Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Ndihu këtë çast mbushur plot prani, përjetim, qiej dhe fluturime

August 4, 2026
in Dashuri, Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Ndihu këtë çast mbushur plot prani, përjetim, qiej dhe fluturime
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Mos e harro kurrë këtë çast, që të ka mbështjellë me prani dhe fuqinë eterne të përjetimit.
Mos lejo të zbrazet nga ty, qielli i këtij çasti, që të mbushi me yje dhe fluturime.
Mos prano të largohesh nga energjia e këtij përjetimi, edhe nëse ai zgjati pak çaste, sepse nuk ju desh më shumë përplasjes galaktike që krijoi jetën.
Mos hezito të jesh ende në lëvozhgën e kësaj veze, sepse do të provosh gjithnjë magjinë, se si çel si një zog që vjen të mbushet me ëndrra fluturimesh.
Mos ki frikë nga atë krahë që të rrethojnë, ata nuk pleksen rreth teje të të pushtojnë, por të të mbushin me përmasat e atij përjetimi lirie dhe sigurie që vetëm dashuria është garant.
Mos dysho asnjëherë te ajo që sjell ky çast, sepse është pikërisht ajo për të cilën ti ke nevojë.
Krahët që të përqafojnë nuk janë thjesht gjymtyrë, por zgjatime të ndjenjave më të thella, të atyre përjetimeve që tejkalojnë kohën dhe hapësirën, duke e kthyer momentin në një shpërthim galaktik ndjesish.
Është ai çast i rrallë kur e kupton se, ndër gjithë gjërat që ke mbledhur në jetë, përpjekje, sakrifica, arritje, asgjë nuk është më e sigurt, më e vërtetë, se të jesh i mbështjellë me dashuri dhe siguri.
Trupat nuk janë më vetëm pranë njëri-tjetrit, por janë shkrirë në një marrëdhënie ku kufijtë tretën.
Jeni mishëruar në një ndjesi të pashpërbëshme bashkimi, ku gjithçka që ju ka ndarë dikur, tashmë rri e heshtur. Në atë çast, përjetimi arrin një kulm të rrallë: një ndjesi e mbushjes së plotë, ku nuk ka më asgjë për të kërkuar, asgjë për të pasur frikë.
Në këtë përqafim ndodh një shkëputje e butë nga bota. Zhdukja e zhurmës së jashtme dhe e pasigurisë e lë vendin një frymëmarrjeje të përbashkët, një ritmi që nuk është më i ndarë në “unë” dhe “ti”, por frymon në një “ne”.
Ngrohtësia e lëkurës bëhet më shumë se trup, ajo bëhet shpirt, bëhet fole ku gjymtyrët nuk ndahen nga ndjenjat.
Ashtu të mbështjellë, ju jeni si dy qenie të krijuara nga një e vetme frymë, të vendosur në një enë të përbashkët që gurgullon ndjenja, prekje, ritme.
Jeni kthyer në një trajtë të re, më të plotë dhe më të zhveshur nga frika, sepse nuk ka më “jashtë”, nuk ka më “nesër”, ka vetëm këtë “këtu”, ku gjithçka është e ndjeshme, e vërtetë, dhe e përjetuar me të gjitha shqisat dhe përtej tyre.
Rrethoje veten me krahët e asaj ngrohtësie që ju shndërron në frymë, duku ju lënë pa frymë.
Tags: Albert VatajDashuria
Previous Post

Buster Keaton përballë Charlie Chaplin, zërat e gjëmishëm të filmit pa zë, zemra dhe shpirti në sfidat e gjenialitetit

Next Post

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Next Post
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Candelaria Rivas Ramos, befasia indigjene e atletikës, fitorja që vjen nga toka, nga zemra dhe nga rrënjët

Candelaria Rivas Ramos, befasia indigjene e atletikës, fitorja që vjen nga toka, nga zemra dhe nga rrënjët

August 4, 2026
José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

August 4, 2026
“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

August 4, 2026
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

August 4, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj