Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Jeta e shkrimtarit të shquar amerikan, Mark Tuein, bredhjet dramatike dhe ‘Aventurat…’ e pavdekshme letrare që e pavdeksuan atë

April 21, 2018
in Autorë
5.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Jeta e tij, as fama që përftoi nuk ngjason me të askujt tjetër. Fëmijëria gjiashtu dhe të shterrurit e jetës më 21 prill 1910 mbeten të pamëshirshme. Gjithçka në këtë puls të letërsisë amerikane dhe botërore është e gjëmimtë. Vështirësitë dhe vuajtjet, aventurat dhe skizmat e fatit e mbrujtën me ithtim e helm këtë identitet, por pa mundur t’i ndryshojnë shijen, atë… paksa të athët, por të vetvetishme, që ai mëkoi në gjithë itinerarin e tij krijues 74-vjeçar.  Me një sens humori të jashtëzakonshëm dhe një frymë tejet të sinqertë rrëfimtarie, ai do të mbetej një nga penat më të admirueshme. Aventurat e tij janë një grishje për çdo nevojë tonën për të qenë veprues dhe të shkujdesur, për ta ndjer veten gjithnjë fëmij që zotëron magjinë e rrokjes së përmasave të asaj lirie që do të na mbante gjithnjë trup e shpirt në fluturim.

Shkrimtari i shquar amerikan Mark Tuen u lind më 30.11. 1835 në Hanibël, në një qytet të prapambetur dhe të harruar të shtetit Florida Misuri (SHBA). Emri i tij i vërtetë është Samuel Le(a)nghorm (Le(a)nghorme) Klemens.

Pseudonimi i tij: Mark Tuein, është parulla, që përdornin vite më parë pilotët e anijeve në lumin Misisipi, e që do të thotë: “Çdo gjë në rregull, cektësi nuk ka, udhëto i qetë me anije”.

Samuel Klemens (emri i vërtetë) zgjodhi këtë parullë për pseudonim, sepse vitet e rinisë, kur ishte pilot anije në Misisipi, ishin vitet më me kujtime në jetën e tij, të cilat më vonë do të kishin reflekse pasqyruese në krijimtarinë letrare.

Marku kaloi një fëmijëri të hidhur. Edhe pse e tillë kjo fëmijëri, deviza e tij ishte: Fryma e Lirisë që mbart Bota e Madhe, e cila u bë udhërrëfyese, dhe la shenjat e saj, të parat që u shfaqën ishin pikërisht te kjo fëmijëri, – siç thuhet e komentohet edhe në shënimet e biografëve. Pastaj shenjat u kthyen në modele, dhe qenë nëna e babai i Samuelit. Ai mori anën e të atit, që ishte një njeri i emancipuar, e që kishte studiuar për avokaturë. Çuditërisht, vite më pas, Samueli do të kishte të njëjtin fat si i ati; do të bënte punë nga më të ndryshmet, të cilat shpesh do t’i humbnin edhe buzëqeshjen. Kështu… me vdekjen e të atit, Samueli 12-vjeçar do të fillonte “Universitetin e Jetës”, siç e thamë: me një seri zanatesh. Por jetën e vërtetë bredharake, kishte fatin ta njihte e para, si një start: mosha 18 vjeçare. Samueli-Mark punoi si: shitës gazetash,  ndihmës i të vëllait që kishte krijuar një gazetë të vogël lokale, ku boton satirat e tij të para; dhe më pas tipograf në bregun e Atlantikut e në perëndimin e mesëm (SHBA), pastaj tre vjet pilot anijesh në lumin Misisipi, pastaj gërmues argjendi në Nevada, pastaj gazetar në bregun e Paqësorit në San Francisko. Udhëtoi në Francë dhe Itali. Ishte tipi i shkrimtarit, që udhëtonte shumë dhe temat, të cilat i trajtonte me mjeshtri dhe kulturë, kishin të bënin me rendjen drejt Lirisë. Më vonë boton një libër me anekdota e tregime në Nju Jork.  Kjo shkollë e ashpër e jetës i mësoi Samuelit-Mark qysh në moshë të re shumë gjëra dhe në memorie i la shumë vijëzime. Përshtypjet dhe mbresat e viteve të rinisë në punë dhe midis njerëzve të punës, u bënë themel i  shëndoshë në formimin e paepur e mosnënshtrues të karakterit të  Mark Tueinit.

I shëtituri Mark Tuein martohet me Olivia Langdon në vitin 1870, pasi i kishte shkruar asaj 189 letra dashurie. Nis një jetë e qetë familjare. Për 20 vite në qiellin e letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, do të ndrisin plot yje, fryte të një krijimtarie të lavdishme. Në këtë periudhë kohore, ata të dy Mark e Olivia do të ndërmerrnin udhëtime, ndërkohë që Tueini shkruante pa pushim. Shkruan “Aventurat e Tom Sojerit”, një nga veprat e tij më të njohura në botë. Më pas do të shkruaj “Hakleberry Fin”, një odise amerikane, që u konsiderua si roman për të rritur, por më pas nga popullariteti i madh, u bë libri më i preferuar i fëmijëve në të gjithë botën.

Udhëtoi gjithashtu në Zelandën e Re, Australi, Indi dhe Afrikën e Jugut.

Mark Tueini vdiq më 21 prill 1910, në moshën 74 vjeçare, pas shumë peripecive financiare dhe disa fatkeqësive në familje.

Gjatë kohës që ishte në udhëtime, Suzi, vajza e tij më e dashur, u sëmur e vdiq në Hardfort, në vitin 1896. Por nuk do të mjaftonte vetëm kjo fatkeqësi që e dërmoi shkrimtarin. Vdekja e gruas, Olivia, në vitin 1904 në Firence, si dhe e vajzës së tij të dytë, e zymtësuan akoma më tej jetën e shkrimtarit, i cili edhe më parë, siç del nga shënimet në autobiografinë e tij e botuar pas vdekjes në 1916 e më pas në 1924, kishin qenë plot tramvaje.

Gjatë jetës së tij shkroi 28 libra, si dhe tregime të shumta të shkurtëra, letra dhe skica.

Shtëpia e tij e fëmijërisë është e hapur për publikun si një muze në Hanibë(a)l. Vendet ku ka jetuar e plot shëtitore hijeshojnë nga bustet e Tueinit, si dhe disa rrugë kanë marrë emrin e tij. Vendet, të cilat Mark Tuein i bëri të pavdekshme në librat “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Aventurat e Hakëlberi Finit”, ruhen nga muzeumi. Shtëpia, ku Marku pati jetuar tërheq turistë nga e gjithë bota, ashtu sikurse gardhi i lyer me gëlqere të bardhë, që personazhi i tij, Tom Sojeri, e leu me përtesë.

A kishte “sekrete” Mark Tueini? Patjetër që po. Është një testament që flet edhe në heshtje… Janë shënime biografike të titulluara “Në kujtim të Olivia Susan Clemens” – dhe më vonë të quajtura “Skicë familjare”. Këto shënime, në të vërtetë, janë një panegjirik plot pasion e dhembje të Mark Tueinit për vajzën e tij më të madhe Suzi, e cila vdiq nga meningjiti në shtyllën kurrizore, në moshën 24-vjeçare. Aty del në pah një tjetër stil, krejt ndryshe prej librave të tij, që janë plot aventura e dritë. Ai në ato shënime përpiqet të ravizojë portretin e vajzës së dashur. Ja, si e përshkruan në disa pasazhe: “Ajo ishte një reflektim i ndjenjave dhe ato ishin të të gjitha llojeve: trishtim zemërimi, pendim, stuhi, diell, shi, errësira – ata ishin të gjithë aty. Ata shfaqeshin për një moment dhe iknin po ashtu aq shpejt. Në të gjitha veprimet ajo ishte intensive: kish një karakeristikë të veçantë, nuk ishte një shkëlqim i thjeshtë që jep ngrohtësi, por një zjarr që furishëm vetëdigjet.”

E bija e vetme e mbetur gjallë pas vdekjes së shkrimtarit Tuein, Klara jetoi deri në moshën 88-vjeçare dhe kishte vetëm një vajzë. Vajza e Klarës ka vdekur pa pasur ndonjë fëmijë, kështu që nuk ka më asnjë pasardhës të drejtpërdrejtë të Mark Tueinit.

Ndoshta shkrimtari gjenial, Babai i Letërsisë moderne amerikane, nuk e kishte parashikuar kështu zhdukjen e genit të tij, çfarë për fat të keq ka ndodhur me pjesën më të madhe të gjenive të kësaj bote, që në vijë gjenealogjike janë djegur e shuar plot shkëlqim si meteorë.

Tags: Mark Tuein
Previous Post

Njihuni me Eleonora Duse, më të madhen aktore italiane të teatrit të traditës

Next Post

Piktori shkrodran Gjovalin Paci sjell në tablo “Skënderbeu”-n legjendar

Next Post

Piktori shkrodran Gjovalin Paci sjell në tablo "Skënderbeu"-n legjendar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

August 16, 2025
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

August 15, 2025
Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

August 14, 2025
“Pranvera e përjetshme” e Rodine, që u ngjiz nga mitologjia dhe u mbrujt në zjarrin e Camille Claudel

“Pranvera e përjetshme” e Rodine, që u ngjiz nga mitologjia dhe u mbrujt në zjarrin e Camille Claudel

August 14, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj