Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Ekspozimi në diell, kur është shëndetshëm dhe kur ai paraqet rrezik?

July 13, 2017
in Shëndetësi
87
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Është vërtetuar shkencërisht se rrezet e diellit kanë efekt vitalizues në trupin e shpirtin e njeriut dhe se s’ka jetë pa diell. Dielli lëshon rreze me gjatësi valore të ndryshme të cilat ndahen në rrezet ultravioletë me vetëm 1% (400-290), kurse pjesën tjetër e përbëjnë rrezet e dritës (400-760nm) dhe infra të kuqe (mbi 760 nm), të cilat na japin neve nxehtësinë.

Rrezet ultravioletë kanë gjatësi valore më të shkurtër se sa rrezet e dritës së dukshme, çlirojnë energji më shumë se sa rrezet e tjera dhe këto rreze janë vendimtare për shëndetin e lëkurës suaj.
Energjia ultravioletë vjen në dy lloj rrezesh UVA dhe UVB. Ato rrezatojnë poshtë përtej atmosferës, në sipërfaqen e tokës dhe në lëkurën tonë.
UVA (400-315nm) – quhen “tinëzare”, janë rreze të cilat pigmentojnë drejtpërdrejt lëkurën, depërtojnë në thellësi dhe shkaktojnë plakjen e hershme të saj. Për shkak se dëmtimet nuk janë të dukshme, aty për aty kanë forcën e depërtimit në thellësi të lëkurës dhe bëjnë dëmtimin permanent të ADN-së së qelizave lëkurore.
UVB (315-290 nm) – Nuk depërtojnë në thellësi të lëkurës dhe energjinë e rrezatimit maksimal e kanë prej orës 11-15. Ndikojnë në procesin e nxirjes, duke aktivizuar procesin natyral mbrojtës të lëkurës. Rrezet UVB, së pari shkaktojnë eritemën (te rrezatimi më intensiv shkaktojnë reaksionin buloz ose edhe nekrotik) e më vonë pigmentimin (indirekt). Konsiderohen si shkaktarë të shpeshtë të kancereve të lëkurës.
UVC – rrezet janë më pak brengosëse, sepse ato absorbohen nga atmosfera. Ky spektër diellor përdoret më shumë për dezinfektimin e hapësirave.
Rrezet UVB janë “keqbërës”, shkatërrues janë rrezet të cilat “pjekin” lëkurën.

Efektet e Diellit në lëkurë
Efektet e menjëhershme:
* Lëkura skuqet
* Ngjyra e saj thellohet
Efektet e mëvonshme:
* Djegia paraqitet 4 orë pas ekspozimit ndaj diellit.
* Lëkura fillon të duket e nxirë pas 2 ose 3 ditëve.
* Shtresat e sipërme të lëkurës trashen.
Efektet afatgjata:
* Rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes së hershme.
* Kanceri i lëkurës.
Masat mbrojtëse
Faktori i parë mbrojtës nga rrezet UVB është vetë lëkura. Në momentin kur rrezet UV na sulmojnë, lëkura fillon t’i aktivizojë masat mbrojtëse.
* E shtyrë nga UVB, shtresa e jashtme e lëkurës trashet, duke e bërë të vështirë për UVB ta depërtojnë sipërfaqen. Këtë proces dermatologët e quajnë hyper-keratosis.
* Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e melaninës, apo “pigmentin nxirës”, i cili mbron shtresat e brendshme të lëkurës, si më të ndjeshme.
* Masat natyrale mbrojtëse të lëkurës nuk janë gjithmonë të suksesshme. Gjithashtu, ato janë të pamjaftueshme t’i mënjanojnë rrezet e dëmshme ultravioletë.
Melanocitet
Prodhojnë melaninën, pigment që i jep lëkurës ngjyrën që e ka dhe ndihmon mbrojtjen nga sulmi i UVB. Njerëzit me lëkurën ngjyrë ulliri ose të mbyllët, e bëjnë melaninën më të gatshme dhe më shumë në sasi, sesa ata që kanë lëkurë më të qetë. Kuqoshët me lëkurë më të çelët prodhojnë një lloj melanine “të kuqe” që nuk mund të përballojë aspak sulmin ndaj rrezeve ultravioletë.
Vetëkujdesi
Sistemi imun i lëkurës aktivizohet kur ai vëren prezencën e qelizave të dëmtuara. Misioni i tij është t’i shkatërrojë qelizat e mbetura që kanë pësuar mutacion, kështu që të mos kenë mundësi të shumohen dhe një ditë të shkaktojnë kancerin e lëkurës. Qelizat e lëkurës kanë disa masa vetëmbrojtëse që mund ta shërojnë ADN-në e dëmtuar nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit. Përgjatë natës, qelizat e lënduara bëjnë çdo gjë çfarë munden që ta riparojnë veten e tyre. Por nëse ka shumë qeliza që duhen riparuar, mekanizmi i riparimit është i mbingarkuar. Kur të ndodhë kjo, disa qeliza vdesin e të tjerat mbijetojnë në një formë të tjetërsuar.
Qelizat Langerhans
Janë shtylla e sistemit imun të lëkurës. Këto “roje” punëtore i identifikojnë qelizat e dëmtuara nga dielli, në mënyrë që sistemi imun i lëkurës të mund t’i eliminojë ato. Por gjersa kjo ndodhë, qelizat Langerhans edhe vetë janë tejet të ndjeshme ndaj diellit. Shkëlqimi i rrezeve ultra-violetë redukton numrin e këtyre qelizave të domosdoshme dhe i dobëson ato që mbesin.
Nuk jemi të gjithë të barabartë në diell
Kremi që juve ju nevojitet varet nga tipi i lëkurës, kohës së ekspozuar të diellit si dhe mosha juaj.

Tags: a e dini seAlbert VatajAmbientiAnatomia e njeriutAsgjejaBotaDhurata e natyres per njeriunDielliDijaEkspozimiFunksionimi i truritGjithçkajaGjithsesiIluminimInteligjenceKrijuesiKujdesiKujdesi per pasurine e natyresKujteseKuriozitete mbi njeriunMisteret e shekncesMrekullia e ZotitNatyraNjeriuNjeriu dhe ashkencaNumratPemaPerfeksioni i krijimitPergatitjaPjeset e trupitRrezetShendetiSpecialistiTkurretTrashegimia e bukurise se natyresTrupi dhe shendetiTruri i njeriutUniversiVdekjaZgjerohetZoti
Previous Post

Shkrimi i David Wallace-Wells në “New York”: “Vapa që po sjell apokalipsin, ju premtoj se është më keq nga se mendoni”

Next Post

Frederik Rreshpja, zëri kushtrues i poezisë dhe drama e tragjikut të lirikës shqiptare

Next Post

Frederik Rreshpja, zëri kushtrues i poezisë dhe drama e tragjikut të lirikës shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj