Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Masazhi, ja si mund ta shndërrosh atë në një stumulues të një jete cilësisht të mirë seksuale

April 1, 2017
in Eros
706
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nuk është asnjëherë e pamundur të shkosh aty ku diçka e panjohur të është rezervuar, sikurse nuk është fare e ekzagjeruar, apo maskiliste nëse ajo që ke parë dhe të është propozuar ka lidhje me partnerin tënd, me një shërbim që duke i'a ofruar atij i'a ke dhënë edhe vetes, sepse edhe ky shërbim është i këmbyeshëm përveç përfitimeve të ndërjella. Masazhi i supeve dhe shpinesËshtë fjala për masazhin. Masazhi është një faktor i rëndësishëm në kulturën shëndetësore të jetesës dhe jetës intime. Me veprim efektiv si një masë parandaluese për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin, sepse kur një masazhist rregullisht "skanon" trupin tuaj, mund të dalloj ndryshimin më të vogël në çrregullimin e balancit normal të organizimit tuaj,në këtë mënyrë nxitë vëmendjen tuaj ndaj trupit tuaj.

Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe është një mjet i shkëlqyer në luftën kundër dhimbjes së kokës dhe pagjumësisë. Gjithashtu masazhi ushqen lëkurën, e rritë elasticitetin e lëkurës, lëkuren e bën më të butë dhe të ndritshme. Por mbi të gjitha nxit dëshirën seksuale dhe përmirëson dukshëm cilësinë e marrëdhënies intime.

I ke provuar masazhet sensuale për të përkëdhelur partnerin, për ta relaksuar, por edhe për të ngacmuar? Në rast se do të bëhesh e zonja në këtë fushë, zbulo si ushtrohen dhe vëri sa më shpejt në praktikë…

Masazhi i kokës

Partneri është shtrirë me shpinë dhe kokën e ka mbështetur në jastëk. E gjunjëzuar pas tij, vëndosja duart mbi ballë dhe fillo ta përkëdhelësh: nis nga hunda e ngjitu deri te flokët, duke alternuar të dyja duart. Përsërite këtë lëvizje dhjetë herë duke ndryshuar intensitetin e forcës së ushtruar, sipas dëshirës së partnerit. Në fund, mbështet pëllëmbët e duarve në tëmtha dhe mbaji në atë pozicion për dy minuta.

Masazhi i kokesPër t’u eksperimentuar: Për t’i bërë më erotike përkëdheljet e tua, bëj me gishta disa lëvizje rrethore brenda flokëve të tij, zonë plot me pika erogjene.

E rëndësishme: Veshët janë një zonë shumë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht erogjene, që me t’u ngacmuar një herë, dërgon një sinjal elektrik në fund të stomakut. Përfito për ta gudulisur me gjuhë ose me frymën e nxehtë. Megjithatë duhet të tregohesh e kujdesshme! Disa njerëz nuk kanë dëshirë që dikush t’u afrohet aq shumë veshëve të tyre. Prandaj duhet të ndalesh para shenjës së parë të refuzimit.

Masazhi i shpinës (kalifornian)

Partneri është i shtrirë barkas. Mbështet pëllëmbët në pjesën e sipërme të shpatullave të tij. Pastaj rrëshqiti ngadalë duart deri në ijë. Do t’i japësh kështu një ndjesi çlodhjeje muskulore drejt pjesës së poshtme të trupit, në drejtim të këmbëve. Ushtro pak forcë në ijë, rrëshqiti duart në pjesët anësore të trupit dhe ngjitu pastaj drejt sqetullave para se të masazhosh butësisht shpatullat. Përsërite këtë lëvizje duke rritur dalëngadalë forcën. Mos harro që duhen sinkronizuar veprimet me frymëmarrjen e partnerit: zbret kur ai e nxjerr frymën dhe ngjitesh kur ai thith ajër.  

Për ta ndryshuar ndonjëherë, duhet të dish se masazhi kalifornian aplikohet edhe në bust (lëvizjet janë të njëjta me ato që ushtrohen në shpinë) dhe në bark: qëndro në të djathtë të partnerit, mbështeti duart mbi barkun e tij dhe bëj lëvizje rrethore në kahun e orës.Masazhi i shpines

E rëndësishme: Ky masazh quhet në të vërtetë “Sensitive Gestalt Massage”. Përdoret termi kalifornian vetëm sepse kjo teknikë ka lindur në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve ‘60. Termi kalifornian rezulton shumë më seksi!

Masazhi i bustit

Vendosu në të djathtë të partnerit, në nivelin e shpatullave të tij. Vërja duart mbi kraharor, duke i hapur ato plotësisht. Në vijim praktiko 3 lëvizje rrethore: në kahun e akrepave të orës për gjoksin e djathtë, në kahun e kundërt të akrepave të orës për atë të majtë. Gjithmonë me një lëvizje rrethore, afro dhe pastaj largo dy pjesët e gjoksit. Rrëshqit gishtat nga qendra e gjoksit në pjesën e jashtme, pastaj masazho butësisht lëkurën duke zvogëluar forcën. Për ta mbyllur bukur, përdor gojën për të puthur me delikatesë gjoksin e tij. Për t’u eksperimentuar: Përse të mos përdorësh një pupël ose një penel për të përkëdhelur gjoksin e partnerit tënd? Këto objekte do ta bëjnë që të drithërohet nga kënaqësia!

E rëndësishme: Po të stimulohen mirë kokat e gjoksit, mund të kalohet në orgazmë! 24 % e femrave deklarojnë se mund të kënaqen dhe vetëm me disa përkëdhelje në gjoks.

Masazhi i kraheveMasazhi i krahëve

Ulur në krah të partnerit tënd, merrja dorën e djathtë në dorën e majtë dhe vëre dorën tënde të djathtë mbi anën e brendshme të kyçit të tij të dorës, me gishtërinjtë të kthyer nga shpatulla e tij. Zhvendose nga pulsi drejt bërrylit, pastaj shko drejt shpatullës, para se të kthehesh për te krahu. Realizoji dy lëvizjet gjithmonë në kohë të ndara.

Në vazhdim, vendosi duart paralel mbi parakrahun e tij duke ushtruar një presion të pandryshuar. Zbrit duke e zvogëluar presionin. Përsërite këtë gjest disa herë. Në fund, shtrëngo dorën  e tij të djathtë mes të tuave dhe masazho pëllëmbën e tij me mollëzat e gishtërinjve para se të rrëshqasësh gishtin tregues mes gishtërinjve të tij. Bëj po kështu me krahun e majtë.    

Për t’u eksperimentuar: Që masazhi të jetë më eksitues mund të kalosh gjuhën midis gishtërinjve dhe t’i puthësh butësisht majat e gishtave.

E rëndësishme: Për shkak të domethënies së tyre metaforike, (duart mbrojnë dhe përkëdhelin), masazhi erotik për duart dhe krahët përforcon ndjenjat e çiftit dhe i lidh më shumë partnerët.

Masazhe te nxehta nga partneriIjët dhe vithet

Partneri yt është shtrirë barkas dhe ti i je ulur kaluar mbi vithe. Mbështet pëllëmbët e hapura në ijët e tij, pastaj masazhoji me lëvizje rrethore gjithmonë e më të gjera. Rrit gradualisht forcën e ushtruar. Mbështeti, në vazhdim, duart nën anën e djathtë të vitheve dhe, me ndihmën e gishtërinjve të mëdhenj, formo një rol lëkure dhe ngjite drejt kërbishtes. Me radhë praktikoje masazhin në vithe, si në anën e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë.   

Për t’u eksperimentuar: Përdor më shumë mënyra! Në vend të duarve, vendos parakrahët mbi vithet e tij dhe bëj lëvizje rrethore nga jashtë brenda. 

E rëndësishme: Në rast se përkëdheljet e lehta me majat e gishtave mjaftojnë për të ngacmuar kofshët, ijët, duke qenë më të forta, kërkojnë stimulim më të thellë dhe masazh më të fuqishëm.

Masazhi për këmbët

Partneri yt është i shtrirë me shpinë, me një jastëk poshtë gjunjëve. E ulur në këmbët e tij, hidh vaj në pëllëmbët e duarve të tua dhe ngrohe. Merr këmbën e tij të majtë me të dyja duart dhe apliko në dy anët e kaviljes lëvizje të ngadalta rrethore me gishtërinjtë e mëdhenj, në drejtim të akrepave të orës. Vepro po kështu me këmbën e djathtë. Më pas vendos vetëm tre gishtërinjtë e parë të dy duarve në anën e jashtme të kaviljes. Bëj pesë rrathë, në fillim nga një kah, pastaj nga tjetri, para se të bësh trajektore në formën e 8-ës. Vazhdo duke ndryshuar forcën që ushtron dhe gjerësinë e lëvizjeve.

Për t’u eksperimentuar: Përgatite vetë vajin që do përdorësh duke përzier 50 ml vaj bajamesh të ëmbla me 6 pika vaj druri sandali. Do përftosh një fragrancë sensuale, me aromë pylli.

E rëndësishme: E njeh refleksologjinë plantare? Kjo terapi të lejon të trajtosh në  distancë organet e trupit, duke prekur me mollëzat e gishtave shputën e këmbës. Përveç rëndësisë erotike, masazhi te këmbët mund të rezultojë pozitiv në rastin e stresit, ankthit, dhembjes së kokës… Pse të mos e provosh?

 

10 rregulla për një masazh të përkryer:

1. Para se t’i kushtohesh masazhit duhet të hash lehtë. Përfito nga rasti për të programuar një meny të lehtë dhe 100 % afrodiziake, me bazë midhjesh, luleshtrydhesh dhe shampanje.

2. Ngrohe aq sa duhet mjedisin: për shembull 25 gradë celsius.

3. Krijo një atmosferë zen: fik dritat dhe shkëput telefonin. Një muzikë e lehtë do ishte shumë mirë si sfond. Mos harro një shpërndarës vajrash të përqendruar: 3 pika vaj lulesh portokalli zhdukin tensionin.

4. Syno rehatinë: vendos mbi krevat, në divan ose në tokë, jastëkë të butë, batanije të ngrohta që do t’i pëlqenin lëkurës.

5. Guxo me vajrat: duhet t’i zgjedhësh pjesërisht të lëngshëm dhe vajor që të rrëshqasin mbi lëkurë dhe mos të ngjisin. Shmang vajrat artificialë me përbërje parafine, për të përdorur një vaj biologjik dhe vegjetal. Për sa i përket aromave, ke mundësi të zgjedhësh ndërmjet: bajameve të ëmbla, bërthamave të kajsive, susamit…

6. Hiq bizhuteritë për të mos ngacmuar lëkurën e partnerit.

7. Provo të kapësh ndjesitë e tjetrit: përshtat forcën e ushtruar me reagimet e tij duke u mbështetur te frymëmarrja e tij.

8. Ndrysho teknikë: përkëdhelje, masazhe, forcë… Shmang mbi të gjitha kontaktin me shenjat e plagëve dhe varicet.

9. Bashkëpunoni: masazhohuni reciprokisht meqë masazhi erotik është para së gjithash një shkëmbim.

10. Lëre të lirë fantazinë: e kotë të ndjekësh pikë pas pike teknikat e propozuara. Alterno përkëdheljet, puthjet dhe gjestet e afeksionit. 

Tags: Masazhet dhe ekuilibriMasazhet dhe seksiMasazhet dhe shendetiMasazhi i gjoksitMasazhi i kembeveMasazhi i kokesMasazhi i kraheveMasazhi i qafesMasazhi i shpinesMasazhi i vitheveStimujt seksualStimujt shendetesor
Previous Post

Vdes “vajza nga Maldivet me sytë ngjyrë gurkali”, vetëvrasja shuan dritën e syve më të bukur në botë

Next Post

Shtegtimi apostolik i Papa Gjon Palin II në tokën e martirëve të kishës, cili ishte mesazhi që u dha ai shqiptarëve më 1993?

Next Post

Shtegtimi apostolik i Papa Gjon Palin II në tokën e martirëve të kishës, cili ishte mesazhi që u dha ai shqiptarëve më 1993?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj