Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Përbetimet dashurore, një faqe nga ditari joshës i paraprijësit të ekzistencializmit, Søren Kierkegaard

May 5, 2017
in Dashuri
299
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Soren Kierkegaard u lind më 5 maj 1813 dhe vdiq më 11 nëntor 1855. Kierkegaard ishte një filozof i njohur danez, teolog dhe autor fetar. Ai spikat me kritikën e tij ndaj filozofëve si Hegel, Schelling dhe Friedrich Schlegel. Puna e tij filozofik në përgjithësi merret me çështjet e jetës të individit si i vetëm, duke i dhënë përparësi konkrete realitetit të njeriut mbi të menduarit abstrakt. Veprimtaria teologjike fokusohet kryesisht në etikën e krishtere dhe institucionin të Kishës. Konkretisht merret me dallimin në mes provave thjeshtë objektive të krishterimit në marrëdhënie subjektive me Jezu Krishtin. Kierkegaard ishte gjithashtu i interesuar në psikologjinë e njeriut dhe puna e tij në këtë fushë eksploron emocionet dhe ndjenjat e individëve dhe përballja e tij me situate të ndryshme jetësore. Veprimtaria e tij intelektuale ka një ndikim të dukshëm nga Sokrati.

Filozof i madh danez, teolog, shkrimtar, paraprijës i ekzistencializmit bashkëkohor, ushtroi një ndikim mbi shumë shkrimtarë e artistë europianë, veçanërisht tek Dostojevskij.

Kierkegardi nuk jetoi gjatë. Në fund të jetës, u bë përherë e më shumë vetmitar, sepse nga njëra anë ishte ndarë me Kishën për arsye të mospranimit të çdo sigurie dogmatike, nga ana tjetër, ngaqë ishte ndarë edhe me elitën për arsye të krishterimit emfatik. Ai vdiq si njeri tërësisht i pavarur, ashtu si e donte veten. Edhe një gjë do të shtoht në mënyrë cinike: në çastin kur shteri baza e ekzistencës së tij si absolut vetmitar, domethënë pasuria e trashëguar nga i ati.

Sipas tij: Papërsosmëria më kryesore e natyrës së njeriut qëndron në qëllimin e dëshirave tona – gjithëherë në të kundërt. Mund të sjellësh një mori të tërë shembujsh që psikologut t’i ziejë koka. Kështu, Hipokondriku është veçanërisht i ndjeshëm ndaj humorit, dashnori romantik flet me sqimë për idilet, perversi – për moralin dhe skeptiku – për besimin. Paj dhe shenjtëria nuk se mbërrihet ndryshe, përpos se nëpërmjet mëkatit.

Ai pati histori dashurie, por nuk mund të thuhet se ishte i kapur nga shpengimi i pasioneve, gjithsesi shpirti dhe pena e tij dinin të qëndisnin me shkronja rrezellutëse, si në këtë faqe ditari.

Kordelia ime,

Kam një të fshehtë që më duhet të ta besoj, e besueshmja ime. Kujt duhet t’ia besoj? Jehonës? Do ta tradhëtonte. Yjeve? Janë shumë të ftohtë. Qenieve njerëzore? Nuk e kuptojnë. Vetëm ty kam guxim të ta besoj, sepse ti di si ta mbash. Është një grua, më e bukur se ëndërra e shpirtit tim, më e pastër se drita e Diellit, më e thellë se thellësitë e detit, më krenare se fluturimi i shqiponjës – është një grua – oh, ule paksa kokën tek veshi dhe degjoji fjalët e mia në mënyrë që kjo e fshehtë të të rrëmbejë në të. Këtë grua e dua më shumë se jetën time, atë jetë e kam; më shumë se çdo dëshirë, ajo është dëshira ime e vetme; më shumë se gjithë mendimet e mia, sepse ajo është mendimi im i vetëm; më ngrohtësisht se Dielli që dashuron lulet; më intimisht se mjerimi që dashuron intimitetin e mendjes së trazuar, më mallëngjyeshëm se rëra përvëluese e shkretëtirës që dashuron shiun. I kapem asaj më butësisht se shikimi që i bën nëna fëmijës së vet, më me besim se përgjërimi shpirtëror ndaj Zotit, më pandashëm se bima në rrënjën e vet. – Koka të rritet, bashkë me të rriten plot mendime; ajo fundoset poshtë mbi gjinjtë e tu; krahërori të ngritet për të të ardhur vetiu në ndihmë – Kordelia ime. Sa më ke kuptuar, më ke kuptuar me saktësi, me plot kuptimin e fjalës; asnjë çikë a grimë s’të ka shpëtuar!

A duhet të sforcoj çdo nerv të veshëve dhe ta lejoj zërin tënd të më bindë për atë gjënë? A thua do të jem në gjendje të dyshoj? A do e mbash këtë të fshehtë? Guxoj të mbështetem në ty? Tregimet kryesisht janë thënë nga njerëz që prej krimeve të tmerrshme fusin njëri-tjetrin në heshtje të përbashkëta. Ty ta kam besuar të fshehtën e jetës sime, përmbajtjen e jetës sime – a keni ju diçka për të ma besuar e që është e rëndësishme, e bukur, aq e dëlirë sa forcat mbinatyrore do të viheshin në lëvizje po u tradhëtua?

Tags: Dashuria dhe forca e pasionitDashuria dhe idili i krijimitFilozofi dhe dashuriaSoren Kierkegaard u lind më 5 maj 1813 dhe vdiq më 11 nëntor 1855
Previous Post

Amik Kasaruhos: Personalitet e Kishës Katolike që dhanë mësim në Shkollat Shqiptare

Next Post

Penelatat idilike të britanikut Frederick Morgan dhe joshja përmes tematikës dhe shprehjes romantike

Next Post

Penelatat idilike të britanikut Frederick Morgan dhe joshja përmes tematikës dhe shprehjes romantike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj