Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Si e rrëfente gazetari dhe shkrimtari amerikan Vinsent Shin vrasjen e Mahatma Gandit më 30 janar 1948

January 30, 2018
in Histori
114
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Vrasja e Mahatma Gandit  mbetet një ndër vrasjet më të bujshme të shekullit të shkuar. Vrasësi i tij Godse ishte një anëtar i një organizate nacionaliste indiane, kundërshtare e Komunitetit Musliman dhe Kongresit Kombëtar Indian. Arsyeja e vrasjes përgjithësisht lidhet me përkrahjen që Gandi dha për ndarjen e Indisë dhe dobësimin që pësoi ajo, pas insistimit që India të paguante Pakistanin. Godse besonte se Gandi po sakrifikonte interesat e indianëve në një përpjekje për të kënaqur grupet minoritare. Godse e vrau Gandin gjatë takimit të lutjeve në orët e para të mbrëmjes së 30 janarit të vitit 1948. Ai ju afrua Gandit, e përshëndeti atë dhe më pas e qëlloi tre herë me një pistoletë.

Ishte “Thjesht një plakush i veshur me pece në Indinë e largët; por kur ai vdiq, njerëzimi vajtoi”. Ky ishte vëzhgimi i një korrespondenti të një gazete për vdekjen e Mahatma Gandit. Tragjedia ndodhi në Nju Delhi, teksa Gandi thatanik po shkonte në një takim lutjesh dhe u “gëlltit” nga një prej ironive të mëdha të historisë – një pacifist i përjetshëm dhe nxitës i antidhunës gjeti vdekjen nga plumbi i një vrasësi.

Vdekja e dhunshme e Gandit erdhi vetëm disa muaj pas realizimit të qëllimit që ai kish ndjekur prej kohësh – pavarësia e Indisë nga Britania e Madhe. Ishte një fitore e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht për Gandin, sepse bashkë me pavarësinë e Indisë erdhi edhe ndarja e nënkontinentit në dy shtete të ndryshëm – Pakistani me bazë muslimane dhe India me bazë hindu – një veprim të cilin ai e kundërshtonte fuqimisht. Gandi nuk mori pjesë në festimet për pavarësinë e Indisë.

Vdekja e Mahatmas

Vinsent Shin ishte një gazetar amerikan dhe shkrimtar, i cili kish mbuluar zonat e trazuara të botës në vitet para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1947, Shin udhëtoi në Indi dhe u shndërrua në një dishepull të Gandit, në një përpjekje për të gjetur një kuptim të ngjarjeve të dhunshme dhe përçarëse që kish dëshmuar gjatë viteve si reporter. Në këtë rrëfim, ai tregon për momentet e fundit, teksa nxitonte drejt takimit të lutjeve në qendër të Nju Delhit, në orët e para të mbrëmjes së 30 janarit 1948:

“Mora një taksi dhe shkova në Shtëpinë Birla në kohë për takimin e lutjeve. Këtë herë isha vetëm. Ndalova taksinë nën një pemë përballë derës së Birlas dhe shkova drejt kopshtit ku bëheshin lutjet. Nuk kish ardhur ende ora pesë dhe njerëzit po vinin më këmbë, me makina dhe karroca. Teksa nxitova drejt fundit të kopshtit ku do të zhvillohej lutua, takova Bob Stimson, korrespondentin e BBC në Delhi.

Nisëm të bisedojmë dhe po i tregoja për udhëtimin tim në Amritsar, si dhe çfarë kish ndodhur atje. Ishte e pazakontë të shihje përfaqësues të shtypit në këto takime lutjesh; Bob më shpjegoi se i kish dërguar disa pyetje Mahatmas për BBC dhe mund të qëndronte gjatë seancës së lutjeve duke qenë se kishte kohë. Pa orën dhe tha: Epo, kjo është e çuditshme. Gandi është vonë. Ai nuk vonohet kurrë.

Pamë sërish të dy orët tona. Ishte ora 5.12 sipas orës time kur Bob tha: Ja tek erdhi. Qëndruam pranë qoshes së murit, në krah të kopshtit ku ai po vinte dhe pamë dritën e mbrëmjes të binte mbi kokën e tij që shkëlqente. Këtë mbrëmje, ai nuk eci nëpër rrugicë por përmes barit.

Ishte një prej mbrëmjeve shndëritëse të Delhit, aspak e ngrohtë por e mbushur me premtimin e pranverës. U ndieva mirë, i lumtur dhe mirënjohës që ndodhesha aty. Bob dhe unë po diskutonim me nge, nuk e mbaj mend për çfarë dhe duke parë Mahatman që vinte drejt nesh nëpër bar, duke u mbështetur pakëz mbi dy prej “vajzave”, me dy apo tre pjesëtarë të familjes së tij pas tyre. Më vonë kam lexuar se kish veshur sandale, por unë nuk i pashë. Mua mu duk sikur po ecte zbathur nëpër bar. Nuk ishte një mbrëmje e ngrohtë dhe ishte i mbështjellë me shall. Kaloi përmes nesh në anën tjetër dhe u kthye të ngjiste katër apo pesë shkallët me tulla që të çonin në tarracën e kopshtit të lutjeve.

Këtu, si zakonisht, ndodhej një grumbull njerëzish, disa prej të cilëve qëndronin në këmbë dhe disa të tjerë që ishin ulur në gjunjë, apo përkulur para tij. Bob dhe unë u kthyem të shohim – ishim disa metra larg shkallëve por tani grumbulli i njerëzve nuk na lejonte të shihnim Mahatman; ishte kaq i vogël. Më pas, dëgjova katër shpërthime të vogla. Ç’është? – i thashë Bob, tek më kish mbërthyer tmerri. -Nuk e di, tha ai. Mbaj mend që në çast u zverdh i tëri. Mos, jo Mahatman, thashë dhe në çast e dija.

Brenda kokës time ndodhi një trazirë si prej një dallge që mund ta krahasoj vetëm me një stuhi në det – erë dhe dallgë që venin e vinin pareshtur. Mbaj mend gjithçka shumë qartë; nuk besoj se humba ndjenjat qoftë edhe për një moment, ndonëse mund të kem patur një apo dy çaste pavetëdije. U ngjita në murin me tulla dhe u palosa thuajse më dysh.

Ndieva vetëdijen e Mahatmas që më linte – nuk di mënyrë tjetër për ta shprehur këtë: ai më la… Stuhia brenda kokës time vazhdoi për disa minuta, ndoshta; nuk kam si ta di sot.

…Ishte gjatë kësaj kohe, me sa duket, që shumë gjëra ndodhën: një seri e jashtme ngjarjesh ndodhi shumë, shumë pranë – pak metra larg – dhe unë isha krejt i pavetëdijshëm për to. U gjet një doktor; policia mori menjëherë kontrollin; trupi i Mahatma Gandit u largua; turma u shkri menjëherë, ndoshta gjë e kërkuar prej policisë kjo. Nuk pashë asgjë prej këtyre. E fundit gjë që mbaj mend nga Mahatma ishte tek ecte nëpër bar, duke u afruar me hapat e tij të vegjël. Kur më në fund nxora gishtat nga goja dhe u ngrita në këmbë, me sytë e tharë kishte shumë policë e ushtarë dhe jo shumë njerëz dhe aty ishte Bob Stimson. Ishte i pafrymë… kishte shkuar diku që t’i telefononte BBC-së.

Erdhi bashkë me mua poshtë shkallëve drejt kopshtit, ku bëmë disa ecejake për pak kohë. Dhoma me dyer e dritare xhami pranë kopshtit të luleve ishte rrethuar nga një turmë njerëzish. Shumë ishin duke qarë. Policia po përpiqej t’i largonte. Bob nuk mund të më thoshte asgjë përveç faktit që Mahatma ndodhej brenda asaj dhome. Ditën tjetër më tha se e kishin marrë prej aty dhe se rroba që kishte mbajtur veshur kish qenë e mbushur me gjak.

Tags: 30 janar 1948Mahatma GanditVinsent Shin
Previous Post

“Poetika e Ismail Kadaresë”, përmbledhja e plotë e poezive dhe poemave sipas rendit kronologjik të kohës së krijimeve

Next Post

Mahatma Gandi: E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës

Next Post

Mahatma Gandi: E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj