Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Intervista

Ndriçim Kulla pasuron kolanën e tij me “Pesë Yjet e mesit dhe kriza mbi krizë e shoqërisë shqiptare”

April 8, 2017
in Intervista
115
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Intervistë me kulturologun, publicistin dhe veprimtarin politik, Ndriçim Kulla për librin e ri

“Pesë Yjet e mesit dhe kriza mbi krizë e shoqërisë shqiptare” quhet kështu libri i fundit i kulturologut, publicistit, botuesit dhe veprimtarit politik, Ndriçim Kulla. Një libër për krizën, ndoshta do të ishte i pakohë në çdo kohë, por ai është gjithnjë në kohën e duhur kur vjen si një vullnesë sensibilizuese dhe kushtruese. Botimi i fundit i “Plejadë” pararend nga “Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane”, një tjetër sprovë e guximshme në vetëdijesimin e shëndetshëm të botëkuptimit tonë mbi elementet shprehës që mbeten gjurmë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Albert Vataj, gazetar, poet dhe publicistIntervistoi Albert Vataj

Z. Kulla  dihet jo vetëm nga autorët, por edhe nga shumë lexues,  se një libër i frymëzuar nga një ngjarje e caktuar mund të shkruhet edhe më shpejt. Por mund të shkruhet edhe në një kohë të mëvonshme, për shkak të rëndesës së temës që shtjellon. Çfarë ju ka nxitur në këtë sipërmarrje dhe cili është objekti kryesor i tij?
Në rastin e këtij libri, që merr për trajtim raportet dhe evoluimin e lirisë dhe demokracisë shqiptare, përgjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit, së bashku me të gjitha lidhjet shoqërore dhe sociale të sistemit tonë, më është dashur pak kohë për ta shkruar, pavarësisht ideimit të hershëm  tij.  Janë në fokus dy prej fitoreve më të mëdha që mund të kemi arritur ndonjëherë si shtet, liria dhe demokracia. Kjo ka qenë ideja dhe nisma e vendosur përpara meje rreth dy-tre vite më parë, pikërisht atëherë kur në rendin e ditës ishte shtruar procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe reforma në drejtësi. Askush nuk mund ta mendonte, e jo më ta besonte, se pas kaq shumë  vitesh në liri, jeta jonë parlamentare të shfaqej kaq e njollosur nga krimi e shprehur shumë qartë me parlamentar të dënuar për vepra  kriminale. Kishte vite të tëra që kishte filluar, si të themi njëfarë intelektualiteti, normaliteti dhe integriteti, por një prapakthim i tillë i frikshëm, të shtynte të vije në qendër të trajtimit edhe vetë demokracinë tonë parlamentare dhe partiake. Ishte më pas “legjitimimi”  i këtij regresi të madh nëpërmjet ligjit të miratuar të dekriminalizimit, shtysa e sprovave të para të tij.  
Ndikimi i krizës në shkruajtjen e këtij libri dhe si janë pasqyruar aspekte të veçanta të saj? 
Në një kohë që kudo trumbetohej për cikle reformash apo reformizëm të një lloji të paparë këtu e 25 vjet, imazhet e dhimbshme të të varfërve të burgosur e ngandonjëherë të vetë vrarë, më nxiti t’i zbërtheja në bazë të parimeve më të të shëndosha të filozofisë politike dhe sociologjisë, gjithë përmbajtjen e këtyre reformave. Dyshimet të mëdha hodhën më pas filmimet e avionëve të rrëzuar në buzë të detit, se diçka ishte krisur rëndë edhe në mënyrën e funksionit të shtetit. Rezultati qe një Shqipëri e udhëhequr nga “njerëz pa cilësi”, me një gjuhë hipnotizuese si ajo që përshkruan Oruelli në librat e tij dhe reformat e pambështetura në fillimet e tyre nga asnjë platformë intelektuale dhe të lëna më pas në fatin e tyre pa asnjë mbështetje sociale. Sprova të tjera u bashkuan me të parat në lidhje me reformën e aq shumë përfolur të drejtësisë, këtij guri themeli për të spastruar gjithë aparatin e sistemit të korruptuar shqiptar të drejtësisë, ndërkohë që, prapa perdes së pushtetit vinin lajmë të tmerrshme koncensionesh e tenderash pa garë dhe inskenime deputetësh që  donin “të vrisnin” apo imagjinonin të vrisnin njëri-tjetrin.
A ka lidhje kjo krizë me demokracinë partiake apo është thjesht një krizë vetëm e shoqërisë? 
Padyshim që tashmë demokracia parlamentare kishte marrë, e kishte rrokullisur pas vetes edhe demokracinë partiake, por intensiteti i zbulimit gati të përditshëm të ngjarjeve dhe të vërtetave deri atëherë të fshehura, e vendosi lirinë dhe demokracinë shqiptare që unë po trajtoja, në një krizë të thellë e të gjithanshme. Ishte pikërisht ai buletin i zi i lajmeve të kanabizimit kapilar  të Shqipërisë, ky sistem piramide sociale, që mund të shkërmoqet akoma dhe më frikshëm se sa piramidat e dikurshme shqiptare, ajo që i vuri vulën dëshirimit tim për një analizë më të thelluar të një “quo vadios” jo vetëm të sistemit, por parësisht  të njeriut shqiptar dhe ndërgjegjes së tij. Kriza e tij e varfërisë, skamjes, por edhe e klientelizimit apo nepotizmit, u shfaq hapur edhe si krizë e besimit tek e sotmja dhe tek e ardhmja, sidomos në zgjedhjet lokale të Dibrës. Droga dhe fijet e saj të shumta qenë tendosur aq fort aq sa i  kishin zënë frymën edhe atij dinjiteti e ndërgjegje kritike që gjithmonë e pati mbajtur gjallë individin shqiptar. Kriza, pra, e njërit shqiptar dhe e  tërësisë së “botëve të vogla” të njerëzve tanë kudo, në çdo vend, më solli në përfundimin se i gjithë sistemi ynë gjendet në një krizë mbi krizë, ndaj duhej hedhur edhe një kushtrim të argumentuar, intelektual, pse vallë liria dhe demokracia jonë janë në rrezik nëse në fron qëndrojnë ende krimi dhe kanabizimi i lidhur me politikën.  
Diku ju jeni shprehur se pjesë e këtij libri në shqyrtimet e tij është edhe aksioni politik i ndërmarrë nga lideri i Partisë Demokratike i shprehur në “Çadrën e Protestës” ose siç është etiketuar shpesh “Çadra e Lirisë.”
 Ishte pikërisht ‘kauza e Çadrës së Lirisë”, që  vendos në fokus krijimin e një “Republike të Re”, që nis pikërisht me gurin e qoshes së ndërtesës së saj, zgjedhjet e lira e të ndershme, ajo që e përligji gjithë arsyetimin e këtij libri, se jemi në një periudhë vendimtare. Ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë atë që s’e kanë bërë ndonjëherë gjatë këtyre dy dekadave, pas rrëzimit të komunizmit. Ta shkruajnë vetë historinë,  me dorën e votës së tyre. Nuk ka më as ekonomi e sistem shoqëror të udhëhequr nga parimi i durimit, por përkundrazi nga parimi i shpresës. Nuk duam më as udhëheqës, intelektualë apo shoqëri civile për të cilët njerëzit  tanë të thonë që “s’kemi pasur fat që jemi drejtuar nga të tillë. Duam që ata të jenë kuintesenca e shpirtit të popullit shqiptar, i cili në thelb do liri e demokraci të vërtetë, integrim dhe ekonomi që të mos mbjellë aq shumë skamje çdo vit. 
Si i parashikoni ju zhvillimet politiko-shoqërore? A do kemi ne normalitet në Shqipëri apo do vazhdojmë të jetojmë në rrethin vicioz të krizave që na kanë bashkëshoqëruar për rreth 25 vjet?
Do të doja të isha edhe më i shpejtë në të gjitha ato trajtime që kam përmbledhur në këtë libër, sidomos i nxitur nga intensiteti dhe qëndresa e përditshme e atyre njerëzve që tashmë po mbushin muajin. Veçse doja të isha edhe i paanshëm, aspak i skajshëm në gjykim, pavarësisht se rëndesa dhe fortësia e ligjërimit  që kam shprehur mund të duket jo i tillë. Ka qenë pikërisht ky meraku im kryesor. Mos vallë jam shumë pesimist? Mos vallë gjërat nuk janë edhe aq keq sa thuhen? Kjo jetë shoqërore e sforcuar mi hoqi të gjitha dyshimet. Jemi  vërtet në rrezik lirie dhe demokracie, vetëm se kjo thirrje e së vërtetës nuk është aspak diçka që e mbyt, por përkundrazi që e ngjall dhe e forcon shpresën. Ky libër, qoftë kontributi im modest për të rritur shpresën. 
Përveç punës suaj të përditshme si botues dhe publicist ju keni dhe një përvojë rekord studimore dhe krijuese do ishim kuriozë të dinim mbi planet e ardhshme krijuese. Me cilin projekt krijues jeni duke u marrë aktualisht?
Procesi krijues është vërtet i pakuptueshëm gati misterioz tek shkrimtari dhe studiuesi apo çdo krijues. Duhet të më mirëkuptoni kjo nuk është ndonjë gjë e re e thënë nga unë se nuk e them unë për herë të parë. Por unë në vetveten time kam kuptuar se librat udhëtojnë tek njeriu fillimisht me copëra  fragmente të ndryshme si ide të copëtuara dhe ngadalë përqendrohen duke krijuar mbarsjen e një kompozicioni të bashkuar. Sigurisht, kjo  strukturë nuk lind në një hapësirë boshe dhe të pa përfytyrueshme, por lind në truallin e një përgatitjeje kulturore dhe të  disa ngacmimeve që zakonisht t’i jep si dhuratë jeta e gjithsecilit. Në planet e mia krijuese kam disa ide që më ngacmojnë përditë dhe paralelisht  me disa vepra që tashmë kanë parë dritën e botimit kam punuar edhe për to. Por tash për tash jam më afër realizimit të dy librave për të cilat po punoj. Një libër analitik për elitën shqiptare dhe prurjet e saj, të ndara  në disa faza, që nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme, por dhe një biografi përshkruese  për  Edit Durhanin. Sigurisht që, kam edhe ide të tjera në vazhdim, por fillimisht e shoh të nevojshme se më duhet të bëj një “pushim” të vogël për të lexuar ca më shumë.

Tags: “Pesë Yjet e mesit dhe kriza mbi krizë e shoqërisë shqiptare”Albert VatajbotuesinIntervista me kulturologunNdricim Kullastudjuesinveprimatrin politik
Previous Post

Miqësia e fotografit shqiptaro-amerikan, Gjon Mili me mbretin e kubizmit në pikturë, spanjollin Pablo Pikaso

Next Post

Azdreni, liriku dhe atdhetari i shquar, endësi i Himnit të Flamuri, “i dëbuari” zemërplasur i mërgatës së Rumanisë

Next Post

Azdreni, liriku dhe atdhetari i shquar, endësi i Himnit të Flamuri, "i dëbuari" zemërplasur i mërgatës së Rumanisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj