Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Kumt idilik për bukurinë e femrës dhe lules, kësaj magjepsje ëndjesh rrapëllitëse

March 31, 2016
in Persiatje, Të përzgjedhurat
87
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ti je si një lele, i tha dhe buza ju dridh. U ndi n’faj. Rrxoi syt përdhe, thue se kishte pranue me korit vedin n’andjen dhe padurimin për me i than njato fjal qi kishte kohë qi i përtypte nëpër mendime. Edhe ajo, krejt fn’flak ishte ndez, ban be se i kishin hedh mbi njat hir nji perde t’ngjyme n’nji perëndim pranvere. Kjo bukuri, kjo puhizë e lehtë që fërgëllon nën cohën e hollë të shkëndijave të dritës është depërtuese si ajo ndjesi qi rradhëherë shpërthen prenda një kurmi si një yll, si një inkandeshencë që është e mbarsur më ëndje dëshirimesh të epshme.

Lulet dhe femra, një kërshëri e ushqyr me kaq ëmbëlsim e bukuri, një adhurim i dengur prej kaq pasionesh shkulmuese, një lojë kaq ngasëse dhe një betejë e kacafytjesh titanike, një puhizë që tretet me asgjënë e josh gjithsinë.

Dehëse, si ngulmi i një ngasje idilike pasionesh. E bukur, magjepsëse deri në dhimbje. Delikate dhe përplot ngulm joshës.

Asnjë spektakël i natyrës, asnjë përkujdesje forcash të epërme, kurrnji energji transformimesh, nuk mëton një shfaqje kaq të shkëlqyr dhe adhuruese, se sa bukuria e femrës dhe lules.

Me një numër të kufizuar notash; tela të tendosur si vërshime të potërshme gjaku, kur zemra flakërin në dëshirën e zjarrit;

gishta që ngasin me erën, t’u bien këtyre telave, të ladrojnë me këto taste siç bën flladi me fijet e barit dhe profilet e kurmeve;

mëkojnë atë melodi, gërmëzojnë drojshëm fjalë që bien si fruta të pjekur prej buzëve që dridhen;

pëshpërisin dhe hukasin në vesh, si grimca joshëse që gurgullojnë nëpër gjokse të kreshpëruara e turravrapen nëpër cohën e hollë të lëkurës që skuqet e trucen në harbimin e një kafshe me uri prehistorike.

Është çasti i një përjetimi, i shprehjes më të pafajshme të një mëkatimi, është lindja e një ylli që shkëlqen si vesa në petalen e një luleje, si loti nën qerpik.

Janë në ëndjen tonë të harbuar këto bukuri, si nevoja me e epërme e manifestimit të admirimit dhe mirënjohjes së përkorë që ne i detyrohemi jetës.

Dashurohemi marrëzisht dhe gjithçka e përsosur lëvrin nën shpërthimit ndritës të këtij përjetimi.

Një çast sa një shkelje syri, është gjithësia që na përpin në epshin e kësaj bukurie, ngasëse dhe vrasëse, këtij hiri joshës dhe trandës, këtij kumtimi dëshirues dhe zemërthyes.

Jeto si një rreze dielli e jepi gjithçka që zemra jote dëshiron kësaj luleje, ledhatoje me çdo pikë djerse dhe loti gonxhen e mëngjeseve dhe petalen e mbrëmjes.

Jeto me të bukurën e dëshirimeve dhe jeton me hiret e adhurimeve.

#DHE… TI SHPIRT QE FATI TE KA ZGJEDHUR TE JETOSH MREKULLINE NE ÇDO GJE DHE TA JETESOSH NE ÇDO ÇAST

Kurrë në ëndjen tënde nuk do të mungojë bukuria e asaj lule që ujtis sytë e tu dhe të hov një energji përtëritëse që gufon së brendshmi.

Kurrë nuk do të shuhet ajo aromë që deh ëndjen tënde, e s’do të vyshket asnjë herë ajo petale, lule do të çel gjithnjë dëshirimi yt në epjen tokësore të kurmit.

Ti je një lule, e dashur, dhe lulja është një dëshirim i bukurisë së përgjithmonshme.

Unë jam një çast përjetimi tokësor, një shkrepëtimë yjësie që rrëzohet nga thellësia e territ të universit e bulon në gishtat e mi si një prekje që zbret në petalet e kurmit tënd si një gjurmë drite. Shkëlqe në sytë e ëndshëm të një zemre, ti bukuri që vjen në jetë me lulen, hyjnizohesh me femrën dhe meriton përjetësinë prej adhurimit.

Albert Vataj

Tags: EsseFlora dhe faunaImpresionNatyraPoeziProze
Previous Post

Pero, “Mirëbërësja Romane” simboli i sakrificës së bijës që shpëton jetën të atit duke e ushqyer me gji

Next Post

“Të mëkatosh” duke shijuar një mrekulli të pafajshme… duke i marrë erë luleve dhe përjetuar shndërrimin

Next Post

"Të mëkatosh" duke shijuar një mrekulli të pafajshme... duke i marrë erë luleve dhe përjetuar shndërrimin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj