Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Piktori shkrodran Gjovalin Paci sjell në tablo “Skënderbeu”-n legjendar

April 21, 2018
in Pikturë
307
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ai gjithnjë ka ditur të hesht, të iki nga potera metropolitane dhe të rikthehet atëherë kur vërtetë ka diçka për të thënë, diçka të tjetërqyshtë për të kumtuar. Pas një mungimi 6-vjeçar, Gjovalin Paci rivjen për artdashësit kryeqytme një tjetër sfidë personale. Një tjetër ballafaqim vlerash dhe spikatjesh estetike, qasjesh novatore dhe prurjesh të ndryshta komunikimi. Të tilla, më shumë se përfaqësuese të vetë stilit të piktorit, mëtuese të një këndshikimi që tejkalon gjithçfarë është rrekur të na sjellin në kohëpaskohje krijues të ndryshëm, figurën e Skënderbeut .

“Skënderbeu” titullohet ekspozita me punë të teknikave të ndryshme, të cilat i dedikohen Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky puls i ritmit kultural të metropolit shqiptar gjallëron në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në këtë ekspozitë u shpërfaqën mbi 80 punë, të gjitha të realizuara në disa teknika, në situata dhe periudha të ndryshme të jetës së tij.

I janë dashur 6 vite angazhim, tendosje situatat përfytyruese dhe modelimesh, punë kohëgjatë dhe sfide ngadhnjyese, për të sjellë të plotë në telajo figurën shumëdimensionale të Skënderbeut, për të ribërë që nga fillesë deri në amshim këtë emblemë. Në 80 kuadro në akrilik të pjekur e teknikë mikse, Gjovalin Paci sjell pas shumë vitesh mungesë ekspozitën e tij vetjake, ku në çdo kuadro dallohen dy antitezat: nga njëra anë figura hijerëndë e heroit kombëtar, e nga ana tjetër eleganca e finesa me të cilën është realizuar çdo punë.

“E para është çështje reflektimi. E dyta sepse e kam mbyllur me Skënderbeun në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe po e rihap me Skënderbeun pas 6 viteve të tjera. Ekspozita në fakt është ndërtuar mbi legjendat që ne njohim që fëmijë prej gjyshërve dhe gjysheve, i rritur me letërsinë nëpërmjet Kadaresë, Barletit apo Schmidit”, është shprehur për Top Channel, Paci.

E kuqja dhe e zeza fshehin në telajo simbolikën e fortë të piktorit. E zeza përfaqëson 550 vite që Skënderbeu nuk është më mes nesh, ndërsa ngjyrat e tjera tregojnë arritjet e dështimet e heroit tonë kombëtar.

“Skënderbeu në fakt është një nga njerëzit tanë më të mëdhenj. Ka një lloj tisi, një lloj perdeje në njohjen e tij. Ka shumë diskutime. Është një figurë komplekse. Unë jam munduar ta trajtoj si bashkëkohës të mbretërve, të krajlve. Ai s’ka qenë vetëm një strateg, por edhe ushtarak i marrëdhënieve me jashtë. Skënderbeun jam munduar ta sjell si një njeri në tokë, jo vetëm si hero kombëtar”, ka nënvizuarai.

Piktori shkodran risjell pas 4 vitesh figurën e Skënderbeut, më shumë se në një vit mbarëkombëtar për nderë të Heroit, me një galeri më të plotë, me një përfaqësim më dinjitoz të kësaj figurë të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë. Siç edhe është shprehur jetësimi i heroit ka ardhur duke cekur në njohjen legjendare dhe epikën ku kujtesa e brezave e ka lartësuar qëndresën e tij ndaj turqve dhe murëmbrojtjën që ai i bëri civilizimit europian. Por, përmes toneve dhe ngjyrave më të errëta, më të ftohta, si pa një tisi, ai përpiqet të tregoi tokësoren e asaj legjende, atë të debatueshmen. Kjo ndoshta jo dhe aq si nevojë për ta parë ndryshe se sa për ta pranuar si të tillë, dhe ai i beson artit atë kurajë që tjetërkund ka hasur qëndresë marroke nacionalizmash shterp.  Gjithçka që Paci ruan në njohjen e këtij dimensioni historik është e gërshetuar në ngjizjen estetike që rifiton të tjera shprehi, të tjera trajta, tjetër energji potencialisht nxitëse për ta rivitalizuar dhe për ta rivendosur edhe sot të atillë, siç Skënderbeu udhëtoi në kohë. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu vjen përmes një trajtese artistike shumë unike, siç është vetë piktura e Gjovalin Pacit, siç vijon të mbetet ajo, përfaqësuese dhe e vetvetishme.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajGjovalin PaciSkënderbeu
Previous Post

Jeta e shkrimtarit të shquar amerikan, Mark Tuein, bredhjet dramatike dhe ‘Aventurat…’ e pavdekshme letrare që e pavdeksuan atë

Next Post

Piktori me famë botërore, Ibrahim Kodra, një prej firmëtarëve të krenarisë shqiptare

Next Post

Piktori me famë botërore, Ibrahim Kodra, një prej firmëtarëve të krenarisë shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj