Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Kur na ndodh të dëshpërohemi dhe të humbim besimit në gjërat që i jepemi me mish e me shpirt

April 29, 2020
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Kur na ndodh të dëshpërohemi dhe të humbim besimit në gjërat që i jepemi me mish e me shpirt
132
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Po më fliste një ditë një mik, për rënien në një gjendje serioze humbje të besimit, zhvleftësim të gjërave që shkruan dhe mungëse e shtuar e etjes për lexim. Kam nisur të lodhem, shtoi ai duke vizatuar në fytyrë një portret të ngurtësuar në një shikim të gozhduar në një një pikë të vdekur. Sa herë po mendoj t’i braktis të gjitha dhe të bëj jetën e një njeriu të zakonshëm. Nuk mundem, them, dhe përsëri e gjej veten duke lexuar apo duke shkruar. Mori frymë thellë sikur u çlirua nga një barrë e rëndë që po e zinte përfundi, dhe duke më hedhur një vështrim të ngulmët, më pyeti, po ju mik, jeni gjendur ndonjë herë në momente të tilla.
Qesha ashtu shkujdesur dhe i’a ktheva: Shpesh… gjithnjë e më shpesh.
Fytyra i’u çil sikur një dritë e beftë i lau të tërën së brendshmi.
Duke vijuar, shtova:

– E gjithë jeta mes letrave dhe fjalëve, mendimeve dhe përjetimeve, përfytyrimit dhe përfshirjes më ka kaluar nëpër këtë terren të ashpër. Aq sa mendoj se këto zhgënjime, këto rrëzime, vërtetë na japin plasaritje në zemër, na i gjakosin gjunjët, grisemi dhe çirremi. E pse? Për të dalë sërish aty ku ajo vetvete e krisur të pret, si kurthet pren e vet.
Kjo është normale miku im. Do të shqetësohesha nëse nuk do të ishe kështu sa rrëfyet. Si për të dashur ta bind, vijova:
– Vetvetja shpesh më kredh në një gjendje dëshpëruese, apatie, humbjes së besimit dhe shtërrim grryes në interesimin e gjërave që më kanë dhënë më pak se sa më kanë marrë, e megjithatë gjithnjë e gjej veten duke i blatuar kësaj perëndie gjithçka që kam.
Mes asaj që përpiqem të jem dhe asaj që dëshiroj me gjithë shpirt, shtrihet një hendek kaq i madh, teposhtë saj thellon një gropë nga ku dëgjohen vetëm thirrje terri dhe hukam të acarta. Është ky moment kur besimi më lëshon nga krahët e tij, përdhunshëm, siç i’a shkul shkëmbit era rrënjët e një peme shumëvjeçare.
Sado që përpiqem të qëndroj pas shpresimeve të rrejshme e një vullneti që ngulmueshëm më mban për të mos më lënë të bie, përsëri ndihem ashtu si një objekt në rënie të lirë.
Më bëhej se çdo ditë e më shumë nisja të humbisja cakun që më mban larg këtij honi, që më grishte me boshin dhe jehonën e vet. Kisha humbur besimin te gjërat që bëj, dhe ato me të cilat merrem. Më dukej aq të zbrazëta këto përpjekje dhe aq koti këto arritje, sa gjithnjë e më shumë po e shihja si të mundshme rishikimin e marrëdhënieve me lirinë, më kotin e të bërit të gjërave dhe përjetimit të tyre. Më duket se gjithçka më zbraz. Njerëzit, ata, janë kaq të lumtur në kotin e tyre dhe unë kaq shumë vuaj në boshin tim. Gjithë kjo rrugë, gjithë ajo përpjekje… gjithnjë e më shumë më flihet.
Ngado më rrethojnë libra me nënvizime dhe shënime, blloqe të mbushur me copëza krijimesh më vështrojnë ashtu mospërfillës. Gjërat që kam shkruar ma neverisin, shpesh i grisi, i djeg, në rastin më të mirë i flak diku në një skutë. Ka prej tyre që thjeshtë nuk dua t’u kthehem. Janë pa vlerë dhe humbje kohe. Ndihem në turp, ashtu si i zënën në faj, për kohën që kam shpenzuar që t’i jetësoj në fjalë, përfytyrime e përjetime, që më kanë thirrur në joshje. Shpesh, ndihem gjithnjë e më i huaj në mbretërinë time të shpirtërores të përbërë prej librash, librash, raftesh, raftesh… dhe maceve. Shkruaj, shkruaj, lexoj, lexoj, meditoj dhe merrem me diçka tjetër që merr nga koha ime. Dita nuk ndryshon nga nata. E sotmja, është identik me të djehmen, me përjashtim të ndonjë zënke koti me bashkëshorten dhe ndonjë shkaje me tim bir. Iki dhe kthehem te të njëjtat gjëra, te e njëjta kohë që merr nga unë dhe unë i marr prej saj.
Dëshpërohem dhe vuaj, diçka prej pamundësie më kafshon dhe iluzionet më faniten si zjarret apokaliptike që kërcënojnë çdo moment perandorinë time prej fjalësh dhe letre. Askush nuk guxon t’i afrohet vetmis time. Ikja e gjërave, e kohës kryesisht, më dhëmb më shumë edhe se frika e vdekjes që më përndjek si një qoftlarg që ngulmon të më gjunjëzojë.
E megjithatë kjo është jeta ime, ajo që besoj dhe për të cilën kam sakrifikuar gjithçka, miku im. Dhe kjo më mjafton që unë të ndihem i lumtur, në një lumturi krejt e ndryshtë nga ato që i sheh drita llamburitëse e boshit dhe mbështjell atmosfera e hareshme e shtirjes dhe fallsitetit.
Ne duhet të pranojmë se i përkasim asaj lënde që është krijuar për të përballuar trysninë, peshën dhe hapsirën, për ta parë zjarrin si shndërrim dhe hirin si thelbi i gjithçkasë që rivjen për të rinisur.
Miku im, unë nuk i’a lejoj vetes të të jap këshilla apo të të sygjeroj rrugdalje nga bataku ku na hedh shpesh zhgënjimi, humbja e shpresës dhe zhvleftësimi në asgjë, të gjithçkaje që ne bëjmë, që është e vetmja gjë që na bën të besojmë.

Tags: Albert VatajBesimiDepresioniKrjuesiShkrimtarivetmiaZhgenjimi
Previous Post

Kur regjisori i famshëm, Alfred Hiçkok u përfshi në filmat propagandistik të kohës së Luftës së Dytë Botërore

Next Post

Cili është krimi i dashurisë?! Fajet dhe gabimet që nuk mund t’ia fshehim vetes

Next Post

Cili është krimi i dashurisë?! Fajet dhe gabimet që nuk mund t'ia fshehim vetes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj