëria nuk do të shtrijë më dorën për mëshirë. Ajo që deri dje mjerimit iu dha si lëmoshë, si bujari, si bamirësi, si zemërbardhësi, do të duhet t’i jepet si detyrim. Mëshira do të vazhdojë të japë, por tashmë, jo, sepse e thërret në këtë solemnitet hyjshëm një vullnet i përkorë, por sepse e vë nënë zgjedhë vargonjtë që ka farkëtuar vetë ajo.

Tags: Albert VatajMediaMjerimiPropogandaShtypiSkamjaTelevizioniVarferia
Previous Post

Karl Gustav Jung, themeluesi i psikologjisë analitike, ai që “muret ndarës” i pati të tejdukshëm

Next Post

Disa fakte interesante për pemën e ullirit, frutin e tij çudibërës që erdhën në botë si një simboliz me njeriun

Next Post

Disa fakte interesante për pemën e ullirit, frutin e tij çudibërës që erdhën në botë si një simboliz me njeriun

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj