Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Papa Kristo Negovani: “Vramëni, por gjakun mblidhmani për bojë që të shkruajnë fëmijët”

February 12, 2018
in Figura të ndrituna
223
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”! Ishte ky mallkimi i Karavangjelisit, peshkopit të  Kosturit, më 10 shkurt 1905, ndaj Papa Kristo Negovanit, ndërsa po dilnin nga mesha e kishës së fshatit. Fshatarët e Negovanit nuk do t’i mbanin dot mend kurrë këto fjalë, po të mos kishte ndodhur ajo që u pa dhe u dëgjua dy ditë më pas, më 12 shkurt 1905, kur fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Kristo Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar, pastaj me sëpatë vranë edhe të vëllanë e tij dhe katër  bashkëfshatarë të tjerë. Në ankthin e kësaj masakre, të tmerruar pas dritareve komshinjtë kanë dëgjuar zërin e priftit të ri, i pari që futi meshën shqipe në kishë, që u thoshte xhahilëve: “Vramëni, por gjakun mblidhmani në një enë që të shkruajnë nipat tanë gjuhën shqipe”!…

Vrasjen e Papa Kristo Negovanit e kishte organizuar dhe e kishte bërë dhespoti i Kosturit. Ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi dhe kur dëgjoi që u mbajt në gjuhën shqipe, u nevrikos dhe si i tërbuar iku nga fshati pa u takuar me njeri, duke thënë kërcënuar se do ta shihnin përsëri. Para se të largohej, iu dha edhe urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë 25 patriotë shqiptarë, me në krye dhaskal Kriston dhe vëllain e tij, Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve, më 12 shkurt 1905, me thika e hanxharë nga banda shoviniste greke që dhespoti i kishte sjellë, siç u fol nga fshatarët, nga Kreta, të maskuar në pyllin afër fshatit.

Dy orë para se ta vrisnin, Papa Kristo i Negovanit i shkruante një miku të tij në Rumani se tri herë e kishin gjykuar dhe orë e çast e kërcënonin për shkakun e gjuhës shqipe, por kujdesi i tij s’ishte aq të ruante veten sesa të përhapte shkrimet e tij dhe të forconte lëvizjen kombëtare shqiptare: “Merrni edhe këto vjersha. Ngutem t’i dërgoj sa kam shkruar se mos mbeten, ndëqoftëse ndërrojmë jetën, pas mënyrës që u thashë”

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan. Që i ri, për të mbajtur ekonomikisht familjen largohet nga fshati dhe emigron në Rumani, duke punuar si marangoz nëpër kantieret e ndërtimeve në Bukuresht dhe Kostancë . Pra, ishte koha kur shovinizmi grek filloi të veprojë lirisht kundër të gjitha vendeve të tjera fqinje, që pengonin helenizmin mbi këtë zonë të okupuar nga Turqia në Ballkan.

Gjatë qëndrimit në Rumani librat e Frashëllinjëve, të Naimit, Abdylit dhe të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, që botoheshin në atë kohë  ndezën akoma më shumë ndjenjat patriotike të mësuesit Kristo.”

Pas Rumanisë shkoi në Athinë të Greqisë, ku u arsimua, dhe pas kësaj ai u kthye në vendlindje dhe shërbeu si mësues i Negovanit dhe i Bellkamenit, dy vatra të qëndresës shqiptare kundër egërsisë së shovinistëve grekë të Megali-Idesë. Këto fshatra ishin të mëdhenj në atë kohë, numëroni nga 500 shtëpi secili, të banuar qind për qind me shqiptarë dhe mësuesi, dhaskali Kristo, krahas klasave në gjuhën greke, hapi edhe klasat e para e të dyta të fillores në gjuhën shqipe. Për të qenë ortodoks i mirë, predikonte ai, duhet kuptuar se çfarë thuhet në kishë, prandaj kisha në gjuhën greke nuk i shërben ortodoksisë shqiptare, predikonte ai. Kjo i shqetësoi shumë qeveritarët në Kozanë të Follorinës dhe i erdhën për kontroll. Raporti i kontrollit e vlerësonte shumë nivelin e mësimdhënies nga ana metodike e pedagogjike, por e kritikonte ashpër për klasat që kishte hapur në gjuhën shqipe, megjithëse ai e mbronte për arsye se fëmijët e klasave të para të shkollës fillore nuk kuptojnë asnjë fjalë greqisht dhe se ata dinë vetëm gjuhën e nënave të tyre shqip. Por kjo ide dhe ky veprim i kushtoi Kristos jetën e tij fare të re.  DITA

Tags: Papa Kristo Negovani
Previous Post

Martin Lutheri, babai i këngëve të protestës, zëri denoncues i shitjes së indulgjencave, revolucionari i besimit

Next Post

Mesjeta e Hershme, ja dhjetë arsyet se pse u quajt keqtrajtim historik e ashtuquajtura “Epoka e Errët”

Next Post

Mesjeta e Hershme, ja dhjetë arsyet se pse u quajt keqtrajtim historik e ashtuquajtura "Epoka e Errët"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj