Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Cilat janë 10 piratet femra më të famshme dhe më mahnitëse të historisë së terrorit të deteve?

March 25, 2020
in Kuriozitete, Të përzgjedhurat
157
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Mund të jetë e vështirë të besohet, por të kesh një mjekër të madhe nuk është domosdoshmëri për të qenë pirate. Disa pirate femra kanë thyer stereotipin se vetëm meshkujt janë piratë. Duke nisur nga Roma e Lashtë deri tek Marina Mbretërore, këto femra pirate  konsiderohen më të këqijat e të më këqinjve.

Sayyida al Hurra

Sayyida al Hurra

Sayyida al Hurra ishte vajza e një familje të shquar myslimane me bazë në Mbretërinë e Granadës. Ata u detyruan të iknin nga shtëpia e tyre në vitin 1492, pas ripushtimit të Spanjës nga të krishterët. Sayyida dhe familja e saj u vendosën në Chaouen, Marok. Pas vdekjes së burrit të saj biznesmen në 1515, Sayyida u bë guvernatore e Tetouan. Ajo u takua dhe u martua me Mbretin e Marokut, Ahmed al-Wattasi. Zemërimi i saj ndaj të krishterëve që e kishin detyruar atë të largohej nga shtëpia e saj ishte i vazhdueshëm për Sayyida. Ajo lidhi kontakt me Barbarossan e Algjerit, dhe iu fut piraterisë. Gjatë misionit për kapjen e anijeve kristiane, Sayydia u bë mbretëresha më e pushtetshme mbi detin Mesdhe në sytë e të krishterëve.

Mbretëresha Teuta e Ilirisë

Teuta-the-Untameable-768x453

Të paktë kanë qenë ata meshkuj që kanë pasur këllqet për të mundur forcën e Romës. Por ishte një mbretëreshë pirate si Teuta e Ilirisë që arriti t’i sfidonte romakët. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Mbretit të Ardianëve, Teuta trashëgoi Mbretërinë Ardiane në vitin 231. Me mbështetjen e mbretëreshës së tyre, ilirët morën qytetin fenikas dhe atë të Dyrrahut (Durrësin). Për të zgjeruar shtrirjen e tyre, piratët e saj sulmuan anijet tregtare të Romës dhe Greqisë. Në vitin 229 Roma u detyrua t’i shpallte luftë Ilirisë dhe Teutës. Një forcë prej 20 mijë trupash romake e detyruan Teutën të dorëzohej.

Anne Bonny

Anne-Bonny-e1380133847867

Anne Bonny ishte një pirate irlandeze e lindur mes viteve 1697-1700. Pas zhvendosjes së familjes së saj në Botën e Re, nëna e Anne vdiq, dhe babai i saj akumuloi një pasuri të vogël. Anne u mohua nga babai i saj. Ajo lëvizi për në Bahamas ku takoi kapitenin e një anije pirate Jack Rackham. Anne ndihmoi në ngritjen e një ekuipazhi të ri dhe arriti të kapte shumë anije, disa prej të cilave transportonin çaj. Si një kërcënim për tregtinë e çajit që ishin, guvernatori i Xhamajkas bëri apel kundër Jack Rackham dhe Anne Bonny. Anija e tyre u kap dhe Rackham u ekzekutua. Ndërsa Bonny u zhduk e fat ii saj mbetet i panjohur.

Jeanne de Clisson

Jeanne de Clisson

E lindur në vitit 1300, Jeanne ishte pasardhëse e një familjeje britanike. Në vitin 1330 Jeanne u martua me Olivier III de Clisson. Si fisnik i pasur që ishte, atij iu desh të mbronte vendin e tij, por u kap në Paris, dhe u ekzekutua nën urdhrat e Mbretit Filip VI. Jeane e mbushur me mëri, u betua për hakmarrje. Ajo ia shiti tokat e saj fisnikëve të pasur dhe bleu tre luftë-anije. Anijet e saj u quajtën “Flota e Zezë” dhe filluan të shkatërronin anijet që i përkisnin Mbretit Filip. Ajo linte vetëm disa marinarë gjallë të anijeve kundërshtare për t’i dërguar mesazhin Mbretin se Luanesha e Anglisë kishte goditur sërish. Edhe pas vdekjes së mbretit Filip ajo vazhdoi të luftonte anijet franceze derisa vendosi të kthehej në Angli.

 

Ching Shih, nga prostitutë në një lorde pirate

Ching-Shih-nga-prostitutë-në-një-lorde-pirate

Ching Shih lindi në provincën Guangdong të Kinës në 1775. Ajo u bë një prostitute që punonte në bordello të ndryshme. Pirati Zheng Yi, i cili komandonte një grup anijesh, vuri re bukurinë e Ching Shih dhe e mori atë për grua. Me çiftin në krye, “Flota Flamuri i Kuq” nga 200 anije arriti në 1700. Zheng Yi vdiq në vitin 1807, vetëm pas 6 vitesh martesë. Ching Shih mori fronin dhe njihej si një pirate e rreptë dhe e disiplinuar. Ajo u fokusua më shumë në strategjitë ushtarake dhe biznesin. Ajo gjithashtu krijoi disa ligje që mbronin piratët e saj. Skllevërit femra që konsideroheshin të shëmtuara liheshin të lira e të padëmtuara. Nëse një pirate donte të merrte për grua një skllave të bukur, kjo gjë i lejohej. Në fund të karrierës së saj si pirate, Ching Shih u rikthye në Canton dhe hapi një shtëpi kumari ku qëndroi deri në fund të jetës.

Anne Dieu-Le-veut

Anne Dieu-Le-veut

E lindur rreth vitit 1650, Anne ishte një kriminele e deportuar nga Franca në Tortuga diku mes 1665 dhe vitit 1675. Në Tortuga, Anne u martua me piratin Pierre Length. Në vitin 1683, Pierre u vra gjatë një përleshje. Anne e sfidoi vrasësin e burrit të saj në një duel.  Laurens që refuzoi të luftonte me një grua, u impresionua nga guximi i Anne dhe i propozoi asaj. Anne pranoi. Ata lundruan së bashku duke kapur shumë anije dhe duke bastisur Xhamajkën në vitin 1693. Ajo u kap një vit më vonë dhe u ribashkua me Laurens në vitin 1698.

Grace O Malley, mbretëresha pirate e Irlandës e shekullit 16

Grace-O-Malley-mbretëresha-pirate-e-Irlandës-e-shekullit-16

Grace O’Malley ka lindur në Irlandë rreth vitit 1530, kur Henri VIII ishte Lord i Irlandës. Babai i Grace ishte prijës detar i klanit O Maille. Pasi bashkëshorti i saj Donal u vra dhe kështjella e tij u kap, Grace ngriti një ushtri dhe e ripushtoi kështjellën. Gjatë martesës së saj të dytë, Grace mori rolin e babait të saj, që mblidhte taksa nga peshkatarët në territorin e tyre. Ajo gjithashtu filloi t’i kërkonte para kesh anijeve tregtare për një kalim të sigurtë. Kur të tjerët refuzonin ata vriteshin. Grace gjithashtu sulmonte fortesat e fisnikëve irlandezë e skocezë.

Elizabeth Killigrew

Pirate-fleet-e1380133739390

Data e lindjes së Elizabeth është e panjohur. Ajo u bë zonja Killigrew kur u martua me Sir John Killigrew të Arvenack. Kur në vitin 1540 Kështjella Pendennis u ndërtua nga Mbreti Henri VIII, Killigreë morën kontrollin e anijeve në këtë zonë, duke ngritur fortesën e tyre. Ata përdorimin pozicionin e tyre për të marrë para nga anijet që hynin në zonën e tyre të kontrollit. Kur bashkëshorti i saj vdiq, Elizabeth mori komandën e plotë të piratëve. Pasi Elizabeth u kap në vitin 1582, asaj iu dha një falje  nga Mbretëresha Elizabeth.

 

Christina Anna Skytte

Christina Anna Skytte

E lindur në vitin 1643, Christina ishte fëmijë i baronit Baronit Jacob Skytte e Duderhof, të Suedisë. Vëllai i saj, Gustav Skytte, jo  i lumtur me pasurinë e tij tashmë të çmendur, bëri një jetë të dyfishtë si pirate që nga viti 1657 e tutje duke plaçkitur anijet në Detin Balltik. Sëabshku me të dashurin e saj, Gustaf Drake, Christina u bë partnere në biznes. Christina tregoi se ajo nuk ishte një partnere pasive. Në vitin 1663 ajo ishte prezente kur sulmuan një anije tregtare holandeze,, duke bërë që i gjithë ekuipazhi i saj mbetën të vrarë. Ky sulm çoi në ekzekutimin e Gustaf dhe Christina u detyrua të largohej.

Jacquotte Delahaye

Jacquotte Delahaye

E lindur në Haiti nga një nënë haitiane dhe një baba francez, Jacquotte pati një fëmijëri të vështirë. Nëna e saj vdiq pasi lindi të vëllain e saj, ndërsa i ati iu vra, duke e lënë Jacquotte me pak para. Ajo u detyrua t’i futej piraterisë në Karaibe për t’u kujdesur për vëllain e saj. Aktive në vitin 1660, ajo falsifikoi vdekjen e saj për t’iu arratisur qeverisë që e kërkonte. Pasi jetoi për shumë vite si mashkull, ajo për shumë vite jetoi si pirate duke korrur shumë suksese.

Tags: Cilat janë 10 piratet femra më të famshme dhe më mahnitëse të historisë së terrorit të deteve
Previous Post

Robin Hood, heroi i folklorit anglez, legjenda dhe e vërteta e kësaj figure emblematike të historisë

Next Post

Seks, ndjenja, dëshira, dëshpërime dhe epshet e parezistueshme në pikturat e Gustav Klimt

Next Post

Seks, ndjenja, dëshira, dëshpërime dhe epshet e parezistueshme në pikturat e Gustav Klimt

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj