Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Willy Kamsi, dijeshumi që jetoi i përkorë mes librave dhe dritës që mëkoi me përulësi dhe përkushtim

January 24, 2022
in Figura të ndrituna
304
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Shkodra, në bujarinë e pamatshme të mirakandjeve që zotnon, ajo qi dallueshëm e ven atë përmbi krejt tjerat gjana, asht mirësia qi pati me ken e përfaqsume dhe e mbrojtun nga personalitete të tilla si Willy Kamsi. Prof. Willy Kamsi, ishte intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës. Njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që kontribuoi shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë. “Gjithë jetën, ço e ul libra”, ndërmendet të ket than ai në një nga të paktat intervista të tij. Megjithëse fliste katër gjuhë dhe kishte ken ambasadori i parë shqiptar në Selinë e Shenjtë, ishte autor i disa libravë dhe dhjetra studime të vlerta, ai bani nji jetë të thjeshtë në një shtëpi të kthyer në biblotekë. Ai tan jetën e vet e lidhi me librin, thue se n’raftet e randueme prej landës së dijes ai kishte lidhun krejtçka e mbate ate në jetë. Bani si pakkush për ruajtjen e thesareve dhe monumenteve t’kulturës dhe historisë. Pasioni dhe përkushtimi me t’cillin ai u lidh me librin, e shejtnojnë si vullnesë dhe e përjetësojnë si veprimtar.

U lind në Bari, djali i vetëm i Gjonit të Palokë Kamsit dhe Rozës së Pjetër Daragjatit. Të vendosur në qendrën puljeze nga pjesëmarrja e të atit në Lëvizjen e Qershorit. U pagëzua në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, ku jetonin gjyshërit e tij amësor. Ndoqi shkollimin fillor dhe atë të mesëm në qytetin e lindjes, pranë Institutit “Di Cagno Abbrescia” të drejtuar nga etërit jezuitë. Shtëpia e tij në Bari ishte një votër e ngrohtë për patriotë dhe politikanë shqiptarë, aty u përshkuan: Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, mons. Bumçi, dom Lazër Shantoja, Mustafa Kruja, Bahri Omari, Sotir Gjika, Xhevat Kortsha e shumë të tjerë.

Willy u rrit në mërgim, prej nga erdhi në Shqipëri në kulmin e Luftës së Dytë Botnore, në qershor të vitit 1943. Prej 1943 gjer më 1946 nuk ndoqi shkollim në Shqipëri dhe vetëm më 1946 u regjistrua, për të marrë diplomën e pjekurisë më 1946. Më 1944 u angazhua në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, drejtor i të cilës qe Filip Fishta që e ndihmoi të përvijonte një formim albanologjik megjithëse fort i ri. Edhe pse i ati, Gjoni, nuk ishte marrë gjatë luftës me politikë, familja e tij në qershor të vitit 1953 dëbohet prej Tiranës dhe detyrohen të shkojnë në Shkodër.

Punoi si bibliotekist në Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër më 1954. Vitin tjetër punësohet në zyrën teknike të Komitetit të Shkodrës, punë në të cilën qe për afro 9 vjet, deri më 1963, kur u emërua përgjegjës i bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik. Prej 1963 e deri më 1990 drejtoi këtë bibliotekë duke e pajisur me rreth 120 mijë vëllime, libra dhe të përkohshme. Ndër punët e vyera formoi prej së pari sektorin e albanologjisë me botime të blera kryesisht prej familjeve shkodrane. Sektor i cili mbahet si njëri prej më të mirëve në Shqipëri, pas Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Ndërkohë ndoqi studimet e larta duke u diplomuar më 1975 për Histori dhe Gjeografi.

Një prej miqve të tij më të mëdhenj, Át Viktor Volaj; ish-sekretar personal i Át Anton Harapit dhe komentues i Fishtës – çmonte tek Kamsi mendjen e tij logjike dhe kujtesën mirandoliane që i jepnin vlerë kërkimeve të tija të censhme në lëmin e historisë mesjetare. U muar part time me rindërtimin e bibliotekës “Át Zef Valentini S.J.” të Institutit të Lartë Filozofik dhe Teologjik në Shkodër. Mori pjesë ndër konferenca, simpoziume, takime shkencore që u zhvilluan në Shqipëri dhe veçanërisht në Shkodër.

Ndërroi jetë më 24 janar 2017 në shtëpinë e tij në Shkodër, duke pasë pranë të motrën Milën.

 

” na la nji zbrazti, për atë që ka qenë e për atë që ka ba.” Krahas punës së bibliotekarit Willy Kamsi është marrë edhe me studime historike dhe bibliografike. Ka botuar një seri artikujsh, ka përkthyer vepra dhe ka disa punime të gatshme për botim. Mbas rënjes së komunizmit, në vitin 1993, ai u emërua prej qeverisë demokratike ambasador i parë i Republikës shqiptare pranë Selisë së Shenjtë. E kreu atë detyrë deri në dhjetor të vitit 1996 me një sens të lartë përgjegjësije. Edhe pse i trajtuar në mënyrë të padenjë prej qeverisë që përfaqsonte: pa rezidencë, pa përfaqsi, pa makinë, pa frak për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare: W. Kamsi e nderoi Shqipërinë përpara gjithë përfaqsuesve të tjerë diplomatikë dhe para Selisë së Shenjtë. Nuk u ankua asnjëherë dhe nuk foli asnjë gjysëm fjale kundër Shtetit që përfaqësonte por u mundua me e rritë ndjeshmërinë e qarqeve diplomatike ndaj çështjes shqiptare. Willy Kamsi jeton në Shkodër i përkushtuar i tëri mbas botimit të disa veprave të randësishme siç është treguesi i plotë i revistave «Hylli i Dritës», «Leka», «Albania» e Konicës, «Shêjzat» si edhe i disa materialeve me rëndësi historike, siç janë «Ditari» historik i Shuk Gurakuqit, «Kujtimet» e Gjon Kamsit, një përmbledhje të studimeve të veta me karakter historik. Merret dhe me histori, monumente e arkeologji, me gjuhë shqipe, sidomos me etimologji të toponomastikës historike e fusha të tjera shkencore. Kohët e fundit ka dorëzuar në shtyp përkthimin e veprës së Át Jak Marlekajt, profesor për shumë dekada në Universitetin e Barit, «Pjetër Bogdani dhe Shqipnia e kohës së tij» të pajisun me treguesin e plotë të emnave.

Nuk mund të mos merrte interesim dhe të meritonte vlerësime të mëdha ky kontributor vlerash, ky zelltar i i paepun i punëve të mira, i atyne ngulmimeve qi janë histori, janë vetëdije, janë arsye për tu ndi i krenuem.
Willy Kamsit i janë dhanë tri dekorata: Medalja «Naim Frashëri» për merita pune në punën bibliotekare (1987), Kalorës i Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën Gregorit të Madh (1995) dhënë nga Papa Gjon Pali II, mbas dy vjetëve shërbimi diplomatik; dhe Kalorës i Urdhërit të Yllit të Solidaritetit Italian, prej Presidentit të Republikës së Italisë Carlo Azeglio Ciampi më 2005. Gjithsesi, nuk janë vetëm këto vlerësime qi e mbajn nalt punën e tij, të njerzishmen qi ai kultivoi gjithkah ishte i pranishëm me zemër e me vullnet, ai do të nderohet dhe vlersohet nga Shkodra, nga kujtesa ku ai xunin nji vend t’meritum, nga krejtata qi e njohën dhe patën privilegjin me punu me te, me mësu prej tij, me ken t’ledhatuem nga mirsia dhe fisnikria e tij, tipike e nji shkodrani të madh, e nji njeriu qi matet me vlerat që na i la si testament.

Tags: «Leka»«Shêjzat»AlbaniaAt Gjergj FishtaBahri OmariDom Lazër ShantojaHylli i DritësLuigj Gurakuqimons. BumçiMustafa KrujaSotir GjikaWilly KamsiXhevat Kortsha
Previous Post

Albert Vataj: Bukuria… faleminderit Zot që më shpërbleve me këtë çast!

Next Post

Emanuele Dascanio, një gjeni i kohës sonë, 36-vjeçari italian që po shkëlqen në hiperrealizëm

Next Post

Emanuele Dascanio, një gjeni i kohës sonë, 36-vjeçari italian që po shkëlqen në hiperrealizëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj