Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Si nisi dhe si përfundoi aventura e Ferdinand Magelanit, portugezit që komandoi një flotë spanjolle në udhëtimin e parë rretheqark botës?

April 27, 2017
in Histori
1.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Eksploruesi portugez, Ferdinand Magelani ishte i pari që nisi udhën përreth botës. Ai, tragjikisht vdiq gjatë një përleshje me vendasit më 27 prill të vitit 1521 në Maktan, Filipine, para se flota e drejtuar prej tij të përfundonte rrugën e nisur. Asgjë nga trupi i pajetë i Ferdinand Magellani nuk u kthye nga udha e nisur, kjo me gjithë tentativat dhe ofertat e lakmueshme qi i'u bënë fitimtarit, Datu Lapulapu, i cili ka refuzuar me pretendimin për të mbajtur trupin e eksploratorit si një trofe lufte.  Gruaja dhe fëmija i Magelanit vdiqën në Sevilje para se mbetja e ekspeditës të mbërrinte në nisje.

Eksploruesi portugez, Ferdinand Magelani ishte i pari që nisi udhën përreth botësFerdinand Magelani pikpamjet e veta mbi lundrimit rreth e përqark botës ia paraqiti mbretiti të Portugalisë, Manuelit, por ai nuk tregoi kurrfarë interesimi për përgatitjen e ekspeditës. Në këto kushte Magelani u detyrua të braktisë Portogalinë për t'i zhvendosur në Spanjë dhe të njëjtin plan ia paraqiti mbretit të Spanjës. Oborri mbretëror spanjoll e pranoi planin e Magelanit. Ai me pesë anije dhe 265 anëtarë të ekuipazhit, më 20 shtator 1519 niset San Lukar në grykëderdhjen e lumit Guadalkivir, në këtë aventurë që do të mbetet si sfida e parë e "pushtimit" të botës. Rruga nis me drejtimin nga perëndimi në drejtim të Amerikës Jugore. Flota e Magelanit së pari arriti në ishujt Kanaria, pastaj u drejtua nga jugperëndimi dhe arriti në buzëdetin e Brazilit. Në muajin janar, ekspedita hyri në gjirin e Rio de Zhaneiros dhe duke menduar se kanë arritur në grykëderdhjen e gjerë të ndonjë lumi, këtë vend e pagëzuan me emrin – Rio de Janeiro që do të thotë “Lumi i janarit”.

Flota, e cila do të niste këtë aventurë o ofrua nga spanjoll Mbreti Charles V, përbëhej nga pesë anije, prej të cilave; anije "Trinidad", që peshonte 110 tonë dhe kishte një ekuipazh prej 55 vetash. Ajo drejtohej nga Ferdinand Magelani, që ishte njiherash dhe udhëheqësi e kësaj ekspedite. Anija tjetër ishte "San Antonio", me peshë 120 tonë dhe ekuipazh prej 60 personazh, e drejtuar nga Juan de Cartagena. Për të vijuar me anijen "Konceptimi", 90 tonë dhe 45 persona ekuipazh, drejtuar nga Gaspar de Quesada. "Santiago" është anija e katërt e flotës së Malelanit, ajo peshonte 75 tonë dhe kishte një ekuipazh me 32 persona, komanduar nga João Serrao. E pesta dhe e fundit është anija "Victoria", 85 ton, 43 persona ekuipazhit, e cila u quajt më pas "Santa Maria de la Victoria de Triana", kishë ku Magellan mori një betim për besnikëri ndaj Charles V, ajo udhëhiqej nga nga Luis Mendoza.

Ekuipazhi i flotës në total ishte 265 persona, ajo përbëhej nga burra nga disa vende, siç ishin Portugalia, Spanja, Italia, Gjermania, Belgjika, Greqia, Anglia dhe Franca.  Autoritetet spanjolle kanë qenë të kujdesshëm me ekspeditën e Magelanit, në pagesa, furnizime, por edhe që ekuipazhet të përbëheshin kryesisht nga spanjollë, jo portugezë. Gjithsej ekuipazhi kishte 40 portugez, në mesin e tyre vëlli i Magelanit, Duarte Barbosa, João Serrao, një i afërm i Francisco Serrao, Estêvão, etj. Faleiro, i cili kishte planifikuar për të shoqëruar lundrimin, u tërhoq para nisjes. Juan Sebastian Elcano, një kapiten anije tregtare spanjolle e vendosur në Sevilje, u bë pjesë e kësaj sipërmarrjeje duke kërkuar falje mbretit për fajet e mëparshme. Antonio Pigafetta, një dijetar venecian, ishte gjithashtu në këtë ekspeditë, ai kërkoi titullin "figurant" me një pagë modeste. Ishte ai që u bë një asistent i rreptë i Magelanit dhe mbajti një ditar të saktë të këtij udhëtimi historik. Marinari tjetër që kishte mision për të raportuar mbi lundrimin do të ishte Francisco Albo, i cili mbajti një ditar formal të udhëtimit. Juan de Cartagena u emërua Inspektor i Përgjithshëm i ekspeditës, përgjegjës për operacionet e saj financiare dhe tregtare.

Anëtarët e ekuipazhit dimri i zuri pranë bregdetit të Patagonisë, prandaj u detyruan që atje të qëndrojnë prej 31 marsit deri më 18 tetor të vitit 1520. Këtu marinarët e Magelanit u takuan me popullsinë autoktone, të cilët i quajtën patagonë, që do të thotë “këmbëmëdhenj”, sepse këmbët i kanë pasur të mbështjella me lëkurë të kafshëve. Ekspedita, pas shumë peripetish, gjeti kalimin ndërmjet Amerikës Jugore dhe Tokës së Zjarrtë dhe kaloi në Oqeanin e Paqësorit.

anije "Trinidad", që peshonte 110 tonë dhe kishte një ekuipazh prej 55 vetash. Ajo drejtohej nga Ferdinand MagelaniPër nder të këtij detari të shquar, më vonë kjo ngushticë u quajt ngushtica e Magelanit. Anëtarët e ekspeditës e kanë pagëzuar edhe ujdhesën e Tokës së Zjarrtë. Duke lundruar pranë ujdhesës së përmendur, në të cilën popullsia autoktone gjatë natës kishte ndezur zjarre të mëdha. Magelani e pagëzoi “Toka e Zjarrtë” (“Toka e Zjarrtë” (Tierra Del Fuego).

Kur doli prej ngushticës, ekspedita vërejti hapësirën madhështore oqeanike, në të cilën lundruan pandërprerë 99 ditë. Gjatë tërë kohës së lundrimit, oqeani ka qenë i qetë, pa valë, prandaj anëtarët e ekspeditës e quajtën Oqeani i Qetë (Paqësor). Pas shumë përpjekjesh, ekspedita arriti deri tek Arkipelagu i Marianeve, pastaj deri të ujdhesat Filipine, ku Magelani me 27 prill të vitit 1521 ka vdekur në luftë me popullsinë autoktone. Pastaj ekspedita, nën udhëheqjen e Sebastin del Kanos, vazhdoi lundrimin në Oqeanin Indian, nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë dhe prap hyri në ujërat e Oqeanit Atlantik. Pas lundrimit të mundimshëm 3-vjeçar, vetëm me anijen “Viktoria”, me 18 anëtar të ekuipazhit të mbetur gjallë, me 6 shtator të vitit 1522 hyri në limanin San Lukar. Me këtë përfundoi lundrimi i parë rreth Tokës, me anë të cilit është dëshmuar se Toka e ka formën sferike dhe qëndron pezull në gjithësi.

Me këtë lundrim përfundimisht bëhet e qartë se detet dhe oqeanet, përfshijnë një sipërfaqe shumë të madhe të Tokës dhe se oqeanet ndërmjet veti janë të lidhura dhe formojnë detin botëror të unisuar.

Tags: "Konceptimi""San Antonio""Santa Maria de la Victoria de Triana""Santiago""Trinidad"Duarte BarbosaEstêvãoFerdinand MagelaniFrancisco SerraoGaspar de QuesadaJoão SerraoJuan de CartagenaJuan Sebastian ElcanoMbreti Charles V
Previous Post

Intervista e fundit e Ardian Klosit dhënë Mustafa Nanos: S’kam frikë nga vdekja të ikësh i qetë, një bekim

Next Post

Friderike dhe Lotta, ja kush janë dy gratë e Stefan Cvajg, si i njohu ato, aventurat e dashurisë dhe fundi  

Next Post

Friderike dhe Lotta, ja kush janë dy gratë e Stefan Cvajg, si i njohu ato, aventurat e dashurisë dhe fundi  

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj