Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Beteja e parë diplomatike, e fituar nga ministri i deleguar, Gent Cakaj në Bukuresht

February 3, 2019
in Forum
29
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pritshmëritë për këtë djalosh të ditur nuk kanë zhgënjyer. Ai që u promovua me forcë nga Kryeministri Rama dhe jo vetëm, për kulturë të gjerë dhe aftësi, në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së ka realizuar një gol spektakolarë diplomatik. Nga pozitat e provokuesit, ministri i deleguar i Shqipërisë, , Gent Cakaj, ka kaluar në avantazh befasues, duke lënë gojëhapur shpurën hijerëndë dhe arrogancën e diplomatëve. Siç dhe pritej, promovimi i këtij rishtari do të kishte një përballje të vështirë. Por me sa duket, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, nuk i kishte bërë hesapet mirë. Atij i ra “të shkonte të merrte vetullat dhe la edhe sytë”, sepse e atillë ishte goditja që pësoi kur ai ngriti zërin se gjoja Serbia po provokohej nga pjësëmarrja e Kosovës në këtë samit me dy përfaqësues. Diçka fare pa rëndësi i kishte shpëtuar kryediplomatit serb, anipse thelbësore, origjina e tij, prejardhja, e cila automatikisht e bënte edhe atë si përfaqësuesin e tretë të Kosovës në këtë tubim.
Siç edhe njoftojnë mjetet e informimit, Gent Cakaj ka pasur takimin e parë si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, de facto me pjesëmarrjen e tij në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Bukuresht, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Lajmet bëjnë me dije se Gent Cakaj është përballur me një situatë befasuese nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili nuk ka mundur të mos e shigjetojë zv.ministrin shqiptar që vjen nga Kosova.
Meqënëse në takim përveç tij ishte dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, Daçiç ka kërkuar shkas për ta parë këtë si provokim duke e nisur takimin me shigjetime. Në përpjekje për të vënë në pozita të vështira Cakajn përballë liderëve europianë, Daçiç ka shprehur shqetësim, se përse sipas tij, Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë.
“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, mësohet të ketë thënë Daçiç.
Por ministri i deleguar, Gent Cakaj nuk ia ka lënë mangët, duke i rezervuar një përgjigje shokuese, Ivica Daçiç, qasje që ka shkaktuar ilaritet në sallë.
Nisur nga fakti që Daçiç është nga Prizreni, ministri Cakaj i ka kujtuar se duhej të ishte skandalizuar më herët. “Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë “nuk ka dy pa tre”! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”, i tha Cakaj-Daçiç. Kaq ka mjaftuar që kjo betejë të kishte një triumfues mendjemprehtë dhe vetë dija, barrë të cilën ai mbante, të korrte një fitore vendimtare.
Propozimi i zotit Rama të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe promovimi i tij si një aset i çmuar i diplomacisë, histeria kokëshkretë e kontestimit dhe lukunia e hijena ndërsyr ndaj tij, ishte dhe mbeti një nga dangat më të ndyta të vetëdijes sonë qytetare.
Këtë betejë absurde e kam vëzhguar me shumë interesë për një fakt shumë të thjeshtë, për integritetin intelektual dhe dijeshumë të djaloshit energjik dhe oratorit dehës. Fatkeqësisht kam vjedhur prej kohës sime për të lexuar dhe ndjekur gjithëçfarë oponenca ofronte përmjerrjen e saj neveritëse. Nuk u pataksa për këtë djalë të gjorë, që përfundoi kësisoj në shënjimin e kësaj batërdie kokëprerë. U ligështova se po sulmohej me çdo mjet dhe vulgaritet, që nga dishepujt e besimit ne dije, deri te penëthyerit shqipshkrues, jo Gent Cakaj por dija, leximi, libri, arsimimi.
Prej rrënojave të shekullit të iluminimit, natoteknologjisë, egos së njeriut për të shtytur tej caqet e së mundshmes, krejt beftas ngrihen nga terri i groposur i harrimit, mumjet prehistorike duke i sillë të sotmes si risi, gjyqet e inkuizicionit, për të nënshtriuar me zjarr dhe hekur, për të poshtëruar me leçitje dhe baltosje, dijen, atë që njerzimi kishte mbujtur në mijëvjeçarë si zjarrin.
Dhe vjen një ditë, që djaloshi kurajoz, ai që besoi te shkollimi, dija dhe librat, të qëronte hesapër një herë e mirë me një të goditur. Të lumtë, Gent Cakaj, mbrojte veten, por mbi të gjitha dijen, librin, shkollën, përfaqësove Shqipërinë dhe bekove Kosovën.
Albert Vataj

Tags: Albert VatajBehxhet PacolliDaçiçEdi RamaGent CakajIvicaMinistri i Jashtëm i Kosovës
Previous Post

Ida Lupinos, regjisorja e guximshme që theu tabutë dhe që meriton të rizbulohet

Next Post

Albert Vataj: Bukuria… faleminderit Zot që më shpërbleve me këtë çast!

Next Post

Albert Vataj: Bukuria... faleminderit Zot që më shpërbleve me këtë çast!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj