Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Tintoretto, “Shekspiri i pikturës”. Në art ishte “i furishmi” i shkollës së Rilindjes, në shpirt… dritimi vezullues i njeriut të përkorë

December 1, 2017
in Pikturë
179
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Jakobo Rubisti-Tintoretto, është mbiquajtur “Shekspiri i pikturës” dhe si i tillë ai mbeti në art një virtuoz. Temperamenti i tij i rrëmbyer dhe etja për të kërkuar me ngulm vetveten në çdo shprehi artistike, e hodhi atë në anën e kundërt të mjeshtrave dhe mësueve. Në shpirtin krijues ai ishte Wagner i muzikës shprehëse. Nuk u prir t’i jepej ngarkesës madhështore emocionale, pathosit dhe  limuntisë, ngjyrave të hareshme dhe shlëqimi verbues të tablove. Ai u dha hovshëm dhe ngarkuar me pasione shpërthyese teknikave pikturore të guximshme dhe të tilla që do ta veçonin atë nga bashkëkohësit e tij. Ai “… Nuk i duronte dot zinxhirët, edhe sikur këta të ishin prej ari e të zbukuruara me diamante”. Ai çmonte lirinë dhe besonte se ajo së bashku me shpirtin mund ta ngrenë kumtin në qiejt e gjëmimshëm të përplasjes së meteorëve, atje ku vetë Zoti është dëshmitar i mrekullisë së krijimit.

Njeriu dhe piktori tek ai, ishin deri në fund një vullnesë e shenjtë. Gjenialiteti i trepenelëshit të Tintorettos, përmbushet me zemërbardhësinë dhe bujarinë që e hyjnizoi jetën dhe veprën të cilën ai e skaliti me përkushtim dhe pasion në memuarin e gjeneratave. Tintoretto pa asnjë mëdyshje i përket një plejade artistësh, veprimtaria krijuesve e të cilëve është një faqe shkëlqimtare e historisë së artit. Ashtu si në kumtin artistik edhe në jetë, Tintoretto mëton një filozofi ndryshe nga paraardhësit dhe pasardhësit e tij. Vetmia tek ai duket se ka mbërthyer me mister pjesëza të shumta që përbëjnë mozaikun e profilit artistik. Si një shëlbyes i hireve të krijuesit, shëmbëllen ai në krejtçka sendërton të gjithë rrugëtimin që bëri.

Mbamendja e kërshërisë artistike i ka të rralla përngjasime me të. Ai nuk ishte snob, anipse shumëçka që ai bëri si piktor dhe si njeri, bëhen për të qenë krejt tjetërçka, ngase vullnetlirë kishin shkruar paraardhësit dhe pasardhësit e tij. Tintoretto, pothuaj asnjëherë nuk u largua nga Venediku ku ushtroi krejt gamën e veprimtarisë së tij jetësore dhe krijuese. Kishte një admirim për të gjitha gjinitë e artit. Luante në lahutë dhe instrumente të ndryshme të kohës. Jo vetëm kaq, ai njihet dhe si shpikës i këtyre veglave, të cilat u përdorën në projektet teatrale të asohershme. Zotëronte gjithashtu dije në fushën e mekanikës dhe pajisjeve. Megjithëse ishte person i këndshëm dhe i admiruar, parapëlqente të ishte gjithnjë në shoqëri të vetvetes. Edhe kur nuk përfshihej në ndonjë shtjellë krijuese, thjeshtë kyçej në studion e tij të punës dhe përgjonte heshtjen, vetminë, pëshpërimat e gjithçkaje që e rrethonte. Rrallëherë ndonjë mik shumë i dashur për të mund ta thyente këtë normë tirane të vetmisë. Edhe kur punonte, emocionet dhe impresionet i ndante gjithnjë me veten. Përveç asistentëve të tij të afërt, askush tjetër nuk kishte fatin të njihej me hapat e punëve të tij. Megjithëse ishte i tepruar në fjalë të këndshme dhe hoka, rrallë vizatonte buzëqeshje në portretin e tij. Pak a shumë, ky ishte Tintoretto.

Tintoretto, (1518 – 31 Maj 1594). Nofka të cilën ai mbajti dhe që mbetet si emri i tij i dytë i tij ishte Jacopo Comin. Tintoretto është një nga përfaqësuesit e njimendtë dhe nga më të spikaturit e shkollës së Rilindjes italiane. Energjia shpërthyese e këtij dimensioni estetik të penelit, ishte e ndryshtë për nga intensiteti dhe forca vërshuese e kumtit artistik. Kësodore, ai u quajt “i furishmi”, ngaqë edhe tempi i jetës artistike ishte i stuhishëm, rrapëllitës. Ndërsa hedhim vështrimin për nga tablotë e tij, ajo që percepton s’pariherë dhe që e ndjek si një fill të gjenerimit të energjisë dritëlëshuese të krijimit, ngasemi të ndalim hovin e të kundrojmë. Puna e tij karakterizohet nga figura muskuloze, gjeste dramatike dhe një popullim i personazheve të shumë, çka e bën tablonë e tij më të egër, më depërtuese në ndjesitë dhe instinkte. Përdorimi i spikatur i perspektivës në stilin manierist, padyshim që e veçon atë nga tradicionalja, nga zbatimi korrekt i normave dhe standardit. Ndërsa në vazhdën e krijimtarisë, Tintoretto ruajti ngjyrën dhe ndriçimin tipik të shkollës veneciane, të cilës ai i përkiste.

   Më i madhi i 21 fëmijëve, piktori me një talent të lindur, u dërgua nga i ati në studion e Titianit, për të cilin thuhet se e përzuri vetëm pas dhjetë ditësh. Hamendje orvaten ta cilësojnë këtë dëbim si ndjenjë xhelozie e Titianit për Tintoretto, për “kërcënimin” e talentit të fuqishëm që e kërcënonte. Që prej asokohe, Tintoretto ngeli admirues i Titian, megjithë akullsinë e murit që ndante këtë njohje. Talentin shpërthyes të Tintorettos nuk do ta ndalte ky dëbim, përkundrazi, do t’i ndërsente edhe më egër admirimin për pikturën, do ta flakëronte më furishëm talentin e tij të pazakontë. Ai filloi të studionte vetë me zell dhe përkushtim të madh, ngadhnjyeshëm, ditë e natë, ndërsa koncepti i tij fisnik për artin dukej nga mbishkrimi që vendosi mbi studio “Vizatimi i Michelangelo dhe ngjyrat e Titian”. Një modesti që tejkalon jo vetëm kohën por dhe gjeneratat. Megjithëse në vështirësi ekonomike, ndihmoi pa pagesë Andrea Schiavone në piktura murale, tashmë të zhdukura prej kohësh. Pikturoi gjithashtu pa asnjë detyrim financiar muret e Shkollës së Madhe të San Rocco, duke xhindosur 4 mjeshtëra të asaj kohe të ftuar për të konkurruar për këtë projekt, përfshirë Paolo Veronese. Vazhdoi të bënte punë të tilla, duke pranuar çdo pagesë të mundshme nga porositësit, duke dëshmuar sakaq se ishte një artist i madh dhe një njeri me zemër të madhe. Paratë nuk ishin asgjë për të dhe ata kurrë nuk u bënë pengesë ose shtysë për atë që la në testamentin e artit botëror.

Te e vona bashkë me Veronese, realizuan disa prej monumenteve piktoreske nga më të shkëlqyerat në botë, megjithëse sot të degraduara. “Parajsa” e Tintoretto-s është piktura më e madhe realizuar ndonjëherë në kanavacë dhe konsiderohet kryevepër e pashoqe, ndërsa u mbijetoi tre shekujve mospërfillje.

Pagesa për “Parajsën” nuk ishte vendosur ende kur ajo kishte nisur, por Tintoretto u tha senatorëve se i ishte lutur Zotit që ta paguante pas vdekjes. Kur piktura përfundoi gjithë Venecia u mblodh ta duartrokiste dhe iu kërkua artistit të vendoste vetë pagesën, por ai ua la në dorë autoriteteve. Thuhet se shuma nuk ishte aq e madhe, megjithatë ai u ktheu një pjesë, “sepse nuk ishte aspak i babëzitur për pasuri”.

U sëmur, nuk fjeti e nuk futi gjë në gojë për dy javë, derisa u varros pranë vajzës së tij të preferuar, që vdiq 30 vjeç, portretin e së cilës e kishte realizuar zemërplagosur në çastin e saj të fundit. Vetë Marietta ishte një piktore portretesh e talentuar, si edhe muzikante, vokaliste e instrumentiste, por sot shumë pak punë të saj janë të njohura. Thuhet se kur ishte 15 vjeç ndihmonte babain në art e veshur si djalë. Nuk pranonte askënd në studio e rrallë qeshte, pavarësisht se i bënte të tjerët gjithmonë gazmorë. Gruaja e vet, e cila i vishte me zor një rrobë veneciane kur dilte jashtë, i fuste para në xhep, por ai i harxhonte të gjitha me të varfër e të burgosur. Mendimi i venedikasve ishte se ai përdorte tre penelë: një të artë, një të argjendtë dhe një të hekurt. Sebastiano del Piombo thoshte për të se mund të pikturonte në dy ditë aq sa ai vetë në dy vjet. Si portretizues quhet i paarritshëm. Një aspekt, dinamizmin e kompozimit, përdorimin dramatik të dritës dhe efektet perspektive të theksuara, Tintoretto duket si një piktor barok i parakohshëm. Do të mbetet një nga artistët që krenon njerëzimin me punën e jetën e vet. Gjurmët që skaliti në memorien e artit janë njiherësh dritimet më vezëllitëse të njeriut bujar, të një Zoti tokësor. Fatlum ishin ata njerëz që jetuan dhe punuan me të, ata që u bënë pjesë e shkrepëtimave të tij krijuese, ata që ndërmenden për të si për një gjeni të pazakonte, si për një njeri i pamodeltë.

Tags: Tintoretto
Previous Post

Për marrëdhëniet e burrave me gratë dhe përkufizimet rreth këtij manifestimi jetik

Next Post

A është 25 dhjetori ditëlindja e vërtetë e Jezu Krishtit? Debati i kishës dhe rebusi i pazgjidhur i Krishtlindjes

Next Post

A është 25 dhjetori ditëlindja e vërtetë e Jezu Krishtit? Debati i kishës dhe rebusi i pazgjidhur i Krishtlindjes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj