Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Bunkerët, si lindi miti i rrezikut dhe si u krijua perdja e papërshkueshme e mbrojtjes prej hekuri dhe betoni?

April 3, 2017
in Forum
167
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ata janë e shkuara, e cila nuk na lejon as të ndjehemi në faj, por as të krenohemi. Një e shkuar që gulçon në ato pak mbetje që kanë mbijetuar stuhisë së skrapit. Ata ishin një miti i mbrojtjes nga një rrezik imagjinar dhe janë sot një kujtesë e makthshme, e gjithë atyre që me shumë mundë arritën të bëjnë realitet një perde të hekurt, që diktatura komuniste përqarkonte vijat imagjinare të mbrojtjes. Një pasuri e paçmim u derdh për të bërë reale atë kala të pakalueshme. Nuk u kursye asgjë, para, hekur, çimento, mund dhe sakrifica. "Parajsa" duhej mbrohej me çdo çmim, edhe nëse këmbehej me ferrin e vetmohimit të atyre që do ta bënin realitet këtë ëndërr të diktatorit.

Dikur, qendra zjarri kundër një armiku imagjinar dhe strehimore për topat e rëndë, sinonimi i fobisë së rrethimit nga armiqtë “që na kishin në grykën e pushkës, dhe ne i kishim në grykën e topit”. Në ato ngrehina prej hekuri dhe betoni, kanë derdhur djersë dhe gjak breza ushtarësh, ku ndër më “të devotshmit” ishin ata të xhenjos, kontigjent i cili përbëhej nga rekrutë të familjeve “të prekura” dhe atyre më “biografi të mirë”. Në këto kërpurdha kanë “strukur” kokën artileria e rëndë, dhe ëndrra e Shqipërisë vigjilente  që i druhej një rreziku, i cili më shumë se real ishte një propogandë betoni dhe hekuri. Në këto qendra strehimi, sa e sa manovra lufte imagjinare janë bërë, sa e sa “vullnete lirie” ushtarësh kanë mprehur syrin në shënjestër. Erdhën dhe ikën, gjithë ato breza ushtarësh dhe rezervistësh me ëndrrën e vrarë për tu bërë heronj të Shqipërisë komuniste, kësaj “Parajse socialiste” që ngrihej “si shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”. Sa e sa prej këtyre bunkerëve “etër” e “bijve” të tyre anë e kanë Shqipërisë, përfunduan viktima të batërdisë së hekurit për skrap, u bënë pre e epikës së çbunkerizimit. Kishte nga ato syresh që mbajnë në gjoksin e kujtesës së tyre të akullt, hekuri dhe betoni, zjarre historish dashurie.

Në fillim të vitit 1971 u zhvillua në Tiranë Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili shqyrtoi tezat e Artit Ushtarak dhe projektet për Fortifikimin e vijave të mbrojtjes. Arti Ushtarak Popullor parashikonte që e gjithë Shqipëria të stërvitej dhe armatosej për t’i bërë ballë armikut. Ideja e fortifikimit të vendit mbështetej fortë nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili u vendos vetë në vijën e parë së bashku me një grup specialistësh të talentuar siç ishin Mero Backa, Alfred Moisiu (ish-Presidenti), Josiv Zegali etj.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton. Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1995 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50kg, 250kg deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses. Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

Fortifikimi masiv që nisi në vitin 1975 vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha. Dhjetëra specialistë xhenierë shqiptarë u nisën në Europë, kryesisht në Suedi, Francë dhe Itali, ku arritën të lidhin kontrata për blerjen e makinerive të prodhimit të çelikut dhe të betonit special. Në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore u krijua edhe posti i zv.ministrit për fortifikimet. Sistemi i bunkerëve është bërë në mënyrë rrethore në mënyrë që të mbrohen nga njëri-tjetri përmes dy vijave mbrojtjeje.

I bindur se sulmi do të vinte nga Lindja, por edhe Perëndimi, ai derdhi miliona dollarë në ndërtimin e rreth 750 mijë bunkerëve prej betoni dhe hekuri.

Kur u projektuan për herë të parë këto struktura në formë kërpudhash, inxhinieri i tha Hoxhës se është shumë i bindur se ato i rezistojnë një sulmi me tank. Siç thotë historia, presidenti i tha inxhinierit të futej në bunker, ndërsa ai qëllohej me tank. Ai doli i paprekur prej aty dhe 20 vitet në vazhdim, deri në vdekjen e diktatorit në vitin 1985, bunkerët ishin ndërtuar virtualisht kudo. Sot ka pak a shumë një bunker për çdo katër shqiptarë. Shumë mendojnë se sasisa e madhe e parave të përdorura për ndërtimin e këtyre strukturave mund të kishte shkuar për të zgjidhur problemin e strehimit në vend. Qindra njerëz vdiqën duke ndërtuar këto struktura. Pavarësisht jetëgjatësisë së tyre, pak bunkerë janë hequr. Ndërsa shumë prej tyre janë ndryshkur apo dëmtuar, shumë janë në përdorim si depo apo si strehë për të pastrehët.

Tags: BunkeretDiktatura komunisteEnver HoxhaMbrojtja e atdheutQendrat e zjarritStrehimi i ushtrise
Previous Post

Ja pse unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë, legjendat dhe gojimet që rreken të pohojnë të vërtetën

Next Post

OSHO tregon për “marrëzitë” e të urtit dhe të paparashikueshmit të të gjitha kohërave, Nastradin Hoxha

Next Post

OSHO tregon për "marrëzitë" e të urtit dhe të paparashikueshmit të të gjitha kohërave, Nastradin Hoxha

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj