Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

E premte 3 prill, viti 33, dita e saktë e kryqëzimit dhe vdekjes së Jezusit të Nazaretit

April 3, 2019
in Histori, Slider
926
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Bazat historike të pararendura nga faktet biblike, që vërtetojnë ditën, datën dhe vitin e saktë të kryqëzimit të Jezusit të Nazaretit, janë të pamjaftueshme dhe të diskutueshme, por vullneti i mirë arrin t’i gjejë mjetet për të konkluduar në një përfundim, i cili mund të jetë i hapur për debat, por i kalkuluar saktë në argumenta që janë kokëforta dhe bindëse… për ata që besojnë.
Janë kryer disa kërkime dhe shumë të interesuar kanë ofruar predispozitën e tyre pozitive për të dhënë një kontribut të vlertë në këtë përcaktim, por dy hulumtime të veçanta të bazuara në fenomene, të cilat shoqëruan vdekjen e Jezu Krishtit, janë më bindës. Një studim është mbështetur në eklipsin dhe tjetër në tërmetin. Që të dy këto shoshitje arrijnë në një përfundim të përbashkë se: Dita, data dhe viti i saktë e kryqëzimit dhe vdekjes së Jezu Krishtit është e premte, 3 prilli i vitit 33. Por ka edhe përkime të tjera që ballafaqohen konkurues në betejën e fakteve.

DATA E KRYQËZIMIT TË JEZUSIT BAZUAR NË EKLIPSIN E DIELLIT.

Colin Humphreys dhe Graeme Waddington, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit (Angli), besojnë se kanë përcaktuar datën e saktë të vdekjes së Jezu Krishtit. Duke u bazuar në Bibël dhe burimet romake, ata e dinin se kryqëzimi i Jezusit ka ndodhur në një të premte të muajit hebre Nisan, përpara Pashkës së Judenjve, midis viteve 26 dhe 36 pas Krishtit, dmth në periudhën kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë.

Për të marrë më shumë informacion, ata rindërtuan kalendarin hebre dhe përmes një procesi të eliminimit duke u bazuar në referencat hebraike, Biblike dhe romake, arritën që të marrin si rezultat dy data të mundshme: 7 prill 30 dhe 3 prill 33. Gjithashtu duke u bazuar në faktin se në ditën e kryqëzimit siç pohon Libri i Veprave të Apostujve, hëna është parë me një ngjyrë të kuqe gjaku, e cila tregon një eklips. Duke llogaritur datat e eklipseve hënore të dukshme në Jeruzalem, shkencëtarët kanë formuluar teorinë se Jezu Krishti vdiq ditën e premte, në 3 prill të vitit 33.

DATA E KRYQËZIMIT BAZUAR NË TËRMETIN.

Shkencëtarët kanë konfirmuar tërmetin e madh në ditën e kryqëzimit të Jezusit i përshkruar në Ungjillin e Mateut. Historia sizmike e Detit të Vdekur ka zbuluar ditën në të cilën është kryqëzuar Jezusi i Nazaretit. Sipas Ungjillit të Mateu ditën e kryqëzimit të Tij ra një tërmet i madh prandaj gjeologët amerikanë dhe gjermanë analizuan historinë sizmike të vendit ku vdiq Jezusi. Hulumtimi i kryer në zonën e Detit të Vdekur dha si datën e saktë kur Jezusi vdiq në kryq, ditën e premte, 3 prill i vitit 33, siç boton e përditshmja ABC.es.

http://www.metmuseum.org/art/collection/search/437172

Studimi është publikuar në “International Geology Revieë (Rishikim Gjeologjik Ndërkombëtar)”. Sipas hulumtimit gjeologu Jeffeson Williams i “Supersonic Geophysical” dhe kolegët Markus Schëab dhe Achim Brauer të “Qendrës Kërkimore Gjermane të Gjeoshkencës” analizuan nëntokën e plazhit “Ein Gedi”, dhe aktivitetin sizmik në brigjet perëndimore të Detit të Vdekur, 13 kilometra nga Jeruzalemi.

Gjeologët gjetën atje sedimente që tregojnë se janë të paktën dy tërmete të mëdhenj që kanë tronditur zonën. Një tërmet i madh ka ndodhur në vitin 31 para Krishtit dhe një tjetër ka ndodhur diku ndërmjet viteve 26 dhe 36 pas Krishtit. Duke krahasuar të dhënat gjeologjike, astronomike dhe kalendarin hebre si dhe faktin e regjistruar tek Ungjijtë se Jezusi vdiq kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë, rezulton që data e vdekjes së Jezusit të jetë dita e premte, 3 prill 33. Jefferson Williams shpjegon se në kapitullin 27 të Ungjillit të Mateut tregohet se kur Jezusi ishte duke vdekur në kryq, një tërmet goditi zonën, duke hapur varret dhe errësuar qiellin.

DITA E KRYQËZIMIT KRAHASUAR NË POZICIONIN E PLANETEVE

Një tjetër fakt shumë domethënës dhe përcaktues për datën e sajtë të kryqëzimit të Jezusit është edhe pozicioni i planetëve të sistemit tonë diellor. Sipas përllogaritjeve të bëra nga astronomët, më 3 prill, 33 pas Krishtit, planetët Saturn, Urani, Jupiteri, Toka dhe Venusi u rreshtuan për të formuar atë që paraqet Jezusin në kryq me kokën e baraslarguar nga duart, këmbët e shtrira dhe të bashkuara në një pozicionim të saktë. Edhe unazat e Saturnit mund të shihen si përfaqësues të brerores, ose “kurorës së ferrave”. Ky pozicionim i planetëve ka ndodhur vetëm 6 herë në dymijë vite, ekuivalente me një herë në 333 vjet! Vetëm një rastësi?

DITA E KRYQËZIMIT KRAHASUAR ME EKLIPSIN HËNOR

Evidencat hënore të eklipsit janë një tjetër tregues që sjell përputhshmëri me datën e saktë të kryqëzimit ë Jezusit. Ekziston një konsensus, nëse fenomeni fizik i lidhur me vdekjen e Krishtit të ishte parathënë qindra vite më parë nga profeti Joel. Profeti Joel paratha se,  “Dielli do të shuhet ​​dhe hëna do të përgjaket… Dhe kushdo që këtë moment thërret emrin e Zotit, do të shpëtohet »  (Joeli 2:31, 32) Dielli u errësua në mes të ditës gjatë kryqëzimit , dhe kështu ndodhi. Pas tre orësh të një errësire totale që kaploi vendin, ​​një eklips i pjesshëm hënor ishte i dukshëm, pothuajse në të gjithë Izraelin, sapo hëna u ngrit atë natë. Ishte e premte, 3 prill 33. Praktikisht, kur eklipset hënore janë më të larta në qiell, ata shpesh shfaqen përmes dritës së kuqe ose portokalli, por kur është e ulët në horizont, ashtu siç ishte ajo atë natë, ngjyrat e kuq errësohen duke marrë ngjyrën e gjakut, duke u shfaqur kështu një hënë e larë në gjak. Kjo eklips hënor zgjati 333 minuta dhe 66 gradë në horizont.

DITA E KRYQËZIMIT SIPAS NUMEROLOGJISË

Për të përforcuar ditëvdekjen e Jezusit po marrim në konsideratë edhe numerologjinë, edhe pse ka më shumë mosbesim se sa dakordësi. Një gjë e mahnitshme që mund të kenë vënë re ata që kanë lexuar apo studiuar Biblën përsëritja jo rastësore e numrit 3. Numri 3 është përdorur 467 herë në Bibël, dhe është numri i përsosmërisë. Numri 3 është i rëndësishëm në lidhje me ringjalljen. Për shembull, Jezui u lut 3 herë në Kopshtin e Gjetsemanit para arrestimit të Tij. Ai u vu në kryq me 3 orë ditë, saktësisht në orë 9 dhe vdiq në orën 3 të pasdites. Kishte 3 orë të errësirës që mbulonin tokën, ndërsa Jezusi po vuante në kryq nga ora 6 deri në orën 9. Krishti ishte i vdekur për 3 ditë dhe 3 netë përpara ringjalljes së Tij!

Kur Jezusi tha: “Është e përfunduar!” ( Gjoni 19:30 ) para vdekjes së Tij, ishte pikërisht në orën 3 të mëngjesit të 3 prillit, 33 pas Krishtit, ndërsa Jezusi ishte në moshën 33 vjeç. Përveç kësaj, shtrirja planetare me konfigurimin e Jezusit në kryq, ngjarje e cila ndodhi përafërsisht një herë në çdo 333 vite, eklipsi hënor që zgjati 333 minuta dhe 66 ( 33 x2) gradë në horizont! Vetëm Perëndia mund të orkestrojë diçka të tillë.

Këto janë prova të fuqishme për historinë e kryqëzimit të Krishtit më 3 prill 33 pas Krishtit. Kryqëzimi i Jezusit ishte një ngjarje e vërtetë historike.

Faleminderit Jezus për sakrificën tënde!

Albert Vataj

Tags: 3 prill 33BesimiBiblaFejaGjoniHebreIzraeliJeruzalemiJezusiJudejtKrishtiKryqezimiMateuPilatiPonRingjalljaUngjilliVdekja
Previous Post

Protesta e 2 prillit 1991, ngjarja e përgjakshme që mori 4 jetë dhe la pas shumë pikëpyetje

Next Post

Martin Luther King Jr, ai që kishte një ëndërr dhe e pagoi me jetë, “vrasësi” i rekrutuar dhe e vërteta e kyçur në mister

Next Post

Martin Luther King Jr, ai që kishte një ëndërr dhe e pagoi me jetë, "vrasësi" i rekrutuar dhe e vërteta e kyçur në mister

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj