Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Erich Maria Remark, shkrimtari që skaliti në vepër dinjitetin dhe humanitetin e kohës së terrorit të luftë dhe vdekjes

September 25, 2023
in Autorë
3.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Erich Maria Remark është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë gjermane të shekullit XX. Ai u lind më 22 Qershor 1898 ne Osnabrück.

Erich Maria Remarque ishte një student në Universitetin e Munsterit, kur u thirr në ushtrinë gjermane dhe ishte në moshën 18-vjeçare kur ai u bë dëshmitari i tmerreve dhe maktheve të asaj që do të quhej Lufta e Madhe. Ai luftoi në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u plagos jo më pak se pesë herë, herën e fundit shumë rëndë. Pas luftës, ai bëri punë të ndryshme, si mësues, gurgdhendës, shofer i makinave të garave, gazetar sportiv, etj. Krejtkjo ishte larmi e jetës dhe sprovave të tij, ndërsa ai punonte për të përfunduar romanin “Asgjë e re nga fronti i Perëndi”, që kishte në mendje që nga lufta. Botuar në Gjermani në vitin 1929 nga ky roman shiti 1.2 milionë kopje brenda një viti. Përkthimi në anglisht, “All Quiet on the Western Front”, botuar në të njëjtin vit, vazhdoi me një sukses të ngjashëm për të zenë një vend privilegji në krejt kolanën e tij krijuese. Më pas, “Asgjë e re nga fronti i Perëndit” u përkthye në 12 gjuhë dhe u bë një film i famshëm i Hollivudit në vitin 1930.

Suksesi i shkëlqyeshëm i romanit “Asgjë e re nga fronti i Perëndit” ishte kryesisht për shkak të reflektimit të tij njerëzor dhe shpirtëror, padyshim edhe zhgënjimeve me luftën që pushtoi shumë njerëz gjatë viteve 1920. I vlerësuar si një roman i realizmit të palëkundur, ky libër përshkroi në detaje traumën fizike të luftës, e cila depërtoi shumë thellë në nënlëkurën e përzhitur nga lufta dhe shpirtrat e drobitur nga tmerret. Remarque artikuloi gjithashtu zhgënjimin dhe zemërimin mpirë të ushtarit të rekrutuar, të dërguar në betejë nga udhëheqësit e qeverisë dhe ushtarakëve për arsye politike dhe pushteti që ai luftoi për t’i kuptuar. Sipas fjalëve të protagonistit të tij, Paul Baumer: “Unë shoh sesi popujt janë vënë kundër njëri-tjetrit dhe në heshtje, pa e ditur, marrëzisht, me bindje, pafajësisht vrasin njëri-tjetrin. Unë shoh që truri më i mprehtë i botës shpik armë dhe fjalë për të bërë është akoma më i rafinuar dhe më i qëndrueshëm.”

Gazetarja e njohur amerikane HL Mencken e quajti romanin “Asgjë e re nga fronti i Perëndi” “padiskutim historia më e mirë e Luftës së Parë Botërore”. Si libri, ashtu edhe versionet e filmit të vitit 1930 u ndaluan nga nazistët pas ardhjes së tyre në pushtet në Gjermani në 1933 si paragjykim për prestigjin kombëtar gjerman. Remarque vazhdoi të shkruante dhe erdhi me nëntë romane të tjera, të gjitha që trajtonin tmerrin dhe kotësinë e luftës për të kuptuar qëllimin e saj; romani i tij i fundit, “Një nata në Lisbonë”, ishte i pakursyer në dënimin e Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjes së Adolf Hitlerit për të kryer shfarosjen e hebrenjve dhe të tjerëve.

Megjithëse u bë një qytetar amerikan i natyralizuar dhe gjatë viteve 1930 ishte pjesëmarrës i shpeshtë në jetën e natës në Nju Jork dhe shoqërues për disa vite në Hollywood të aktores Marlene Dietrich, Remarque jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij të mëvonshme në Porto Ronco, në bregun e Liqeni Maggiore në Zvicër. Ai vdiq në Lokarno më 25 shtator 1970.

Biografia dhe krijimtaria e Remark janë të shtjelluara dhe të përfshira thellësisht nga historia gjermane e shekullit të shkuar. Fëmijëria dhe rinia e tij në qytetin e Osnabrück, luftrat botërore, u bënë nervi dhe tempi krijues i këtij uragani të penës dhe mendësisë.

E gjithë vepra e Remark ka në sfond një lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht përmbajnë një test kritik të historisë së kombit të tij. Në plan të parë dhe në brendësi të krijimeve të tij letrare qëndron vështrimi i dinjitetit human dhe të humanitetit në kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.

“Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, kësisoj shkruan Erich Maria Remark, i cili përjetoi tmerrin, makthin dhe plagën e dy luftrave, të cilat i jetësoi në veprën e tij monumentale, në kolanën e ardhur në shqip që nis me “Tre shokët” e shqipëruar më 1961 nga Robert Shvarc, për të vijuar në katet e kësaj kreshte të letërsisë gjermane me “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”, etj..

Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip.

 

Thenie nga Remarku.

-Ne dhashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.

-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.

-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.

-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme eshte kur nuk ke c’te presesh.

-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.

-Dashuria eshte e mbrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.

-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit,ajo s’ka sherim.

-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.

-Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.

-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s’kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s’e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe. Kjo eshte cudia dhe lezeti yne.

Tags: “Harku i Triumfit(1945)”“Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar(1958)“Obelisku i Zi(1956)”“Tre Shoke(1936-1938)"Arthur RubinsteinBernhard NobbeBertolt BrechtBeverly Hills Hotel. Ne Los Angelos lidhje e ngushte me Marlene Dietrich; miqesi e madhe me Josef von SternbergCarl ZuckmeyerCary GrantDagmar Godowskydhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te cmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit(1948)”edhe “Nje Nate ne Lisbon(1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filmaElisabeth Bergner dhe Paul CzinnerElse Lasker-SchülerElsie Mendl; Otto Klement (agjent); njihet me Greer GarsonEmil LudwigErich Maria RemarkErika HaaseErnst TollerFritz ErpenbeckFritz Hörstemeier dhe Friedrich VordembergeFritz von UnruhHans BallhausenIgor StrawinskyJacob dhe Martha WassermannLion FeuchtwangerLudwig RennLuggi Wolff e Brigitte Neuner-WolffMaria “Kater” Dietrich-SieberMe romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes.Orson WellesPauline Spencker ne rrethin “Barraka e Endrrave”publikuar per here te pare ne 1929qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit(1931)”Remark pati nje njohje mbare boteroreRudolf Kottmanshkrimtari që skaliti në vepër dinjitetin dhe humanitetin e kohës së terrorit të luftë dhe vdekjessi edhe ne menyre te vecante “Asgje e re nga fronti i perendimit(1930)Thomas Mann
Previous Post

Cili ishte sipas Stefan Cvajg, Xhakomo Kazanova eposi i një mashkulli që zhgrrythet në shtretër e flirte si një derr në lluc?

Next Post

Mateus Frroku: Ndihem i plotësuar në çift, ndaj funksionoj më pozitivisht në muzikë

Next Post

Mateus Frroku: Ndihem i plotësuar në çift, ndaj funksionoj më pozitivisht në muzikë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj