Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

John Dowlandi, rapsodi i harruar i epokës elizabetiane, ai që rrinte pezull në dëshpërimin e heshtur: Rokeri i parë i Anglisë!

February 11, 2018
in Muzikë
35
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Këngët e John Dowlandit ishin të njohura në masë të madhe në epokën elizabetiane. Ato kishin të bënin me melankolinë angleze që vazhdon deri në ditët e sotme…

Nëse jeni në ndonjë klub të zymtë, në ndonjë taksi apo supermarket në Britani, shanset janë që të dëgjoni të njëjtën muzikë: të njëjtat këngë, të njëjtat akorde, të njëjtat fjalë…

Ed Sheeran ka qenë në krye të listës kohët e fundit. Por, nëse Sheeran dhe këngët e dashurisë që ngelen në mendje po e obsesionojnë Britaninë moderne, ai nuk ishte i pari që kapi këtë disponim kombëtar.

Memoriali që i dedikohet Dowlandit në një paralagje të Dublinit

Në shekullin e XVI-të, i famshëm ishte kompozitori dhe lutenisti John Dowland. Fatkeqësisht, për një muzikant me ndikim si ai dihen pak gjëra. U lind rreth vitit 1563, ndoshta në Londër. Udhëtoi shumë, së pari duke punuar për Mbretëreshën Elizabeta e I-rë, e pastaj për Mbretin danez Kristiani i IV-të. Skandali e ndoqi më pas: Dowland u largua nga Danimarka për ‘sjellje të pahijshme”. Ai u refuzua gjithashtu nga oborri anglez, ndoshta pse ishte katolik. Dhe, pavarësisht famës, vdiq në varfëri.

Nëse jeta e tij mbetet enigmatike, personaliteti i rrezaton përmes këngëve, p.sh. përmes vargjeve: “Shpërtheni lotët e mi, ndihmojeni dhimbjen time… dhe më tregoni se çfarë dhimbje arrogante provokon dashuria”.

“Motoja e tij ishte: ‘Përherë Dowland, përherë i trishtuar’”, thotë studiuesi Pierre Huard. “Ashtu si Leonard Cohen apo Tom Waits, John Dowland ishte muzikanti i zemërimit, shpesh i padallueshëm nga muzika e tij”. “Megjithatë, muzika tij nuk ishte thjesht një ndikim personal. Anglia e shekullit XVI ishte e obsesionuar me ‘melankolinë’, si diçka e modës”, shton profesoresha e historisë së muzikës, Olga Hernandez Roldan. Me këtë pajtohet edhe kritiku Ted Libbey: “Melankolia ishte simbol i një individi superior. Ishte tipike për dikë i cili ishte i pjekur të ishte i aftë për një ndjenjë të thellë”.

Libri i parë me këngë të Dowlandit i vitit 1597

Muzika e Dowlandit ishte jashtëzakonisht moderne. Ai ishte një nga kompozitorët e parë që popullarizoi lutën në Angli, ndërsa muzikën e përhapi te një audiencë masive.

“Luta i lejoi njerëzit të luajnë muzikë të shtypur në shtëpitë e tyre vetë”, shton Hernandez Roldan.

Muzika e Dowlandit shpejti u bë popullore dhe një nga librat e këngëve të tij u ribotua katër herë në fund të viteve 1500 dhe fillim të viteve 1600. Së bashku me instrumentin e tij, Dowland nxiti një lloj të ri të muzikës. Ndryshe nga madrigalet italiane, shumë nga këngët e tij ishin “të organizuara thjesht” me vetëm një lutë për t’i shoqëruar.

“Kishin ndikim të madh në publik dhe bënë që anglishtja të shndërrohej në një gjuhë evropiane”, shton Huard.

Duke i pasë parasysh këto, Dowland sot njihet si “kantautori i parë modern”. Ndonëse nuk mbante një xhaketë të zezë lëkure, të shprehurit e tij shpërthyes dhe stili i tij i thjeshtë e i fuqishëm janë shenja dalluese të popit dhe rokut modern. Për Huardin madje ai nuk është asgjë më pak se një “Shekspir i këngëve”.

The lute was a popular instrument in the 16th and 17th Centuries and featured in many paintings such as this one by Valentin de Boulogne (Credit: Alamy)

 

Nëse disa historianë hezitojnë të bëjnë krahasimin midis Dowlandit dhe muzikës bashkëkohore, artistët kanë përshtatur këngët e tij të pasionuara. Këtë e bënë kompozitorët e shekullit XX, si Benjamin Britten dhe Parry Grainger, ndërsa Projekti Dowland mikson lutën e tij me xhazin moderne. Këngët e tij janë përpunuar edhe nga Elvis Costello dhe Sting.

Melankolia nga luta e John Dowlandit ka frymëzuar breza të artistëve anglezë. Në fillim të shekullit XX, muzika joshëse e Edward Elgarit u quajt “e mrekullueshme në melankolinë e saj heroike”. Më vonë, Pink Floyd e bëri këngën “Koha” (Time) ku këndonin se “të rrish pezull në dëshpërim të heshtur – është anglezçe”! Një dekadë më vonë, The Smiths shkoi më tej. Këngët “Të lutem, të lutem, më lejo të marrë atë që dua” dhe “Sa shpejtë është tash” janë ende shqetësime të rinisë. Dowland nuk ka kënduar se “ishte i lumtur në mjegullimin e një ore të dehur, por qielli e di se sa i mjerueshëm jam tash”, siç thoshte Morrissey. Por, mund të kishte thënë këto fjalë!

Sting ka përpunuar këngët e Dowlandit

Natyrisht, jo të gjithë këta muzikantë u ndikuan direkt nga Dowlandi. Megjithatë, me të nisi të shprehurit e paturpshëm, personal e melankolik që i rezistoi kohës.

Por, pse anglishtja tërheq sot mjerimin? Ndoshta pse na kujton se jeta është e padrejtë. Një proverb i vjetër thotë se “është budalla ai që nuk është melankolik një herë në ditë”. Kështu, melankolia hyri në identitetin kombëtar anglez për të mos lëvizur nga aty, siç këndonte Dowland: “Dhimbja do të jetë gjellë, e lotët vera ime e helmuar”! /Telegrafi/

Tags: ai që rrinte pezull në dëshpërimin e heshtur: Rokeri i parë i Anglisë!John Dowlandirapsodi i harruar i epokës elizabetiane
Previous Post

Fuqia e një njeriu që e ndryshoi botën: Ali Ibn Nafi ose Mick Jaggeri i shekullit IX, çfarë nuk i dedikohet këtij shpirti pasionesh dhe sqime

Next Post

Martin Lutheri, babai i këngëve të protestës, zëri denoncues i shitjes së indulgjencave, revolucionari i besimit

Next Post

Martin Lutheri, babai i këngëve të protestës, zëri denoncues i shitjes së indulgjencave, revolucionari i besimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

July 11, 2025
Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

July 7, 2025
“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

July 6, 2025

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj