Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Për seksin është gjithnjë koha e duhur, për mrekullimin e epshit, asnjëherë nuk duhen refuzuar loja dhe fantazitë

April 6, 2017
in Eros
560
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Funksionon gjithmonë. Sepse të jesh ti e para që i kërkon të bëni seks, ai nuk e përkthen kurrë me gjuhën tënde. Përkundrazi, sapo ke bërë veprimin që ai e ka pritur prej kohësh

Një marrëdhënie ku gjërat janë kthyer në ritual dhe funksionojnë gjithmonë njëlloj: ti pret që ai të bëjë hapin e parë. Nuk mendon se ka ardhur momenti për të kthyer faqe? Të jesh ti ajo që do të hedhësh hapin e parë e bën partnerin tënd të ndihet shumë mirë. Krejtësisht e kundërta do të ndodhë po ta refuzosh atë. Sado kohë që të keni bashkë, çdo kërkesë për seks është një provë për egon e tij. Dhe një “jo” do ta bënte të ndihej i padëshiruar. Mos e mendo atë si mashkullin që asnjëherë nuk do lodhej së kërkuari seks, sepse kjo është ajo që ai di të bëjë më mirë. Ai është partneri yt dhe mes jush vihen në lojë edhe ndjenjat e që lidhja të ecë, duhet që ato të shkëmbehen, të jenë të barabarta edhe kur bëhet fjalë për të thënë po dhe për të hedhur hapin e parë. Po ndoshta ti je një nga ato që dhe kur e dëshiron një natë të nxehtë, je gati të mos thuash gjë me shpresën se mos dhe atij po i shkon në mend e njëjta gjë. Më mirë të dish ca veprime që do të mjaftonin për ta transmetuar thirrjen dhe përveç kësaj që janë të sigurta se funksionojnë.

Nuk keni kohë për seks? Po të dish ta shfrytëzoni, edhe një minutë do të mjaftonte për t’i shprehur dëshirën 

Kur ke 1 minutë

-Planifiko një ditë për seks. Lëri atij një shënim në mëngjes që thotë: “dua të të takoj në dhomën e gjumit pas 12 orësh. Më prit aty. I zhveshur!”.

-Lër një fotografi tënden seksi brenda një zarfi të përzier me të tjerët që kanë ardhur për të dhe shkruaj: “Vetëm për sytë e tu”.  

-Ose provo rrugën më të drejtpërdrejtë: merre dorën e tij, vendose mbi kofshën tënde dhe pastaj rrëshqite më lart, më lart…

Kur ke pesë minuta

-Puthe me sy hapur. Pastaj vazhdo, vazhdo, vazhdo ta puthësh.

-Përdor një laps sysh , shkruaj “më puth” ose mbi stomak, gjoks ose ndonjë pjesë tjetër të trupit. Shto dhe një shigjetë për t’i treguar atij se ku duhet të shkojë (tregoja ti nga duhet t’i bjerë). Atij do t’i pëlqente shumë të zbulonte mesazhin sekret kur ti të zhvishesh, kurse   ti do kënaqesh duke marrë atë që do dhe ku e do.  

-Thuaj që të duhen çelësat e makinës, pastaj futi duart në xhepin e tij të përparmë dhe bëj sikur po kërkon për to…  

-Kur ai të jetë duke u veshur, thuaji që e ka shtrembër rripin, pastaj rregulloja me ca prekje sensuale, me një premtim për një stil më personal më vonë, në mbrëmje.

Kur ke 15 minuta

-Kur bëhesh gati për në punë, bëj për të pak striptizëm mbrapsht. Vër në sfond pak muzikë, rri diku ku ai të sheh, vishu ngadalë dhe ndiq ritmin me lëvizje. Përkulu për të ngritur fundin dhe përthyeje shpinën kur mbërthen reçipetat. Ai do mendojë gjithë ditën si të t’i heqë ato rroba.

-Përkëdhele me një peshqir të madh dhe fërkoje nga koka deri te gishtat e këmbës.

-Kur të jesh duke u zhvishur në mbrëmje, hiq çdo gjë, përveç takave. Ec nëpër dhomë sikur mos të jesh ngopur ende me to.

-Bëji një hartë. Lër një shigjetë në sallon që tregon dhomën e gjumit. Aty, një tjetër drejt shtratit.

-Vish të brendshme pak më të veçanta se zakonisht. Ai do ta vërë re ndryshimin.

Kur ke 1 orë të plotë

-Vëre zilen një orë më para se zakonisht. Kur ai të ankohet se ora ka rënë gabim, ti jepi një buzëqeshje dhe thuaji “Jo, nuk është gabim…”.

-Shfleto një libër seksi dhe shëno ato që mezi pret t’i provosh. Pastaj lëre librin në anën e tij të shtratit.  

-Dërgoje në dyqan me një listë: çokollatë e shkrirë, mjaltë, sheqer pluhur, shllak. Pastaj merre në telefon dhe thuaja hapur se për se të duhen ato.

Lexo veprimet e mia

Po të dish ta lëvizësh trupin, ke në dorë një mënyrë të mirë për të shprehur dëshirat e tua. Ja ku janë tetë mënyra që do ta bëjnë atë të dorëzohet plotësisht.

-Preki gjunjët ose lëre këmbën tënde të prekë të tijën kur jeni ulur bashkë.

-Përkëdheli fytyrën.

-Kërkoji të të zbërthejë zinxhirin e fustanit dhe qëndroji shumë afër kur ai e bën këtë.

-Afroju si pa dashje dhe mbështete gjoksin te ai sikur po shtypesh. Kjo është shumë e efektshme, sidomos kur je në publik- ai do të t’i heqë rrobat që në makinë kur të jeni duke shkuar në shtëpi.

-Ulu në prehrin e tij në një festë, në piknik, në dhomën e ndenjies kur ai po rri në kolltuk. Do një efekt të menjëhershëm? Pesho pak më shumë herë pas here.

-Vër muzikë që kërcehet dhe lëviz vetëm nja dy minuta pastaj ftoje dhe atë.

-Kur ambienti të jetë bërë shumë i ngrohtë, ngrija dhe atij temperaturën duke rrëshqitur një kub akulli në qafë, në gushë midis gjoksit.

-Puthe, por jo ato puthjen e vjetër mbi buzë. Kaloja buzët e tua mbi gjithë trupin.

 

Kod i veçantë

Po të ketë mbetur ende e vështirë për ty t’ia thuash apo t’ia bësh të ditur, formo një kod privat  për t’i treguar që kjo natë nuk do të jetë si të tjerat. Tri ide të heshtura joshjeje:

Vendos jastëkë me këllëfë të dizenjuar ndryshe në shtrat

Lër dy objekte identike në dy anët e një rafti dhe hiqi ato kur do të kalosh një natë të nxehtë.

Fut në xhepin e tij një monedhë të huaj në mëngjes që në darkë ai ta dijë se ç’ pret nga ai. 

Nuk ka nevojë për përkthim

Po deshe që ai ta dijë që ti e do, provo një nga këto pesë mënyra direkte

“Po ta dije se ç’po më kalon në mendje do të ndizeshe aq shumë…”.

“Gjeje çfarë kam menduar sot? Atëherë kur…(pastaj përmend një rast të nxehtë nga historia juaj e seksit)”.

Fëmijët do flenë për nja një orë. Dhe mua nuk po më dhemb koka…

Do vish dhe ti në dush?

 

Mëso prej tij

Po të të ofrohet seks, pranoje- nuk i dihet kur do vijë rasti tjetër.

Revistat e figurat me njerëz të zhveshur janë argëtuese

Përqendrohu te koha që po kalon. Pak pushim nuk është koha për të menduar se çfarë do të bësh nesër

Kur ti do seks, mos u mundo me gjeste të veçanta. Thuaje hapur dëshirën që ke.

 

”Jo tani, zemër”, e zbutur

Po aq e rëndësishme sa të jesh e aftë ta ftosh atë për seks, është edhe të mund t‘ia tregosh në mënyrën e duhur se nuk je në formë. Sepse çdo kush që refuzohet seksualisht, nuk e merr thjesht se nuk dëshirohet tani, por ndihet sikur asnjëherë nuk është dëshiruar dhe nuk do të dëshirohet. I çmendur? Pa dyshim. Po flasim për seks dhe ego- nuk janë përbërësit për një përfundim logjik. Këtu ka gjashtë mundësi për t’ia thënë “Jo sonte, zemër”. Nuk do kënaqet, por të paktën nuk do ndihet i padëshiruar:

-Mos i thuaj një jo të thatë. Mos  e largo, por shfaqi pak afeksion fizik, jepi një puthje ose një përqafim që t’i tregosh se nuk po e refuzon, po thjesht nuk je në formë për seks.

-Thuaji se çfarë do të bësh në të ardhmen duke e siguruar se do ta respektosh premtimin dhe respektoje.

-Lër një takim javën tjetër dhe tregoji se pritja do ta bëjë momentin edhe më shpërthyes.

-Merr një film që i pëlqen shumë dhe inkurajoje që të kënaqet duk e parë atë.

-Mësoje të përdorë energjitë e seksit duke shkruar 10 aktet e preferuara të seksit dhe premtoji se do t’i a përmbushësh nga një në çdo javë.

-Bëji një masash dhe ndoshta “jo”-ja jote mund të bëhet “po” më pas.

Tags: Eros dhe epshErosiLoja e seksit dhe dashuriaMarredheniet intimeSeksi dhe dashuria
Previous Post

Raffaello dhe Michelangelo, kur përplasja e titanëve të Rilindjes së Artë shenjtëronte vlerat e pikturës

Next Post

Thënie dhe maksima nga Honore de Balzac, Napoleoni i penës, themeluesi i realizmit në letërsinë evropiane

Next Post

Thënie dhe maksima nga Honore de Balzac, Napoleoni i penës, themeluesi i realizmit në letërsinë evropiane

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj