Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

Për marrëdhëniet e burrave me gratë dhe përkufizimet rreth këtij manifestimi jetik

December 1, 2017
in Urtësi
44
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në jetën e një burri ka shumë gra, ashtu siç ka shumë burra në jetën e një gruaje. Pavarësisht nevojës gjithnjë alarmuese për ta mbajtur veten larg kësaj ligjësie të ndëshkuar nga çdo normë dhe ligj, kod e kanun, si për tu distancuar jo dhe aq nga një e keqe ndëshkuese, se sa një telash, përgjithësisht udha jonë kalon përmes një fushe të minuar, ku jo të gjithë arrijnë i’a dalin, por askush nuk shpëton.

Në jetën e një burri ka nga ato gra, që e duan, nga ata që e çmojnë dhe nga ato, të cilave burri u duhet. Përgjithësisht, një burrë është i dashuruar nga ato gra që e çmojnë, por edhe u duhet. Ata burra që gratë i çmojnë, atyre edhe u duhen. Atyre grave, të cilave burrat u duhen… u duhen dhe vetëm kaq.

Po burrave?

Burrave, gratë u duhen, madje edhe atëherë kur janë të dashuruar marrëzisht pas tyre… atyre sërish ata vetëm u duhen. Përgjithësisht burrat nuk dinë të dashurojnë, pasi atyre u kanë mësuar vetëm se si të duan. Ato meshkuj që duan, dashurojnë dhe çmojnë, janë privilegj i pak grave, të cilat jo gjithnjë janë mirënjohëse kësaj bujarie, me të cilat fati i ka shpërblyer.

Në jetë, marrëdhëniet e një burri me gratë janë të rëndësisë thelbësore. Si të tilla ata gjithnjë janë bërë shkas gojimesh dhe përkufizimesh, janë përshkuar prej definicionesh anatemuese nga përvoja të mrazta personale, dhe kanë rrokur glorifikime llamburitëse prej atyre mendjeve, të cilat nën efektin dehës të epshit nuk kanë gjetur qiell për t’i bërë fole idilit të asaj gruaje që e ka magjepsur, duke i’u ofruar si e mundshme mrekullimi.

Janë gatuar kaq shumë perifrazime, shprehje, dehje dhe lajthitje. E popullojnë kaq dendur këto lëndina me lule shumëngjyrëshe e aromëmira, këto shtigje të mrazta plot ferra e territje, grishjen tonë për të mbushur një boshllëk që e gërryen një zhgënjim, ashtu sikurëse për të na zbrazur atë ngopje që çon në velje. Të gjitha këto gostitje janë shtruar në tryezat e ëndjes tonë për të shuar atë uri, e cila veç se na bën më të babëzitur.

Përvojat personale janë kryesisht kudhrat ku janë temperuar këto yje vezullues dhe zhigjeta zemërshpuese. Gabimisht ne gjithnjë i marrim ato si busull orientimi në rrugëtimin e vështirë të njohjes së gruas dhe marrëdhënies me të, ndërkohë që eksperiencat tona mund të mos kenë asfare lidhje me kohën kur një situatë ka yshtur një mendim dhe formalizuar një definicion. Është fare e lehtë të konstatosh se dy palët, si gratë ashtu edhe burrat janë kaq ethshëm të interesuar për maksima, shprehje frazologjike, apo siç duan ti quajnë, urtësi.

Duke qenë se kohëve zakonisht i ka mbijetuar mendimi i shkrimtarëve, filozofëve, artistëve, janë jetët e tyre, marrëdhëniet e tyre, të cilat në shumësinë e herëve kanë qenë udhëtuese nëpër një terren të thyer, kësisoj ata gjithnjë kanë mëkuar perifrazime personale të këtyre marrëdhënieve duke na i servirur si përgjithësuese dhe psalmet e zotërimeve.

Po, a ngjajnë jetët tona?

Përgjithësisht po, specifikisht jo.

Në këto rrethana, mendimet e tyre duhet parë gjithnjë me rezerva, jo vetëm për faktin e përkatësisë veriake, se sa edhe për koherencën e tyre. Shoqëritë kanë evoluar, mendësitë gjithashtu kanë pësuar transformime deri në tjetërsim, për pasojë edhe atributi i përputhshmërisë së ligjërimeve të kohës konsiderohen si bastione të rëna.  Një shprehje frazologjike mund të ju pëlqejë, mund ta përdorni si armë dhe si mburojë, por ajo vetëm sa do ta vështirësojë qartësinë e të menduarit dhe ta pamundësojë kthjelltësinë e pamjes, siç e ka të pamundur të të ofrohet si alternativë zgjidhjeje të një çështje apo të një marrëdhënieje. Shkrepëtimat e vetëtimave nuk mund të jenë udhërrëfyes të shtegrarit nëpër natë me stuhi.

Gjithsesi secili ka përvojën e duhur të vlerësoje nëse Balzaku ka të drejtë kur thotë se: “Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave”, apo Wilde, i cili përkufizon: “Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë”, apo Rihter që menon se: “Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka”.

Tags: BurratDashuriaGrateInteresiJetaMarrëdhëniet
Previous Post

Praktika e leximit, si ishin ato të grekëve të lashtë dhe Evropës dhe pse ka ndryshuar në shekuj

Next Post

Tintoretto, “Shekspiri i pikturës”. Në art ishte “i furishmi” i shkollës së Rilindjes, në shpirt… dritimi vezullues i njeriut të përkorë

Next Post

Tintoretto, “Shekspiri i pikturës”. Në art ishte "i furishmi" i shkollës së Rilindjes, në shpirt... dritimi vezullues i njeriut të përkorë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj