Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Honore de Balzak, fati i keq i fillestarit në marrëdhënie me gratë, kur gjeniu i letrave kërkonte të vriste veten 

July 28, 2017
in Nga jeta e korifejve
372
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Përpjekjet e para për të gjetur grua, ashtu sikurëse edhe librat e tij të parë, s’kanë asnjë sukses, shkruan Stefan Cvajg për Honode de Balzak.

“Shiko mos më gjesh ndonjë vejushë të pasur, – i shkruan së motrës ky idealist rinok i çuditshëm… dhe mua më ngre në qiell, në letrën e tij. Djalë i mirë 22-vjeçar, i pashëm, me sy të gjallë, xixëllues! E që do të jetë një bashkëshort i gatuar me brumin më të mirë që ka pjekur ndonjëherë qielli.

Vështrimi i tij u flet grave, aq pak, sa emri i tij i botuesve, dhe Balzaku te “Lëkura e Shagrenit” me gojën e heroit të tij, Rafael, përshkruan dështimet që ka pësuar në të ritë e tij.

“Shpirti im, duke ndeshur përherë në pengesa për të shfaqur dashurinë, u mbyll më në fund në vetvete. Shumë i çiltër prej natyre, u bëra pa dashur i ftohtë dhe fsheharak… shkruan Balzak, isha i ndrojtur dhe i ngathët. S’më besohej se zëri im t’i tërhiqte sadopak të tjerët. S’më pëlqente vetja, më dukej se isha i shëmtuar, më vinte turp të shihesha në pasqyrë. Megjithëse zëri i brenshëm që i përkrah njerëzit e talentuar në përpjekjet e tyre, më thërriste: -“Mos u lësho! Jepi!”

Me gjithë forcën që ndjeja hera-herë në vetmi, me gjithë shpresën që më jepte krahë, kur veprat e autorëve që publiku i priste me entuziazëm, i krahasoja me ato që endeshin në fantazinë time, prapë, si një kalama s’kisha besim te vetja. Isha viktimë e një ambicjeje shumë të madhe, pandehja se kisha lindur për punë të mëdha dhe e ndjeja se isha një hiçgjë.

Midis moshatarëve të mi takova një grup mburracakësh, që mbanin hundën përpjetë, thonin gjepura, uleshin pa droje pranë grave, që mua më dukeshin nga më hijerëndat, u thonin fjalë të paturpshme, brenin majën e bastunit të vet, dridheshin dhe përdridheshin që t’u pëlqenin atyre, mbanin nëpër gojë gratë më bukuroshe, sikur gjoja e kishin pleksur me ta, o thonin të vërtetën, a gënjenin, se kishin fjetur me secilën prej tyre. Hiqeshin sikur ishin ngopur me qejfe dhe kishin hequr dorë prej tyre, sikur i shihnin gratë më të virtytshme si një pré që mund të kapej më lehtë, sikur ata arriheshin të futeshin në dorë vetëm me një fjalë, me një gjest të guximshëm, a me një vështirim të paturpshëm!

Po e them me ndërgjegje të pastër  e me dorë në zemër se të shtish në dorë pushtetin ose të fitosh një famë të madhe letrare, më dukej atëherë një triumf më pak i zorshëm se sa t’ia fitoje zemrën një gruaje të re, të bukur e të mençur nga shoqëria e lartë.

Kam adhuruar shumë gra së larg e për hirë të tyre do të isha shtruar çdo sprove të rëndë, do ti kisha lënë të më cfilitnin shpirtin, do të kisha shkrirë të gjithë forcat e mia, duke mos i’u trembur as sakrificave, as vuajtjeve, po ç’e do, ata zgjidhnin për dashnorë ca budallenj, të cilët nuk do ti qasja as si portier…

Unë isha padyshim shumë naiv për një shoqëri kaq artificiale, ku njerëzit rrojnë për sytë e botës dhe i shprehin mendimet e tyre me fraza të stisura ose me fjalë që i dikton moda. Kështuqë nuk dija se si të zija të flisja kur rrija i heshtur, as se si të heshtja kur isha duke folur. Me një fjalë, duke mbajtur përbrenda pasionet që më vlonin, duke pasur një shpirt të ndjeshëm siç u pëlqen grave, duke qenë i kredhur në një dalldi që ata e lakmojnë, duke pasur atë energjinë, me të cilën mburren budallenjtë, të gjithë gratë u treguan ndaj meje mizore dhe tradhtare…

Uh!

Të ndjesh se ke lindur për të dashuruar, për të bërë një grua të lumtur, e të mos gjesh dot as ndonjë Marselinë (Shërbyese, personazh i komedisë së Bomarshesë te “Martesa e Figarosë”), trime dhe fisnike, e të mos takosh dot njeri, as ndonjë vogëlushe, ndonjë vajzë kureshtare që ta sodisje!

Sa herë kam dashur t’ia heq vetes nga dëshpërimi!

Tags: Albert VatajHonore de BalzkLekura e ShagrenitStefan Cvajg
Previous Post

Ç’mund të mësosh nga sjelljet e çuditshme të një gjeniu, si Njuton, Nikola Tesla, Paul Erdos dhe Albert Einstein

Next Post

Kur Shqipëria e viteve 1910-1915 bëhej pjesë e kartolinave dhe komercit europian

Next Post

Kur Shqipëria e viteve 1910-1915 bëhej pjesë e kartolinave dhe komercit europian

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj