Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Mitologji

Kush ishte sekreti i aftësisë parashikuese të Orakullit të Delfit, Pitia, faktet dhe legjendat e avujve çudibërës që gufonin nga nëntoka e Tempullit të Apollonit?

May 11, 2017
in Mitologji
861
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ende vijon të jetë një debat i hapur, megjithëse kanë kaluar kaq shekuj dhe parashtruar kaq hipoteza se çfarë stimulonte aftësitë parashikuese të Orakullit të Delfit për të cilin flasin të gjithë dëshmitë e artit klasik, që nga Eskili, Aristoteli, Klementi i Aleksandrisë, Diodorus, Diogjeni, Euripidi, Herodoti, Juliani, Justiniani, Livi, Lucani, Neposi, Ovidi, Pausaniasi, Pindari, Platoni, Plutarku, Sofokliu, Straboni, Tukididi deri te Ksenofoni. Tempulli i Apollonit ka qenë një nga vendet më të shenjta të antikitetit grek. Orakulli i Delfit ka tejshpuar kohërat me misterin e aftësisë parashikuese që kanë udhëheqyr fatin e kohës.

“Murgesha e Delfi”, e njohur si Orakulli i Delfit, ishte këshilluese dhe parashikuese e shquar. “Murgesha e Delfi” është një tablo e piktorit anglez, John Collier (27 janar 1850-11 prill 1934. Puna është realizuar në vitin 1891. Ajo tregon Pitia ulur në një stol me tri këmbë duke thithur avullin që del nga një e çarë e tokës.

Ka pasur shumë përpjekje për të gjetur shpjegim shkencor për frymëzim e Pitia. Të gjithë ngulmet për të shpjeguar këtë enigmë i referohen vëzhgimeve të bërë nga Plutarku, i cili ka shërbyer për disa vite në Delfi si prift kryesor i tempullit. Ai ka deklaruar se fuqitë e saj profetik duhet të kenë lidhje me avujt e ujërave të ngrohtë që rrodhnin nën tempull. Ai ishte i mendimit se avujt kishin fuqi haluçinante, një lloj ekstazie.

Hulumtimet e fundit gjeologjike kanë treguar se emetimet e gazit nga një humnerë nëntokësore kanë stimuluar Orakullin e Delfit të realizojë lidhjen me hyjnitë. Disa studiues të tjerë sugjerojnë mundësinë që etileni i gazit që ka gufuar nga nëntoka ka shkaktuar gjendjen e frymëzimit të Pythia. Gjurmët e etilenit janë gjetur në ujërat e ngrohtë të Castallian, e cila tani është shmangur në masë të madhe nga ujrat që përshkojnë qytetin modern të Delphi.

Delfi ndoshta njihet më shumë për orakullin në faltore që i është dedikuar Apollonit gjatë periudhës klasike. Apolloni fliste përmes orakullit të tij: profetesha apo priftëresha njihej me emrin Pitia; ajo duhej te ishte një grua e vjetër pa mëkate e zgjedhur midis fshatarëve të zonës. Ajo ulej në një stol me tri këmbë brenda një hyrjeje (çarje) në tokë. Sipas legjendës, kur Apolloni vrau Pitonin, trupi i tij ra në këtë çarje të tokës dhe avulli u ngrit nga trupi i tij i dekompozuar. E intoksinuar nga avujt, profetesha duhej të binte në ekstazë, duke lejuar Apollonin të posedojë shpirtin e saj. Në këtë gjendje ajo profetizonte (bënte parashikime). Është konstatuar se një gaz me përqindje të lartë etileni (me formulë C2H4), i njohur për prodhimin e ekstazës së fortë, rrjedh nga kjo çarje e tokës.

Njerëzit konsultoheshin me Orakullin e Delfit për çështje të rëndësishme, nga politikat publike deri tek problemet personale. Me Orakullin nuk mund të konsultoheshe gjatë muajve të dimrit. Përveç Greqisë, Orakulli respektohej gjithashtu edhe nga vendet gjysëm greke si Lidia, Karia dhe Egjipti. Ai njihej gjithashtu edhe tek romakët e lashtë. Orakulli u sillte dobi edhe mbretërve të Maqedonisë së lashtë. Kur Neroni (perandori romak) erdhi në Greqi në vitin 66 pas Krishtit, mori me vete mbi 500 statujat më të mira të Delfit dhe i çoi në Romë. Perandorët pasues romakë të dinastisë Flaviane kontribuan shumë për ta restauruar atë. Perandori Adrian ofroi të gjithë autonominë e tij. Edhe Plutarku ishte një faktor domethënës nga prania e tij si një kryeprift. Megjithatë sulmet barabare gjatë mbretërisë së Mark Aurelit dhe Kostandinit I shkaktuan shkaterrimin dhe grabitjen e statujave dhe pasurive të tjera. Sundimi i shkurtër i perandorit Julian nuk mundi ta përmirësonte situatën. Sidoqoftë Orakulli vazhdoi derisa u mbyll nga perandori Theodosius I në 395 pas Krishtit. Vendi ishte braktiusur për pothuajse 100 vjet, derisa të krishterët u vendosën përgjithmonë në atë zonë. Ata themeluan aty pranë qytetin e vogël të Kastrit rreth vitit 600.

Orakulli i Delfit ‐ Tempulli i Apollonit

Delfi është një vend arkeologjik, njëkohësisht edhe një qytet modern në Greqi, në jug‐perëndim të Mount Pernasit në luginën e Focisë. Në mitologjinë greke, Delfi ishte vendi i orakullit më të rëndësishëm në botën klasike greke, dhe një vend i madh ku adhurohej perendia Apollon (zoti Diell), pasi ai vrau Pitonin, një hyjni që jetonte aty dhe që mbronte qendrën e Tokës. Më përpara ky vend mbante emrin e Pitonit derisa Apolloni e mundi atë. Gjarpëri Piton ishte djali i Gjeas (nënës Tokë).

Zona e shenjtë e Apollonit në Delfi ishte një faltore panhelenike, ku çdo katër vjet, duke nisur që nga 776 pr. Krishtit atletët (sportistët) nga mbarë bota greke bënin gara në Lojrat Pitiane, një nga katër lojrat panhelenike (apo stefanitike), paraardhëse të lojrave olimpike moderne. Fitimtari në Delfi paraqitej me një kurorë dafine e cila këputej në mënyrë ceremoniale nga një pemë nga një djalë i cili rimiratonte vrasjen e Pitonit. Delfi ishte më i veçantë nga të gjitha vendet e tjera të lojrave sepse aty zhvilloheshin edhe gara muzikore. Lojrat zhvilloheshin në përkujtim të fitorës së Apollonit ndaj gjarpërit Piton.

Në vatrën e brendshme të Tempullit të Apollonit, qëndronte ndezur një flakë e përhershme. Pas betejës së Plateas (lufta perso‐greke në 479 pr.K) qytetet greke shuan zjarrin e tyre dhe sollën një zjarr të ri nga vatra e Greqisë, në Delfi; në historitë e themelimit të disa kolonive greke, kolonistët themelues ishin të parët që iu dedikuan Delfit.

Emri Delfi vjen nga e njëjta rrënjë “mitër” dhe mund të tregojë nderimin arkaik të Gjeas, nënës Tokë dhe perëndeshës Toka (Gjea) të vendit. Apolloni lidhet me vendin nga epiteti i tij Delfinos “Delfiniani”. Epiteti lidhet me delfinët në himnin Homerik për Apollonin (rreshti 400), që i referohet legjendës se si Apolloni erdhi i pari në Delfi me formën e një delfini, duke marrë me vete edhe priftërinjtë e Kretës mbi kurriz.

Një legjendë tjetër tregon që Apolloni duke shkuar në Delfi ndaloi në Tempe (një qytet afër Thesalisë), për të mbledhur dafina e cila konsiderohej si bimë e shenjtë. Në përkujtim të legjendës, fituesit në lojrat Pitiane merrnin një kurorë të bërë në Tempull.

Delfi u bë vendi i tempullit të madh të Apollonit si edhe i lojrave Pitiane dhe i orakullit të famshëm parahistorik. Madje edhe gjatë pushtimit romak aty kanë mbetur qindra statuja.

Tags: "Murgesha e Delfi"AristoteliDiodorusDiogjenie njohur si Orakulli i DelfitEskiliEuripidifaktet dhe legjendat e avujve çudibërës që gufonin nga nëntoka e Tempullit të Apollonit?Herodotiishte këshilluese dhe parashikuese e shquar. "Murgesha e Delfi" është një tablo e piktorit anglezJohn Collier (27 janar 1850-11 prill 1934JulianiJustinianiKlementi i AleksandrisëKush ishte sekreti i aftësisë parashikuese të Orakullit të DelfitLiviLucaniNeposiOvidiPausaniasiPindariPitiaPlatoniPlutarkuSofokliuStraboniTukididi deri te Ksenofoni
Previous Post

Luçie Miloti, “Bilbili me zë kristalor”, legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerë

Next Post

Thesaret e fshehura të Drinit. Mrekullia e liqenit që gjarpëron në luginën magjepsëse që fillërojnë kreshtat e maleve

Next Post

Thesaret e fshehura të Drinit. Mrekullia e liqenit që gjarpëron në luginën magjepsëse që fillërojnë kreshtat e maleve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj