Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Elena Ferrante: Një “shoqe” është më e rrallë se dashuria e vërtetë

April 13, 2019
in Forum
36
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ndoshta ka ardhur koha të pranojmë se një shok i keq, një shok tek i cili nuk mund të mbështetesh, s’duhet quajtur fare shok. Herë pas here më është thënë, nga gra që njoh, se unë qënkam një shoqe e mirë. Kënaqem, por nuk e kam guximin ta them vetë këtë. Në përgjithësi, kam tendencën të mos i shtoj mbiemra fjalës “shok”, ose përcaktorë që i referohen hierarkisë së ndjenjave dhe besueshmërisë. Më duken të pakuptimta. Unë nuk do të thoja kurrë, për shembull, “ajo është shoqa ime e ngushtë”, sepse nga kjo do të nxirrja përfundimin se kam edhe shokë që i pëlqej më pak, të tjerë që nuk i besoj aq shumë, të tjerë që i ndjej më pak të afërt. Dhe në qoftë se do ta bëja këtë, vetvetiu do më lindte pyetja: pse e konsideroj veten shoqe me këtë grua? Pse i konsideroj ata shokët e mi? Fjala “mik”, në prani të hierarkive të këtij lloji, nuk është e përshtatshme. Ndoshta duhet të pranojmë se një mik i keq, një mik i pasigurt, nuk është mik. Ndoshta, për të qenë i qartë, edhe nëse është e dhimbshme, duhet të mësojmë të mos themi “një mike”, por “një grua me të cilën kaloj kohë ose kam kaluar kohë”. Problemi është se ne na ngushëllon ideja që kemi shumë miq. Kjo na bën të ndihemi më popullor, të dashur, më pak të vetmuar. Për këtë arsye ne preferojmë të përshkruajmë si “miq” gra me të cilat kemi pak ose aspak të përbashkëta, por me të cilat, nëse është e nevojshme, plotësojmë një zbrazëti: kalojmë një pasdite në një kafene, pimë një gotë verë, asgjë në veçanti. Asnjëherë mos u shqetësoni nëse më vonë, në rastin e parë që ju jepet, i quani ato thashethemexhie, gjarpërinj, të tharta, tepër të ndjeshme. Fakti është se një mike është aq e rrallë sa një dashuri e vërtetë. Fjala italiane për “miqësinë”, amicizia, ka të njëjtën rrënjë si folja “të dua”, amare, dhe një marrëdhënie midis miqve ka pasurinë, kompleksitetin, kontradiktat, mospërputhjet e dashurisë. Mund të them, pa frikën e ekzagjerimit, se dashuria për një shoqe, gjithmonë ka qenë një marrëdhënie shumë e ngjashme me dashurinë për njeriun më të rëndësishëm në jetën time. Ku është dallimi? Marrëdheniet seksuale. Dhe nuk është një ndryshim i vogël. Miqësia nuk vihet vazhdimisht në rrezik nga praktikat seksuale, nga sa rrezik ka në përzierjen e ndjenjave kryelarta dhe presioni i trupave për të dhënë dhe për t’u marrë kënaqësi. Është e vërtetë se sot, nga ajo që unë mund të shoh, miqësia seksuale është gjithnjë e më e përhapur (në italisht, ndonjëherë kam dëgjuar termin trombamiko me zemër të zjarrtë, ose “mik me përfitime”). Por është një lojë që kërkon të mbajë në gjirin e saj njëkohësisht: edhe fuqinë e përhapur të dashurisë, edhe ritin e seksit të pastër. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për njëfarë kohe, ne i besojmë njëri-tjetrit më tepër se të huajve, shkojmë në një bar, një restorant, të shohim një film, kemi marrëdhënie seksuale. Por unë ende nuk do të thoja se seksi është normal midis miqve. Ashtu si dashuritë e mëdha janë të rralla, nga ana tjetër, miq të shumtë dhe të mirë janë të rrallë. Ndërkohë, të njohurit me të cilët ne mund, herë pas here, të përfundojmë në shtrat janë të shumtë gjithashtu.
/The Guardian/-Bota.al

Tags: Elena Ferrante
Previous Post

Samuel Beket, predikuesi i absurdit si formë çlirimi i njeriut nga plogështia dhe boshi

Next Post

Günter Grass, SS-si dhe “heretiku” që ngadhnjeu me Nobel në letërsi, dhe tre arsyet se pse pranohet me rezervë nga gjermanët

Next Post

Günter Grass, SS-si dhe "heretiku" që ngadhnjeu me Nobel në letërsi, dhe tre arsyet se pse pranohet me rezervë nga gjermanët

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj