Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Llazi Sërbo, aktori sharmant dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme interpretuese

September 12, 2023
in Figura të ndrituna
2.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ajo e Bekim Fehmiut më 15 Qershor 2010 në Beograd dhe e Llazi Sërbos, më 12 shtator 2010, në Korçë, ishin vetëvrasje që ndoqën si një kujë morte njëra-tjetrën, natave që terrën syve që shkënditën diej. Fundet fatale i dy ikonova të artit kinematografik nuk pati lidhje, por fraza “Dua të vdes si Bekim Fehmiu”, që mendohet se Llazi Sërbo, la të shkruar, para se t’i jepte fund jetës, i mban të bashkuar skajet e këtij tragjizmi dhe të gjëmimshme krismat e armëve që nënshkruan largimin e këtyre gjigandëve nga skena. Nën përndjekjen e një depresioni kronik, 65-vjeçari, Llazi Sërbo, zgjodhi t’i dorëzohet vdekjes në pamundësi për t’u ndeshur ende. Një ikje si në skenën e një tragjedie, që zgjodhi vullnetlirë Sërbo, e la botën e artit shkretuar prej atij zëri dhe shpirti që u pëshpëriti kushtrueshëm yjeve të kinematografisë shqiptare. Ai shkoi duke ndjekur rrugën kah edhe erdhi, për të mbetur përgjithnjë ai, me zemrën plot trokitje që gjëmuan në shpirtjet që ai mëkoi, në zjarrin që ai ndezi, në personazhet që ai jetësoi me pavdekësi.

Më 9 mars të vitit 1945 u lind në qytetin e Korçës, Llazi Sërbo. Ai ishte një ato aktorë, emri i të cilit lidhet me artin skenik, ashtu sikurse mbetet i mishëruar me pasionin dhe shpirtin e tij të ndjeshëm. Llazi Sërbo ishte pjesë e asaj kaste aktorësh korraçarë, të cilët pasuruan artin e aktrimit shqiptar dhe shkruan një faqe lavdie në historinë e qytetit të tyre të traditave.

Llazi Sërbo edhe pse kishte një repertor modest në numër ballafaqimesh skenike dhe aktoriale, rolet e tij janë të spikatur, janë identitete të sjella me një origjinalitet dhe puls interpretues të admirueshëm. Po të studiosh me syrin e një qëmtuesi symprehtë dhe psikologjik, karakteret që ai solli, arrin të konstatosh se edhe ai vetë kishte diçka të përbashkët me ta, diçka impulsive që zgjoi dhe përfshiu me pasion aktorin dhe vetveten në këto role. Ai pak a shumë solli në skenë dhe në film dhe më vonë si asis/regjisor, jetën e tij, nxori në dritë të fshehtat e psikologjisë dhe personalitetit që ai mëtonte, shpirtit të pasur ndjenjave rrapëllitëse. Ndoshta më shumë se askush, për forcën e tij përjetuese dhe gjendjeve, dëshmojnë personazhet që ai luajti, karakteret dhe tipat që ai skaliti me përgjegjësi të lartë aktoriale . Një përzirje mes një humaniteti të brishtë dhe tepër të ndjeshëm dhe një identiteti eksplodues, një brendësie përshkënditëse, si vetë vezullima e syve të tij që shkëlqeu deri 13 shtatorin e vitit 2010, e konturojnë njeriun që zgjodhi t’i jepte fund jetës me një vetëvrasje.

Llazi Sërbo pati një jetë dhe një vepër që mbrujti tek ai, jo vetëm një aktor e  karaktereve të veçanta, por edhe njeriun e bartur shpirtërisht. Ndjenjat e tij prej zjarri patën të njëjtin fat, të vetë zjarrit, zjarrit ku ai u dogj për t’u shndërruar një hi, hi që e ngre këtë sfinks në përjetësim ndërmendës, si shembullin e patëdytë të njeriut dhe artistit.

 Rrugëtimi

Në vitin 1965, Llazi Sërbo konkuroi në Institutin e Lartë të Arteve për dramturgji. Pandi Stillo ishte i pari që do të zbulonte te shpirti i tij talentin e lindur. Kur ishte në vit të tretë të studimeve. Regjisorja Drita Agolli i besoi rolin e Klestakovit, te komedia “Prefekti” të Gogolit, ndërsa mbrojtjen e diplomës do ta realizonte mes artistëve të shquar të Teatrit Popullor. Me të përfunduar studimet, në vitin 1970, ai u kthye në teatrin e Korçës, ku Mihal Luarasi do t’i besonte role të mëdha. Nisi karrera e tij artistike me “Njollat e murme” të Minush Jeros. Nuk do të vononte shumë dhe ai do të shndërrohej një ndër artistët më të kërkuar nga regjisorët e filmave. Viktor Gjika në vitin 1972 do t’i besonte rolin e Dajlanit te filmi “Yjet e netëve të gjata”. Pas këtij realizimi të sukseshëm do të vinin filma të tjerë, si Operacioni “Zjarri”,(1973), “Shembja e idhujve”, (1977), “Nusja dhe shtetrrethimi”,(1978), “Gracka”, (1983), “Kush vdes në këmbë”, (1984), “Dasma e shtyrë”, 1985, “Tre njerëz me guna”, (1985), “Asgjë nuk harrohet”,(1986) etj. Llazi Sërbo po shndërrohej një nga artistët më të dashur të njerëzve. Rolet e tij kishin mbetur të paharrueshme. Në vitin 1983, ai do të transferohej përfundimisht në Tiranë si asistent regjisor i Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku do të qëndronte deri në vitin 1993.

Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare,

Karpërcyelli

Është periudha pas vitit 1993, kur, për shkak të mbylljes së Kinostudios ku pati një përvojë disavjeçare si asistent regjisor, u kthye në qytetin e lindjes për të bërë teatër qoftë me “Andon Zako Çajupin” qoftë me projekte të lira. Dokumentari përfshin fragmente nga “Opera për tri grosh” i B. Brehtit, aty Sërbo shfaqet edhe aktor në rolin e Mek Thikës; nga “Pesha e paqes” e Shpëtim Ginës, ka imazhe nga turneu në Rusi, në Festivalin Ballkanik, ku shkoi me shfaqjen “Gosti në kohë Kolere”, triptik nga Pushkini, dhe disa momente pune të tijat me grupin e xhirimit të monodramës së fundit që vuri në skenë, “Sirius” i Dostojevskit.

Fundi i paralajmëruar

“Do të vdes si Bekim Fehmiu”, pak a shumë kjo kishte qenë deklarata që aktori kishte thënë. Nuk ka rëndësi se në çfarë situatash dhe pozitat inpiruese e shtyn atë të paralajmëronte këtë lloj fundi, fakt mbetet se ai, ikje të tillë zgjodhi. Vetëm lloji i armës ndryshonte nga ai që përdori për t’i dhënë fund jetës i madhi i skenës botërore, Bekim Fehmiu, 12 shtator e vitit 2010. Llazi Sërbo i dha fund jetës duke përdorur një armë gjueti që dispononte.

Sesilia Plasari kujtonte ndoshta një etapë të trishtë të aktorit dhe asis/regjisorit, Llazi Sërbo “Në pjesët që arriti të vinte në skenë ai bënte vetë dramatizimet, regjinë, ndonjëherë edhe skenografinë e kostumet dhe nuk arriti pothuajse kurrë ta paguante sadopak vetveten se fondet ishin qesharake dhe asnjëherë ato që i premtoheshin. Vdiq me projekte interesante, disa të dorëzuara e disa të pambaruara, të cilat unë dhe miq të tjerë të tij i kemi “parë” në një farë mënyre, ngaqë nuk pushonte së foluri për to. Por ato nuk patën e nuk do kishin asnjë shans të realizoheshin. Ai nuk u kuptua, nuk u vlerësua nga ata që e kishin në dorë ti jepnin mundësinë të krijonte.”

Fundet janë gjithnjë të trishta, siç mbeti i tillë dhe mbarimi i Llazi Sërbo, por ajo çfarë ai bëri, çfarë ai dha ashtu me përkushtim janë gjurmë sakrifice, me të cilat njerëzit e veçantë dhe krijuesit, lënë në kujtesën e kohës si dëshmi e gjallë e asaj që i përjetëson ato.

 

 

Tags: AktoriAlbert VatajFilmiKinemaKorcaLlazi SërboRolet
Previous Post

Shkrimet e Albert Ajnshtajnit janë ekspozuar në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit

Next Post

Përpjekja për me ken i mir’, betejave e synimeve t’tankujt qi guxon dhe beson te zotnimi i andrrues

Next Post

Përpjekja për me ken i mir', betejave e synimeve t'tankujt qi guxon dhe beson te zotnimi i andrrues

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj